OPINIONE

PËR IDEALISTËT SOT, KA VEND VETËM NË RRUGË !

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I BALLIT NË KOMUNËN E BESIANËS

NDËRSA PËR TË DITURIT, KA HAPËSIRË VETËM NË TEHUN E SHPATËS !
ZËRI I ARSYES SOT ËSHTË NJË ZË I VETMUAR NË SHKRETËTIRË, QË S’DËGJOHET MË LARG SE VETËVETJA !?
ËSHTË KOHË E SHURDHËR, MIKU IM !

Me sytë e mendjes lexova këtë kolunë të shkrimtarit, diplomatit dhe luftëtarir të kauzës sonë kombëtare, Reshat Sahitajt. Nuk u befasova me guximin e tij intelektual sepse këtë e njihja që nga koha e rinisë sime, atëherë kur me Reshatin thurnim ëndërrat për të bukurën në art dhe në natyrë.
Ato vite të stuhishme të rinisë sonë, Reshat Sahitaj kishte shkëlqyer në rolin e Habilit, në shfaqjen ”Sfinga e gjallë” të autorit Rexhep Qosja dhe në regji të disidentit, Sefo Bet Krasniqit.

Në koluaret artistike dhe intelektuale të asaj kohe në Prishtinë, kudo flitej që realizimi i kësaj shfaqjeje në Prizeren, ishte mbi nivelin profesionist të Teatrit Krahinor të asaj kohe.

Spikaste sidomos roli i Habilit, i realizuar me mjeshtëri të rrallë nga Reshat Sahitaj.

Ky rol kryengritës kundër së keqës dhe tiranisë dhunuese, pra roli i Habilit, sikur la gjurmë të thella në vetëdijen patriotike të Reshat Sahitajt dhe u bë nxitës në rrugën e tij prej luftëtari për kauyën tonë kombëtare.

Në ato vite të stuhishme disidenca jonë që përbënte zërin e ndërgjegjës sonë kombëtare, kudo survijohej nga organet famkeqe të UDB-ës, që fatkeqësisht numri më i madh i kësaj strukture terroriste, përbëhej nga shqiptarët me orjentim jugosllavë.

Pjesë e këtij survijimi, ishte edhe treshja e madhe, e përbërë nga Sefo Bet Krasniqi (regjisor) , Reshat Sahitaj (aktor) dhe Alush Sahitaj, gjithashtu aktor.

Të ndodhur në vorbullën e përgjimit të vazhdueshëm të UDB-ës,
(kohë kjo kur edhe muret kishin sy), një ditë të atyre ditëve të rinisë sonë, këta tre artist, nuk u panë më në qytetin tonë.

Destinacioni i tyre, siç morëm vesh më vonë, kishte qenë Belgjika.

Të njejtin fat me ta, e kishte pasur edhe Gani Azemi, një student i shkëlqyer i gazetarisë, icili kishte dezertuar nga APJ-ëja, në shenjë refuzimi të shtetit jugosllavë si okupator të Kosovës.

Pas demonstratave të 81-shit, ku kuislingët shqiptarë, në krye me Fadil Hoxhën, lulen e rinisë shqiptare po e quanin ”plehu i Kosovës” dhe Kombin Shqiptarë po e kërcënonin ”bira e minit treqind grosh”, Reshat Sahitaj, bashkë me veprimtarin e shquar, Enver Hadrin, Behare Rexhepin dhe Gani Azemin, u ringjallën si feniksi nga hiri dhe u vunë në shërbim të Kombit dhe të Atdheut, duke u shndërrua kështu në zë të ndërgjegjës Kombëtare nëpër të gjitha metropolet e Evropës, në sensibilizimin e opinionit ndërkombëtarë për të drejtat shtetformuese të Kombit Shqiptarë, në bazë të parimeve demokratike të Kartës së Atlantikut.

Të ngriheshe në atë kohë dhe të protestoje kundër Jugosllavisë, kur veprimtarët e kauzës sonë në emigracion po vriteshin nga UDB-ëja Jugosllave, vallë, a nuk ishte heroizëm ky?!

Në vorbullen e këtij rreziku ku ndër kohë u vranë nga UDB-ëja jugosllave, Vehbi Ibrahimi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, e më vonë edhe Musa Hoti, Reshat e Behare Sahitaj e bënë një jetë të tërë, duke qenë në shërbim të Kombit e të Atdheut, andaj meritojnë respekt në shkallë kombëtare.
Madje, këta, as sot nuk janë të sigurtë nga shërbimi sekret sërbë për dëmët që ia kanë shkaktuar Sërbisë, duke e futur Kosovën në të gjitha instancat ndërkombëtare, deri te intervenimi i NATOS në Kosovë.

Se sa këta i shkaktuan dame sërbisë në qendrat e vendosjes, vlen për të përmendur vetëm Rezoluten e miratuar nga Parlamenti Evropjan mbi shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Kosovë në vitin 1989, ecila e kishte tmerruar Sërbinë.

Më kujtohet, atë kohë ndodhesha në Burgun e Prishtinës, kur më morrën nga qelia dhe më dërguan në dhomën e inspektorëve të SPB-ës, mjerisht shqiptarë, dhe tërë ditën më torturuan në saje të asaj rezolute, duke ma trguar titullin esaj në gazetë dhe duke mu kërcënuar se të gjithëve do t’na pushkatonin.
Aty erdha në përfundim, se çështja e Kosovës, tani më kishte hyrë në agjendën e Qendrave të Vendosjes , pikërisht duke iu falenderuar, Enver Hadrit, Behare Rexhepit, Reshat Sahitajt dhe Gani Azemit, andaj respekt për këta Shërbëstarë të lirisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *