OPINIONE

ZOTERINJ, NJEREZIT E BEJNE SHQIPERINE!

SHKRUAN: KSENOFON DILO

Burimi kryesor për rilindjen e atdheut të dashur janë : virtyti, ndershmëria dhe trimëria. Këto i kemi trashëgim prej të parëve tanë dhe duhet t’i ruajmë e ti përforcojmë, sepse janë të shenjta e të vulosura me gjak e sakrifica.

Atdheu na ka vënë mbi shpatulla, detyrën e rëndë por fisnike të ringjalljes, ndaj çdo moment është i vlefshëm. (Ç’të bëjë Shqipëria e shkretë-shkruan dhimbshëm një atdhetare e thjeshtë dhe duke vazhduar jep me një mënyrë konçize thelbin e dhimbjes, nëpër një avull malli përvëlonjës për mëmëdheun, që mbeti pas detit , duke pasur parasysh realitetin e kohës i cili ka krijuar një pikëllim fin…

-Kush u kujtua për të?
Kush e pa lëngimin e saj?
Kush?
Ti?
Ai?
Ajo?
Ku është dora grusht e fuqisë patriotike?
Shqipëria lëngon!

Duhet goditur qendra e metastazave. Sidomos zbatimi i platformes se Katovices nga regjimi komunist, arriti qe dhe deri ne Sheper-Zagorie pruri te vlefshmit vetem per krime, n’ere hodhi parimet e drejtesise !

Hipokrizia u be moral !
Servilizmi – mjet jetese .
Krimi u vu ne jete me permasa te gjera .
Pro çelsi gjyqesor maskarade propagandistike !

Fjala e poetit oshetin fort:

“Ke mbetur shtet gangesteresh me kobure ,
Qe nuk shohin me larg se nje karrige . …….
Ta moren frymen, moj shqipe, nene fisnike” (H.Ismaili Fidani i mbjellur mbi rrere s’ka ndonje zhvillim . Shembull njerëzish me shpirt të dhëmbur dhe të ekuilibruar duhen.

I duam fisnikët!
Atdheu mbi gjithçka e mbi të gjitha ! Botkuptim rigoroz!Të mos plotësosh këtë detyrë të shenjtë kundrejt Athdheut është njësoj sikur nuk plotëson detyrën karshi familjes , prindërve… Të japësh edhe jetën për atdheun dhe idealin e Tij , është fisnike , është burrërore! Na thënka klasa politike e sotmja- Opozitarë ,por vëllezër?!Dhe krekosen se ,duke thënë këto fjalë u derdh urtësia e u vendos vëllazëria…Në anën tjetër, vazhdojnë avazin e Mukes: Kush je ti e, kush jam unë, duke e kthyer politikën në një kazan, ku gatuhet çorba e katrahurës që sundon sot në Shqipëri. Nuk mund të bëjnë dallimin midis interesave private dhe interesave të shenjta kombëtare! Morali shihet pengese. Fshatare pa rrenje ne token e vet, me ligjin 7501. Qindra fshatarë u çrënjosën prej tokave , i lanë ato djerë të shterpëzohen në zjarrin e braktisjes. Ku është politikani që të punojë e me punën e përpjekjet e tij të gëzojë besimin e popullit!

Ulërijnë si djajtë e ferrit:
-Prona – e shenjtë! E drejta e jetës të mos shkelet, etj. etj. ! Thërresin për dënimin e korrupsionit në drejtësi, thua se ju ka ndaluar dikush dorën të dënojnë kriminelët!!

Turp e faqja e zezë! E mjera drejtësi! Deri kur do të vazhdojë masakrimi i turpshëm në emrin tënd,?? Kontradiksioni(opozitare- hipokrizi!) Klasa politike, pasurohet duke shkelur pa skrupull mbi të vërtetën! Dhe… sa çudi… Flasin për ideale! Thua se bota nuk sheh, papritur u verbua, të gjithë janë budallenj e veç ata të zgjuar! Kujtojnë se janë të pazëvendësueshëm e duan të lidhen me vargonj pas kariges, duke vjellë vrer majtas e djathtas, duke lehur si qena mbi trupin e përgjakur të Shqipërisë që lëngon…

Ç’po ndodh kështu vëllezër? Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje e vajtushme ! Drejtësia po vret DREJTËSINË , krimineli bredh i lirë..,shqiptari vidhet, vritet dhe e drejta është në burg!

Mukja akoma kullon gjak !

Ku është virtuti i vëllazërisë kur i merr lirinë , të drejtën e jetës , tokën e atit, AT-dheun e shenjtë të mbrujtur me gjakun e derdhur në shekuj?

“Një komb, – thotë Xhorxh Washington – duhet të jetë i virtytshëm, po qe se do të jetojë i LIRË! “

Idealet e larta fisnikee zbukurojnë njeriun.Vetëm ato do të na çojnë në shkëlqimin e bashkimit dhe rilindjes së kombit.
Lufta e klasave na bëri lëmsh me njëri tjetrin. Shqiptari është i virtytshëm, zemërmadh Bajroni ishte njeri që e njeh bota dhe nëpërmjet tij bota njohu shqiptarin fisnik, mikpritës e trim besnik!

Shqiptarët nuk e kanë sot bashkimin e dëshiruar shpresëdhënës, shpallja nga qeveria “ditë zie për opozitarin Sokol Olldashi“. Misioni urgjent i shqiptarit të vërtetë sot, është lufta kundër përçarjes e urrejtjes sepse një popull i i përçarë, është i humbur!

Mësim i madh dhe i vlefshëm në këtë kohë, fjala e Sokol Olldashit. I mirë , i sjellshm , me shpirt human, i pastër e me vullnet i pavdekshmi Sokol tha:” : «Jemi ç’jemi në çdo parti, duhet të jemi bashkë si ‘Shqipëri’!» . Vërtetësia e fuqishme e këtij Dielli ndriçues, rrezaton ngrohtësi nga dita në ditë ndaj , jo te bertasim si thote dhe mençuria popullore : “Ujku,ujku.. dhe çakalli te beje kerdine” se, djeshmja na vihet ne majmeri ne kete tranzicon te stergjatu dhe, asnje statistike e vrasjeve s’jepet ne kohe dhe hapesire!!! Shume domethenese fisnikeria e te persekutuarve. Pa shume fjalè, i persekutari permetar (K. Puraveli) ndodhur ne shtratin e vdekjes amanet birit :” Mos me pyet kush me ka bere keq ne jetè, mor bir, po, veshtro kush na ka bere mire qe, te mos turperohemi !“

Lartesim dinjiteti Shqiptar, karaktere te tilla , japin shpresë për entusiazëm të vërtetë, e si thote poeti Hyda Ismaili :
” ia vlen per ta festuar e per tu ndier krenar.
Te bashkuar , me zemer te bardhe , nje zeri le ta brohorasim:
-Rrofte, NENA JONE E PERBASHKET SHQIPERI ! ” bëhet duke u madhuar opinion shoqëror, se pari te bashkohet mendimi qe buçet nga zemra : mos leme korografin e padrejtesise qe, drejtesia t’ i jap oksigjen krimit dhe vellavrasjes se arritur qe, nuk te merr malli per regjimin komunist!

Ne se nuk ka Drejtesi, nuk ka te ardhme per shqiptarin.

Kjo eshte pjese e jetes reale ! Bile, duke mos pasur vellazerim , për te cilin na therrasin dhe deshmoret nga varri, kalohet ajo ç’ka prodhoi dhe vete industria çnjerezore !

Kushdo mund te luftojë me armiqt, po te kesh te besh me shpirtra çnjerezore eshte shume e vestire. Ekziston nje rrezik i fshehte, kur pritej gjithçka ne normalitet?!

Veç, nje shkendi kenaqesie pershkon gjithe shqiptaret e ndershem sa, asgje nuk jep force shoqerise me tepèr se BASHKIMI i shqiptareve te ndershem! Zien nje zjarr ne shpirt Burri shqiptari, me nje force karakteri: Jeta e te deklasuarit , e atij qe ç’do gje qe ka bere eshte nje lloj pavdekèsie, vlen shume pak – vrasesi bredh i lire ! Ne kete aspekt siptoma e kesaj semundjeje – intriga komuniste! Ndaj , ti themi ndal Katovice! Shqiperia tani kufomat e krimeve i ka perpara syve…

Per dite e me shume shqiptari i ndershem perserit me vehte aresyetimin e ditur: ”Me i rrezikeshem se vrasesi , ai qe te mba duart lidhur” dhe, nuk gjendet tjeter fjale shqipe te kete me vehte poshtersi se fjala “I PABESI”. Vellezer, ah, ta shporrim kete semundje! Krimineli te mos bredhè i lire!

Shqiperia bij te denje kerkon! Shtetas te ndershèm né mes te shoqerisè qe mbushin detyrat NJEREZORE. Vetem kjo çel ne drite dyert e zemres dhe tè mendjes njeriut,vetem kjo shpeton nga gjendja shtazore kriminale. Drejtesia – detyrè ! Virtytet tona na grene.

Perpara Vèllezèr !

TA BËJMË SHQIPËRINË TË VËLLAZËRUAR!!.
Ky entusiazëm si një zjarr të ngrohë zemrat e të gjithëve .

Gjithë shqiptarët kudo , një moto:

JEMI SHOKË, TË BËHEMI VËLLEZËR! Realizimi i kësaj dëshire = DEMOKRACI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *