OPINIONE

KUSH PO IA PËRGADITË HUMNERËN KOSOVËS?

SHKRUAR NGA SHEFQET JASHARI – STROFCI NË VITIN 2002

Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre të gjatë bënë luftë për jetë a vdekje. U kacafytën me armiq të shumtë, që i përgatitën kurthe të rrezikshme për asgjësimin e tij fizik. U përkëdhelën nga djaj të ndryshëm për ta futur në udhë të pakrye, që kurrë të mos shohë dritë. U vra, u masakrua nga okupatorë të ndryshëm, por prapë shpëtoi nga ma e keqja në saje të rezistencës së tij të vazhdueshme, por mbi të gjitha ishte mëshira e të Madhit Zot, që na i dërgoi në ndihmë në momentet më të vështira, fuqitë më të mëdha të botës, për të na shpëtuar nga më e keqja, siç është rasti me SHBA-të, që na shpëtuan disa herë nga ujqërit e uritur të Karpateve të Rusisë, dhe hienat dhe çakajtë e Gadishullit Ilirik me intervenime diplomatike, por ndihma e tyre e fundit ishte një mrekulli e vërtetë kur forcat e NATO-s e detyruan kasapin e Ballkanit t’i largojë forcat e krimit nga Kosova. Fatkeqësisht ariu i zi i Karpateve të Rusisë dhe çakajtë e Gadishullit Ilirik së bashku me miqtë e tyre evropianë po ia përgatisin Kosovës dhe kombit tonë humnerën më të rrezikshme që i është përgatitur ndonjëherë më parë nëpërmjet ,,pehlivanëve’’ të Nanosit dhe ,,bajraktarëve’’ të farës ruse.
Vampirët e kuq që i polli “revolucioni i vonuar demokratik ” i Rexhep Qosjes, e shëndrruan Shqipërinë në një koloni greke dhe krijuan mafinë e tyre ekonomike dhe politike. Krimi i organizuar, varfëria dhe skamja po bëjnë kërdi mbi shqiptarët që nuk pranuan të behën robër të bandave të Nanosit, Mejdanit dhe Klosit, që erdhën në pushtet edhe me bekimin e Dean Everesit (“kranës së xhehnemit”) i cili zgjedhjet parlamentare dhe parlamentin e kallashnikovëve i shpalli “të pranueshëm për shqiptarët”. Edhe Kosovës iu përgatitën skenarë të rrezikshëm nga të njëjtat forca që Shqipërinë e çuan në buzë të greminës. Siç dihet ,,kryepehlivanët’’ e Nanosit, Ibrahim Kelmendi dhe Xhavit Haliti:$; argatët e tyre H.Thaçi, A.Demaçi, R.dhe N. Haradinaj, R. dhe S. Selimi, F.Lima, J. Krasniqi, vëllazërit Bujaj, etj, babai i farës ruse R.Qosja dhe ,,pionerët’’ e Enverit H. Hyseni, B.Luzha, G.Syla, etj, u vuan nën komandën e Nanosit, Mejdanit dhe Klosit, për t’i luftuar forcat demokratike -kombëtare të Kosovës, në bazë të marrëveshjes që është lidhur në Cyrih ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe LPK-së, në marsin e vitit 1993. Siç dihet, kjo luftë e tyre pati për pasojë përçarjen e faktorit politik dhe pamundësoi bashkimin e forcave ushtarake të Republikës së Kosovës. Këta vampirë të kuq shkelën Marrëveshjen e Osllos, që parashihte formimin e FARK-ut. Njësitë e UÇK-së në vend se të bëhen brigada operative të FARK-ut siç e parashihte Marrëveshja e Osllos, me shkeljen e marrëveshtjes ato u bënë mekanizëm ushtarak në duar të kryepehlivanëve të Nanosit, për t’i luftuar forcat institucionale në krye me LDK-në, institucionet shtetërore, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugovën. Si rrjedhojë e gjithë këtyre komploteve, Serbia nuk e pati vështirë t’i masakronte qytetarët e paarmatosur të Kosovës dhe të bënte pastrimin etnik të saj.

Fatkeqësisht të njëjtat forca që vranë dhe plagosën veprimtarë të dalluar të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe nuk lejuan bashkimin e faktorit shqiptarë gjatë luftës, të njëjtat forca, edhe pas çlirimit të Kosovës i filluan komplotet kundër Kosovës dhe popullit të saj. “Qeveria” e Thaçit e krijuar në Tiranë prej tij, në momentet më tragjike të popullit tonë, pasi u kthye në Kosovë, uzurpoi pasuri shoqërore dhe private. Edhe Qeveria e Bukoshit u kthye në Kosovë, por Bukoshi nuk kishte nevojë për të uzurpuar pasuri shoqërore dhe as private. Ai kishte nevojë për të fituar poena politikë, që edhe njëherë të bëhet kryeministër i Kosovës. Mjetet e informimit publik përpos gazetës kombëtare “Bota sot”, nuk guxonin ta kritikonin as kryeministrin e vjetër dhe as kryeministrin e ri, se nuk ishin të sigurtë se kush do të bëhet i ”fuqishëm” pas qetësimit të situatës politike, dhe tejkalimit të euforisë që erdhi si rrjedhojë e çlirimit të Kosovës nga NATO-ja. SHIK-u i “Qeverisë” së Thaçit i krijuar gjatë luftës nga ekspertë të Sigurimit të fsheftë të Shqipërisë filloi të kërrcnojë dhe të vrasë veprimtarë të dalluar, që ishin apo mund të ishin pengesë e madhe në realizimin e synimeve të tyre për marrjen e pushtetit me mjete “demokratike” apo me mjete të dhunës.
Kriminelët që ishin nën komandën e tyre, kryenin akte të krimit politik dhe ekonomik, ditën dhe natën, të maskuar e të pa maskuar me maska. Në Kosovë mbretëronte frika dhe pasiguria. Kryekriminelët e kuq shqiptarë, që jepnin urdhra për të bërë krime, u treguan shumë herë më të pa shpirt se udbashët e Rankoviqit. Populli filloi të vetë organizohët. Kur populli filloi t’i vrasë kriminelët e maskuar, maskat më nuk u paraqitën në Kosovë. Edhe “Qeveria” e Thaçit e “shoi” veprimtarinë e saj politike kur Thaçi e firmosi vendimin që ia ofroi administratori i parë i protektoriatit të Kosovës zotëri Kushneri. Shumica e ministrave të “Qeverisë” së Thaçit ende po i mbajnë pozitat udhëheqëse në organet udhëheqëse të Kosovës që i krijoi UNMIK-u dhe OSBE-ja.

NANOISTËT E SOTIT ISHIN DHE JANË TË MANIPULUAR NGA SIGURIMET E FSHEHTA SERBO-RUSO-GREKE DHE JANË KOLERA E KOMBIT

Fatkeqësisht argatët e SHIK-ut të Xhavit Halitit, (përpos Sabit Gecit që gjendet në burg) po veprojnë edhe mëtutje në gjithë Kosovën. Të gjitha vrasjet politike që u bënë gjatë luftës dhe pas luftës, dëshmojnë se Qendra e krimit -SHIK-un e drejtojnë politikanë që kanë përvojë të gjatë në krime, njerëz që janë të lidhur me sigurimet e fshehta serbo-ruso-greke, sepse çdo vrasje politike që e bënë argatët e tyre, pati pasoja të rënda për çështjen madhore kombëtare. Me vrasja e Azem Hajdarit u dëmtuan rënd forcat demokratike të Shqipërisë, por u dëmtuan edhe forcat institucionale dhe demokratike të Republikës së Kosovës, sepse ai ishte në gjendje për t’i vu të gjitha resurset e Shqipërisë në shërbim të Kosovës dhe të Shqiptarisë. Vrasja e Ahmet Krasniqit pati pasoja të rënda për faktorin ushtarak të Republikës së Kosovës, pati dhe ende do të ketë pasoja për Kosovën dhe për shqiptarinë, pasi që mbetën përgjysmë dhe të pa kryera projektet e tija për formimin e Ushtrisë së rregullt të Republikës së Kosovës, që do të bëhej ushtri kombëtare, njëra ndër ushtritë më të mëdha të Gadishullit Ilirik. Me siguri ajo ushtri do të realizonte vetë çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare, kuptohet me ndihmën morale dhe materiale të miqve të sinqertë të kombit tonë. Vrasja e Enver Malokut pati për pasojë dëmtimin e Qendrës së Informimit të Republikës së Kosovës, që lunte rol të rëndësishëm në informimin e opinionin ndërkombëtarë dhe atij vendës për veprimtarinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe për dhunën serbe në Kosovë. Me vrasjen e Haki Imerit u dëmtua rënd Drenica dhe Kosova po qe se merren parasysh aftësitë, përvoja dhe autoriteti që ai e kishte në popull. Me vrasjen e Shaban Manajt vampirët e kuq donin të mbjellnin frikë tek veprimtarët e shquar të forcave të shëndosha kombëtare, dhe “me të mirë” apo “me të keq” t’i detyronin të behën argatë te argatëve të pehlivanëve të Nanosit. Me plagosjen e Sabri Hamitit (kriminelët e patën vrarë, por Zoti nuk e vrau) dhe vrasja e Xhemail Mustafës, Qendra e krimit donte jo vetëm t’i dëmtojë rëndë institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës por donte që Rugovën ta lënë pa bashkëpunëtorët më të aftë dhe më të besueshëm që i kishte. Me vrasjen e komandant “Drinit”, Qendra e krimit donte për t’i zhdukur gjurmët e krimeve që i kishin bërë pehlivanët e Nanosit dhe bajraktarët e farës ruse gjatë luftës dhe pas luftës, për të cilat komandant “Drini” kishte faktet të dokumentuara. Me vrasjen e Bekim Kastratit talibanët e kuq të Kosovës donin për ta vrarë fjalën e lirë, donin për ta vrarë të vërtetën, donin për ta vrarë shqiptarinë, që me aq përkushtim i mbron gazeta kombëtare “Bota sot” dhe vetë i ndjeri Bekim Kastrati. Me vrasjen e Besim Dajakut dhe plagosjen e Gani Gecit, (I Madhi Zot e ruajti Ganiun për të dëshmuar për të ligat që ia bënë Adem dhe Hamzë Jasharit rrogëtarët e XH. Halitit). Më këtë atentat politik nanosët i vranë bashkëluftëtarët e parë të Adem dhe Hamzë Jasharit, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve të kombit, vranë trashëgiminë tonë patriotike, politike dhe luftarake. Me vrasjen e deputetit të Parlamentit të Kosovës dhe ish komandantit të Shtabit të Brigadës 136 ,,Rugova” Smail Hajdaraj më 17 janar 2002, që përputhet me 20 vjetorin e atentatit të Shtutgardit, tregon se enveristet e djeshëm dhe nanoistët e sotëm ishin dhe janë të manipuluar nga sigurimet e fshehta serbo-ruso-greke, pra janë kolera e kombit. Veprimtaria e tyre destruktive dhe kriminele ka shkuar dhe po shkon në interesin e çakajve të Gadishullit Ilirik dhe në dëm të interesave tona kombëtare. Motivet e kësaj vrasjeje është lehtë të kuptohen, kur dihet se argatët e Xh. Halitit dhe të I. Kelmendit (që kanë zënë nja 34 karrika në Parlamentin e Kosovës), i përdorën të gjitha mjetet e bllokimit (kurthe të llojllojshme deri te mjetet e rrugaçërisë) të procesit të krijimit të institucioneve demokratike-shtetërore të Kosovës dhe bënë presione të shumta për uzurpimin e organeve ekzekutive të Kosovës. (Edhe pse elektorati nuk ia kishte dhënë këtë të drejtë).

Si çdo vrasje politike edhe vrasja e deputetit Smail Hajdaraj ka për qëllim arritjen e objektivave politike. Me këtë vrasje Qendra e krimit ka për qëllim për t’i frikësuar dhe për të bërë presion të fuqishëm mbi deputetët e luhatshëm të LDK-së, (pasi i frikësuan dhe i bënë argatë shumicën e deputetëve të pakicave hashkali, boshnjake, rome etj.) që në rundin e ardhshëm të votimit për Kryetar të Kosovës të mos e votojnë Ibrahim Rugovën dhe si përfundim i gjithë këtyre presioneve PDK-ja ta marrë postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës.

Po qe se i analizojmë ngjarrjet që ndodhën në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit 20-të dhe këto që po ndodhin në fillimin e shekullit 21 do të kuptojmë se Shqipërisë, Kosovës dhe Viseve të tjera shqiptare po i përgatitet humnera nga çakajtë e Gadishullit Ilirik, ariu i zi i Karpateve të Rusisë, mafia e kuqe ndërkombëtare dhe nga nanosët-talibanët e kuq shqiptarë. Siç dihet, Qendra antishqiptare e krijuar nga armiqtë tanë shekullor, e realizoi pjesën e parë të skenarit për zgjedhjen e çështjes shqiptare si u shkon për shtati atyre më 1997.

KUSH PO MBJELL FRIKË DHE KUSH PO BËN KRIME TË LLOJLLOJSHME NË KOSOVË?

Ata pasi e kallën dhe e veshën në të zeza Shqipërinë, i prunë në pushtet spiunët dhe vasalët e tyre : Nanosin, Mejdanin, Klosin & kompani, që t’u ndihmojnë në realizimin e qëllimeve të tyre përfundimtare, që shqiptarët të vazhdojnë edhe mëtutje jetën e robit, nën diktatin e tyre edhe për një mijëvjeçarë tjetër. Këta djaj komunistë Shqipërinë shumë shpejt e bënë koloni greke. Krimi i organizuar po lulëzon. Varfëria, skamja dhe padrejtësia po rritën dita ditës, ndërsa mafiozët e kuq po pasurohen dhe po e bëjnë ligjin e xhunglës.
Fatkeqësisht këto forca të djallit të mallkuar që sot po e sundojnë Shqipërinë nuk janë të kënaqur me këto që kanë arritur. Ato duan që edhe Kosovën dhe Viset tjera shqiptare t’i sundojnë pehlivanët e tyre dhe bajraktarët e farës ruse. Mu për këtë njerëzit e tyre edhe pse janë të paktë në numër, po mbjellin frikë dhe po bëjnë krime të llojllojshme në Kosovë, dhe po kanë aftësi të madhe manovruese në saje të ndihmës së pakursyer të vampirëve stalinistë të Tiranës, që ua kanë lanë në shërbim kuadrot më të afta të Sigurimit të fshehtë të tyre, të cilët gjatë sundimit të bandës kriminele të Enver Hoxhës, burgosën dhe vranë pa gjyq nacionalistë, shpianikë dhe intelektualë të vërtetë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës që ikën në Shqipëri nga presioni i dhunës serbo-jugosllave. Këta mjeranë shqipfolës nuk e kanë përkrahjen e popullit shqiptarë të Kosovës. Përkrahja e tyre vjen nga individë të Sigurimit të fshehtë të Beogradit, dhe individëve ( e familjeve të tyre) që ju dhanë banesa të uzurpuara, vende të punës në TMK-në, apo ju dhanë shitoret e uzurpuara. Por vampirët e kuq të Kosovës po përkrahën edhe nga analfabetë politikë, gazetarë ,,sahanlëpirës’’, analistët ,,kakuda’’- ish klyshët dhe zagarët e vetqeverisjes jugosllave, që këtë radhë u shitën për ca eshtra, që po ua hudhin para këmbëve pehlivanët e Nanosit dhe argatët e tyre. Këta mjeranë në cilësinë e redaktorëve dhe të gazetarëve (pothuajse të të gjitha gazetave dhe revistave që botohen në Kosovë) janë të detyruar t’i lehin të gjithë kundërshtarët politikë të pehlivanëve të Nanosit dhe argatëve të tyre, kur padronët e tyre ju japin urdhra dhe detyra konkrete.

Talibanët e kuq të Kosovës sytë dhe mendjen i kanë drejtuar në postin e kryeministrit të Kosovës.

Në veçanti po i ndihmojnë vampirët e kuq të Kosovës “intelektualët” e gjorë që kanë zënë vendin e bordit udhëheqës në RTK-në, apo janë bërë gazetarë dhe udhëheqës të programeve të RTK-së. Këta të gjorë me sukses po i përdorin mjetet e manipulimit dhe po çojnë hi dhe pluhur për ta trulluar arsyen dhe mendjen e shëndoshë të qytetarëve të Kosovës. Sidomos këta qyqarë u treguan manipulues dhe rrogëtarë të shkathët të kryepehlivanëve të Nanosit, gjatë zgjedhjeve nacionale, dhe gjatë fillimit të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe shtetërore të Kosovës, kur me mjete perfide, kiminelët e kuq i paraqitnin si “demokratë” të vërtetë, apo i paraqisnin “zemërgjërë”, edhe pse u bënë : “lypës dhe zgjedhës”. Shpeshherë ata paraqiteshin “engjëj” edhe kur refuzuan pesë ministri që ua fali I.Rugova me të pa drejtë. Por nuk kënaqeshin me kaq ,,talibanët’’ e kuq të Kosovës! Sytë dhe mendjen i kanë të drejtuar në postin e kryeministrit të Kosovës, pra atë post që do t’ua mundësonte që edhe mëtutje t’i vjelin takstat dhe “tatimet” nga shitoret ptivate, ta kenë nënë kontroll manapolin e duhanit, të kafesë, alkooholit, të benzinës dhe naftës. Ky post do t’u mundësojë edhe përvetësimin e pasurisë shoqërore që do të privatizohet. Por posti i kryeministrit mbi të gjitha do t’ua mundësonte zhdukjen e gjurmëve të krimeve politike dhe ekonomike që i kryen kryepehlivanët e Nanosit, argatët e tyre dhe bajraktarët e farës ruse.

Shtrohet pyetja : Me çfarë formash duhet kundërshtuar dhe me cilat mënyra duhet penguar realizimin e synimeve antishqiptare të armiqve tanë shekullorë, të cilët me mjete perfide i kanë futur në lojërat e tyre stalinistët e Shqipërisë, nanosët dhe kuqaloshët e Kosovës.
LDK-ja dhe forcat tjera demokratike të Kosovës duhet ndërruar formën e veprimtarisë së tyre të deritashme. Mjaft më me “dënime”verbale të krimeve politike! Mjaftë më me politikën vajtuese! LDK-ja dhe forcat tjera demokratike kanë mjete shumë më të suksesshme për pengimin dhe zhdukjen e krimit politik dhe ekonomik! LDK-ja dhe forcat tjera demokratike duhet ta ngrisin zërin e protestës edhe me mjete tjera më efikase. LDK-ja dhe veprimtarët e dalluar të çështjes kombëtare duhet të kërkojnë nga populli i Kosovës, që të bashkëpunojnë me policinë e UNMIK-ut, dhe me SHPK-në, për zbulimin e rrjetit të SHIK-ut, i cili po kërcënon veprimtarë dhe aktivistë të forcave të shëndosha kombëtare, për të ndërprerë veprimtarinë e tyre kombëtare, dhe po kërkojnë prej tyre që të behën argatë dhe klyshë të bajraktarëve të farës ruse. Forcat e shëndosha kombëtare duhet ta krijojnë Qendrën për mbledhjen e fakteve që do ta detyronte policinë e UNMIK-ut për t’i burgosur kriminelët.

PSE NUK BURGOSEN DHE NUK DËNOHEN KRIMINELËT QË E VRANË XHEMAJL MUSTAFËN?

LDK-ja dhe forcat tjera demokratike të Kosovës duhet sa më parë të organizojnë qytetarët e Kosovës për të protestuar në mënyrë të qetë, kundër dhunës politike, kundër uzurpimeve ekonomike dhe për të kërkuar nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare, nga KFOR-i, UNMIK-u, SHBA-të dhe Anglia që sa më parë të burgoset kreu i mafisë politiko-ekonomike, që kanë zënë pozita udhëheqëse në subjekte politike shqiptare, dhe janë bërë deputetë në Parlamentin e Kosovës. LDK-ja, forcat tjera politike, dhe Parlamenti i Kosovës duhet sa më parë të kërkojnë përgjegjësi nga përgjegjësit e Policisë së UNMIK-ut, që nuk e ndriçuan as një vrasje politike, që nuk e dënuan as një kriminel që dha urdhër për të bërë krime politike, edhe pse kanë njohuri dhe fakte të shumta për aktorët e të gjitha krimet politike që janë bërë në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës. Pse zhagitet dënimi i kriminelëve që e vranë Shaban Manajn dhe komandant “Drinin”? Pse nuk burgosen dhe nuk dënohen kriminelët që e vranë Xhemail Mustafën, kur policia e UNMIK-ut ka fakte të mjaftueshme? Pse nuk fillohet procedura për dënimin e Sabit Gecit për krime lufte, kur policia ka fakte të mjaftueshme se ai e ka vrarë Haki Imerin dhe ka marrë pjesë në vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe ka bërë vrasje tjera?! Pse nuk po burgosen kriminelët që e vranë Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun dhe plagosën e Gani Gecin, kur policia e UNMIK-ut i di të gjithë pjesëmarrësit e këtij krimi?! Pse…Pse…Pse…?!

Mos efikasiteti i policisë së UNMIK-ut, në kapjen dhe dënimin e kriminelëve, po u japin forcë dhe sinjale të gabuara bajraktarëve të farës ruse, dhe kreut të SHIK-ut, se duhet për të vazhduar me shantazhe, kërcënime dhe krime. Prandaj subjektet politike dhe Parlamenti i Kosovës duhet t’ua bëjnë të qartë qendrave të vendosjes ndërkombëtare dhe aleatëve tanë të sinqertë se mos zbulimi i Qendrës së krimit dhe mos burgosja dhe dënimi i kriminelëve të të gjitha kategorive (kriminelëve që japin urdhëra për krim dhe dorasve që bëjnë krime), nga ana e Policisë së UNMIK-ut, që është përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, po u japin forcë politike dhe përkrahje morale kriminelëve të Kosovës për të bërë krime edhe më të mëdha dhe më të rrezikshme. Po qe se vazhdohet me politiken e deritashme ndaj kriminelëve, krimi i organizuar do të organizohet dhe forcohet edhe më shumë. Në Kosovë do të mberërojë krimi i organizuar. SHIK-u i Kosovës edhe tash është më i pamëshirshëm se sa UDB-ja e Rankoviqit, pasi që udbashët në kohë paqeje nuk kanë vrarë shqiptarë pas shpine, nuk kanë vrarë shqiptarë në këtë mënyrë qyqare, qysh po na vrasin nanoistët, bajraktarët e farës ruse dhe “pionerët’’ e Enverit. Po qe se lihen të lirë kriminelët, po qe se nuk ndërmerren masa të duhura për shkatërrimin e Qendrës së krimit, në Kosovë do të mbretërojë regjimi i ,,talibanëve’’ të Avganistanit. I vetmi dallim në mes talibanëve afganë dhe nanoistëve (talibanëve të kuq të Kosovës) do të ishte se talibanët e Avganistanit e keqbërdorën fenë dhe Zotin për të mbajtur pushtetin e tyre të dhunës dhe të terrorit, ndërsa ,,talibanët’’ e kuq të Kosovës, (nanoistët) pasi që fe dhe Zot nuk kanë, ata po e keqpërdorin çlirimin e Kosovës dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve të kombit për interesat e tyre personale, klanore dhe grupore. Këto interesa këta qyqarë nuk mund t’i mbrojnë në mënyrë tjetër përpos me dhunë, prandaj Kosovës po i përgatitët një tragjedi edhe më e madhe se atë që e përjetoi gjatë luftës së fundit që u zhvillua në Kosovë.

Dhuna sjell dhunën. Padrejtësia sjell skamje, varfëri dhe revoltë. Dhe të gjitha këto së bashku sjellin luftën. Një luftë vëllavrasëse nuk u duhet shqiptarëve, por serbët dhe grekët atë e duan. Bajraktarët e farës ruse, që sot kanë përkrahjen e çakajve të Ballkanit, të Rusisë dhe të mafisë së kuqe ndërkombëtare, po i përdorin të gjitha mjetet e dhunës për ta marrë pushtetin mbi shqiptarët e Kosovës, edhe pse e dijnë fort mirë se nuk e kanë përkrahjen e popullit. Vota e tij e lirë ua tregoj se ku e kanë vendin. Edhe pse Daen Everts bëri manipulimin e rezultatit të votave, edhe pse ky mik i Serbisë i falsifikoi numrin e votave në dobi të dy bishtave të Partisë Socialiste të Shqipërisë : PDK-së dhe AAK-së, edhe pse pehlivanat e Nanosit i murën ato vota në saje të kërcënimeve dhe në saje të premtimeve boshe, numri i vendeve që murën në Parlamentin e Kosovës tregon se ato forca të djallit të mallkuar nuk e kanë vendin në ballë të votrës, por e kanë vendin pas derës. LDK-ja dhe forcat e shëndosha kombëtare në as një mënyrë nuk duhet lejuar që vendin e kryeministrit t’ia falin PDK-së. Të gjitha krimet politike që i kanë bërë pehlivanët e Nanosit dhe argatët e tyre gjatë luftës dhe pas luftës, patën për qëllim marjen e pushtetit dhe shtrirjen për tokë të nacionalizmit shqiptarë, që për ta dhe ideologët e farës ruse ishte dhe është armiku më i madh i tyre. Shqipëria, Kosova, Viset tjera shqiptare dhe shqiptaria do të jenë në stam të humnerës për derisa forcat e shëndosha kombëtare nuk arrijnë fitorën përfundimtare mbi forcat e djallit të mallkuar : stalinistët, nanoistët, bajraktarët e farës ruse, “pionerët e Enverit” dhe rrogtarët e tyre, të cilët ishin dhe janë mashë në duar të sigurimeve të fshehta të Sebisë, të Greqisë dhe të Rusisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *