POLITIKA KOMBËTARE

NUK KEMI DITUR QË TË DËGJOJMË!?

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I KOMITETIT TË BALLIT NË KOMUNËN E BESIANËS

Një sentencë angleze thotë: ”menquria më e madhe është nëse din të dëgjosh.” E unë mendoj që të shumtën e rasteve kam ditur që të dëgjojë, por jo të jem edhe i dëgjueshëm duke e rrënuar Unin tim. Këtë kopje gazete që po e postoj tani, është e botuar një Komunikatë e imja të cilën unë ua dërgova mediave të shkruara dhe atyre elektronike në Kosovë, në të cilën paralajmëroja për iniciativën sërbe për KRIJIMIN E NJË REPUBLIKA SËRPSKA NË ZEMËR TË KOSOVËS. Kjo Komunikatë u shkrua para 10 vitesh dhe për fat të keq e publikoi vetëm ”Epoka e Re”, ME 28 shkurt 2005 dhe njëherit e emituan dy radiostacionet lokale në Besianë, Radio Vizioni dhe Radio Llapi. Do të thotë, për këtë që po proteston opozita sot, unë e paralajmërova Kombin Shqiptarë para DHJETË VITESH , por një pjesë e kësaj opozite sot që po proteston, atëherë kur ishte pjesë e pushtetit dhe pjesë e kësaj fatëkeqësie Kombëtare, ka të ngjarë që nuk diti që të dëgjoj, apo nuk deshi që të dëgjoj përshkak se ishte e magjepsur nga pushteti i pakufijshëm dhe pasuria përrallore që i krijuan vetës në emër të lirisë. Pra për krijimin e ”Zajednicës” , këmbanat e alarmit ranë para 10 viteve, por ne , flenim të qetë! Do të thotë : NUK KEMI DITUR QË TE DËGJOJMË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *