OPINIONE

KAH PO SHKON KOSOVA

SHKRUAR NGA SHEFQET JASHARI – STROFCI

Kosova e rrëzuar për toke nga keqbërës, hajna e kriminelë të pa shpirt, e ka një betejë të rrezikshme për ta përballuar këto ditë. Dy taborret kundërshtare i kanë ,,mprehur shpatat’’ ndaj njëri tjetrit. Qeveria do të bëjë që është mundur që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të miratohet në Kuvend, duke shpresuar se me argumentet e publikuara e ka bindur opinionin e gjerë dhe deputetët se Republika e Kosovës nuk ka humbur territor të sajin në dobi të Malit të Zi.

Në anën tjetër opozita e shkapërderdhur i ka përdorë të gjitha mjetet e lejuara e të palejuara për ta bindur opinionin dhe deputetët, veçmas të pozitës, se Qeveria dhe Komisioni qeveritar i kanë ,,falur’’ Malit të Zi me mijëra hektarë bjeshkë të Rugovës.

Për mendimin tim, Qeveria dhe Komisioni qeveritar ka ofruar argumente të forta se vija kufitare e miratuar në mes dy qeverive ( të Kosovës dhe të Malit të Zi) është po ajo vij kufitare që e ka njohë Pakoja e Atisarit, në bazë të cilës është rishpallur … Pavarësia e Kosovës. Por opozita sipas disa zërave ka marrë premtime të forta nga djalli i mallkuar Putini, se nëse e rrëzojnë Qeverinë e Kosovës e destabilizojnë Kosovën dhe pastaj e marrin pushtetin me mjete komuniste, u kanë garantuar se do të përkrahen për krijimin e Ballkanisë së Demaçit , apo do të përkrahen për realizimin e projektit të Qosiqit të Beogradit dhe Qosiqit të Prishtinës për ndarjen e Kosoves në mes Beogradit dhe Prishtinës. Aferim u qoftë, Lum ky popull që ju ka ! Krejt kjo puna e juaj zotërinj të mjegulles, timit, flakës dhe të shkatërrimit po ma kujtoni këngën ,, Oj parti he ta lumsha syrin, nuk guxon askush me ta prekun kufirin’’. Ç’far kufiri e ruante Partia e Enverit- Milladinit –Mugshes?! Po, e ruante një të kartën e territoreve shqiptare. Dhe tash krerët e opozites së çmendur për pushtet, argatët e SHIK-ut që po i pret dënimi nga Gjykata speciale dhe disa deputet të LDK-së të manipuluar nga patriotët e Serbisë me ,,pordha’’ patriotike, po e këndojnë këngën në kor: ,,Oj Kosovë he ta lumsha syrin nuk guxon kush me ta prek kufirin. ’’A thua ende nuk e kanë të çartë krerët e opozites dhe argatët e SHIK-ut se po të mos e kishin përçarë popullin tonë këta keqbërës e kriminelë të Kosovës, kjo dorë e zgjatur e Serbisë, dhe po të ishte respektuar Marrëveshja e Osllos, ne sot inshalla do ta kishim Shqipërinë etnike. Gurët e kufirit do t’i vendosnim ne shqiptarët së bashku me aleatët tanë ku e kanë pasur vendin, e jo ku po kërkon të vehen krerët e opozitës. Këtë që po na e thoni sot komplotistë të Kosoves janë,,bagla lope’’ dhe asgjë tjetër.

Më në fund, ju o argat dhe patriot të Serbisë, le se e tradhtuat Kosovën dhe këtë popull gjatë luftës, por e tradhtuat edhe pas luftës. Pasurinë e krijuar me mund, gjak e djersë në kushte të robërisë e përvetësuat, e vodhët dhe ua dhuruat argatëve tuaj të mjerë. Sa çudi, ende nuk u ngitë me të zezat që ia bëtë këtij populli. A nuk jeni ju ata që e përdorët në Parlament armen më të ligë që askush në botë nuk e ka përdorur për realizimin e qëllimeve politike. E trishtuat boten. E shëmtuat Parlamentin dhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës. I vërtetuat para botes shpifjet serbe se shqiptarët janë ,,hajna’’ dhe ,,kriminel’’, ,,destabilizues të vendit’’ të tyre dhe të ,,Gadishullit Ilirik’’’, se ,,nuk dinë të krijojnë shtet ligjor,, e rrena tjera të ngjashme.

Na i turpëruat miqtë tanë të sinqertë që na e çliruan Kosovën dhe na pruan këtu ku jemi sot. Deri kur do t’i sillni mjerim dhe vuajtje këtij populli.

Sa çudi me ju argat të çakajve të Gadishullit Ilirik, kur jeni të bindur ( fantazoni) se me ,, pordha patriotike,, do t’i mashtroni   deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës për të mos votuar marrëveshjen e demarkacionit, me çka vendi dhe populli ynë do të pësonte pasoja të paimagjinueshme. Populli nuk është i marrë siç ju mendoni zotërinj të opozitës dhe individë të pozitës. Ai ju njeh se kush jeni dhe për çka luftoni. Mirë e dinë qytetarët e Kosovës se të gjitha këto të zeza që po ia bëni kanë një qëllim. Ta destabilizoni vendin tonë , duke shpresuar se Gjykata speciale nuk do të funksionalizohet dhe pastaj me demagogji, kërcënime e manipulime do të vini në pushtet. Por edhe një frikë e kini ju keqbërës të Kosovës se LDK-ja do të forcohet në saje të sukseseve që po i arrin dhe do t’i arrijë deri në fund të mandatit Qeveria Mustafa. Ky pra është ai faktori që ua ka trulluar mendjen, ua ka nxirë zemren, ju ka bërë vampir të vërtet. Por gaboni rënd zotërinj të opozitës dhe zotërinj të SHIK-ut që i keni ,,kapër për fyti’’ të gjitha institucionet shtetërore, organizatat jo qeveritare dhe mjetet e opinionit publik. Pushteti i juaj po perëndon. Gjykata speciale së shpejti e ka fjalën. Mjerë për kriminelët, komplotistët, hajnat, kriminel dhe të korruptuarit se çka po ju pret.

Edhe pse Kosova dhe shumica dërmuese e qytetarëve të saj po përmeqaten me gajle të mëdha, skamje e mjerim, edhe pse vendit tonë po i përgatiten kurrëthe e skenare të llojllojshme nga sigurimi serb dhe argatët e tyre shqipfolës, që fytyrë njeriu kanë por njerëz nuk janë, ajo do të ecë përpara me ndihmën e të Madhit Zot, i Cili na i qoj sebepet, aleatët e fortë që të na mbrojnë nga çakajtë e Gadishullit Ilirik dhe argatët e tyre kokëkrisur, të sëmuar për pushtet.

Dihet se kriminelët janë të humbur dhe se përfundim i keq po i pret !

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *