HISTORIA POLITIKA KOMBËTARE

HIVZI SULEJMANI ISHTE KRIMINEL QË DËNOI NACIONALIZMËN SHQIPTARE ME VDEKJE – PUSHKATIM, ANDAJ MBAJTJA GJALLË E EMRIT TË TIJ NËPËR DISA INSTITUCIONE KULTURORE, ËSHTË AKT KRIMINAL !?

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I BALLIT NË KOMUNËN E BESIANËS

Prizren, 27 shtator 1945, Kryesia e Gjyqit në përbërje të :
Hivzi Sulejmani, Kryetar,
Kolonel Qamil Brovina dhe Kol Shiroka, anëtar,

DËNON :

I. Të pndehurit: Halim Spahia, Tahir Deda, Rifat Krasniqi, Sefedin Ahmeti, Rexhep Kabashi dhe Kajtaz Ramadani dënohen me vdekje – pushkatim.

II. Të pandehurit : Ahmet Dërguti, Kadri Minushi dhe Gjemil Fluku dënohen me nga 20 vite burg të rëndë.

III. I pandehuri Maliq Balija dënohet me 17 vjet burg të rëndë.
IV. I pandehuri Abdyl Rexhepi dënohet me 10 vite burg.
V. I pandehuri Kadri Ramadani dënohet me 10 vjet burg.
VI. I pandehuri FEHIM IBRAHIMI dënohet me 8 vite burg.
VII. I pandehuri Vaid Mustafa dënohet 4. vite burg.
VIII. I pandehuri Basri Salkoviqi dënohet me 7. vite burg.
IX. I pandehuri Abdullah HAJRULLAHU dënohet, Abdullah Hamza,Sadik Mehmeti dhe Qamil Jemini dënohen me nga 1 vit burg.

x. Të pandehurit Hasan Rrustemi dhe Sheh Muhedini dënohen me privim nga liria dhe punë të detyrueshme prej 1 viti, me kusht deri në dy vjet.

Prof. dr. Nuhi Bashota, ” Halim Spahia ”, faqe 389.

P. S.
Merre me mend edhe sot disa shkolla dhe bibloteka në Kosovë mbajnë emrin e këtij kremineli shqipo-titist, në vend që të mbajnë emrat e këtyre patriotëve të cilët ky kreminel i dënoi me vdekje !?

Madje edhe Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës organizonte takime letrare me emrin e këtij krimineli !?
Madje, nga një deputet sot i Parlamentit të Kosovës është shkruar edhe një libër për këtë kriminel, duke e quajtur edhe ”fëmijë kryengritës ”.
”Ndër egërsirat paske ikur o gjykim dhe njerëzit e paskan humbur arsyen !” – do të klithte Shekspiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *