EKONOMIA POLITIKA KOMBËTARE

SHOQATA SALI ÇEKAJ – SHEMBULL I PËRKUSHTIMIT DHE KONTRIBUTIT PËR VENDLINDJEN

Përkushtimi, vizioni, aktiviteti, vlerat e mirëfillta kombëtare dhe puna e palodhshme, kanë bërë që Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër të luajë rolin e VATRËS për të gjithë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në konfederatën helvetike. Që nga themelimi në vitin 2010, Shoqata “Sali Çekaj”:

  1. Ka marrë pjesë dhe ka ndërtuar 20 shtepi për çlirimtarët e Kosovës të rënë në fushëbeteja
  2. Ka ndarë 15 bursa për fëmijët e dëshmorëve
  3. Ka financuar 15 libra me tematikë nga lufta çlirimtare e Kosovës
  4. Vetëm gjatë vitit 2016, Shoqata “Sali Çekaj” ka realizuar një ndihmë me para dhe materiale për ushtarët me mundësi të kufizuara (ashenosorë, karroca dhe mjete tjera në vlerë prej 146 500.- franga zviceran)

Në akademinë përkujtimore për heroin e kombit Sali Çekaj, të mbajtur më 22 Prill të vitit 2017, shoqata i ka ndarë mirënjohje për kontribute të veçanta:

  1. z. Gani Ahmetaj – ish Komandantin e Betejës së Koshares
  2. z. Ismet Krasniqi
  3. z. Gjergj Prenkoçaj
  4. Ndërmarrjes Fidani-Beton, me pronarë Arsim Beçiraj
  5. Ndërmarrjes Molliçaj, me pronarët Meriton Mehmeti dhe Basri Asani

Gjatë kësaj Akademie Përkujtimore, Shoqata “Sali Çekaj” mori tri mirënjohje:

  • 2 Mirënjohje nga Balli Kombëtar Demokrat
  • dhe 1 Mirënjohje nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së Koshares – “Brigada Agim Ramadani”.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *