POLITIKA KOMBËTARE

A E RRAHU SHIK-u BASHKË ME UDB-ën ARBANËN?

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI, KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR

Solidarizim a heshtje

Me Arbana Xharren do të solidarizohem vetëm nëse e kanë rrahur jihadistët (xhihadistët) e Kosovës. Por, jihadi nuk rrah, jihadi vret, e më me deshirë pret koka. Prandaj, nuk më del qe të jetë jihadi pas rrehjes së Arbanes. Herën e fundit kur foli Lavdim Muhaxheri tha; ”do të ju sulmojmë me thika e me vetura (bombë)”.

As nuk di pse s’po më vjen gjynah për Arbanen! Si gazetare me përvojë eshtë dashur ta dijë se sherbimet sekrete nuk ta falin tradhtinë. Nëse të kanë falur për shkrime kundër PDK-së, aty ka shumë krah, shumë zhurmë, shumë tollovi dhe në këtë rrëmuajë ke mundur të përbirohesh. Ndërsa shkrimet kundër SHIK-ut, nuk të falen. Nuk të falen sepse preken shumë interesa. Preket direkt UDB-a. Një zë të fortë brënda PDK-së, sikur Arbana, që po betohet se do të bëj ndryshime, as SHIK-u as UDB-a nuk e durojnë. Nuk e durojnë, sepse pas renijes së qeverisë Mustafa (LDK), pas asaj pune kolosale të përbashkët që aq ngushtë për ta rrezuar, këto dy sherbime po bëjnë gjithçka që edhe me rrahje aktivistësh, ta mbajnë PDK- në pushtet derisa Serbia t’i vazhdojë bisedimet dhe t’i arrij synimet e veta në Kosovë.

Ka edhe lot gëzimi …

Madje, më shumë po më vjen ”gjynah” nga shumë gazeta e portale që deri pesë minuta para rrahjes, e shanin fuqishëm Arbanen, e sot paskan zbardhur me kolumne solidarizimi.

Sidomos, po më vjen ”gjynah” nga shumë kolegë dhe kolege të saj që deri një minutë para rrahjes, e kanë pështyer Arbanen, në mes të dy vetullave, e sot po derdhin lot!

Kështu e ka çdo ”Fillim i ri”. Është i zorshëm dhe vetëm të fortit u qëndrojnë furtunave dhe tundimeve. Herën tjetër merru vesh me shefin. Kërko mbrojtjen e Policisë së Kosovës, vetëm jo të ayre pjesëtarëve që e furnizonin LVV me gaz dhe ia siguronte masken Kadri Veselit në Parlament.

Edhe pse s’besoj, fort shpresoj që Policia e Kosovës, të cilën e çmoj shumë, do ta zbardh këtë rast. S’besoj, sepse do të ketë pengesa nga SHIK-u dhe shefi i “Fillimit të ri”!

Sidoqoftë, une jam kundër çdo dhune. Sidomos kundër shunës së SHIK-ut dhe UDB-ës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *