SAIM TAHIRAJ, ISMET TAHIRAJ DHE SEFEDIN KRASNIQI
HISTORIA POLITIKA KOMBËTARE

AHMET KRASNIQI DHE FARK-u IU KANË KTHYER NË FANTAZMË IBRAHIM KELMENDIT!

SHKRUAR NGA SEFEDIN KRASNIQI – KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR DHE ANËTAR I SEKRETARIATIT KOORDINATOR NË MËRGIM

Gjithkush do t’i besonte Ibrahim Kelmendit sikur FARK-u ta kishte vra vetëm një ushtar të UÇK-së apo edhe një shqiptar të vetëm. Të gjithë do t’i besonin Ibrahim Kelmendit sikur FARK-u ta kishte vra Agim Çekun apo Bislim Zyrapin !

E vërteta flet ndryshe. Të gjitha shtabet e fraksioneve të UÇK-së dhe disa oficerë të FARK-ut, secili nga pak, e kanë vra Ahmet Krasniqin sikur që i kanë vra shumë komandantë të UÇK-së dhe politikanë shqiptarë të LDK-së.

Në këtë ndërmarrje kriminale, shtabet e UÇK-së sipas fraksioneve të LPK-së kanë qenë të ndihmuar, veç institucioneve kriminale të kohës së Shqipërisë edhe nga UDB e Serbisë.

Pra, nën një presion psikologjik dhe nën flakën e plumbave e bandëskomplotistë të marionetave, të komanduara nga shtabet e Azemit, Xhavitit e sidomos Ibrahimit, FARK-u, përkundër fitores sëBejtes së Lodhës të udhëhequr nga Zahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja, Betejës se Koshares, të udhëhequr nga Rrustem Berisha, Anton Quni … etj, nuk ka pasur mundësi as të kryej misionin e vet të çlirimit të Kosovës siç ishte betuar e as t’i mbijetojë kohës !

Megjithatë, komandantët e FARK-ut dhe ushtarët e tij kanë hy në histori për të vetmet fitore kundër forcave pushtuese serbe.

Kur u themeluan shtabet e UÇK-së sipas fraksioneve të LPK-së?

Në vazhdim do të mundohem t’i paraqes deklarimet kryesore të mashtrueseve mediokër që kurrë s’iu preu sëpata në një vend sa herë u pyetën se kur u themelua shtabi i UÇK-së dhe nga kush ? Në 19 shembuj që vazhdojnë, bashkëluftëtarët e Adem Jasharit, Salih Çekajt dhe Zahir Pajazitit, i demantojnë gënjeshtrat dhe tradhtitë e shtabeve të UÇK-së të themeluara nga fraksionet e LPK-së. T’i shkojmë me radhë :
1. Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka pasur dhe ” shtrirje organizative “, në kuptimin e komandimit të mirëfilltë ushtarak, nuk ka pasur. Rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e ka luajtur Kryesia e LPK-së, Dega jashtë vendit, siç i thoshin, e cila lëshonte komunikata (49, sipas Muhamt Kelmendit) faqe 45, libri – “Pse nuk u formua fronti për çlirimin e Kosovës”. Pra, për aksionet e kryera nga tri Grupet Guerile ushtarake në Kosovë (viti 1991) : në Dukagjin (Salih Çekaj), Drenicë (Adem Jashari) dhe Llap (Zahir Pajaziti) lëshonte komunikata Kryesia e LPK!!!???
2. Më poshtë po jap shpjegimet e Ramush Haradinit dhe të Remit (Muharrem Mustafës) se si e shpjegojnë ata “shtrirjen organizative” të ShP të UÇK-së, Drejtorinë politike si dhe kur është zgjedhur komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Pastaj si e shpjegon Xhavit Haliti themelimin e UÇK-së, e si e shpjegon Rifat Jashari:

a) … ata e konsideronin të arsyeshme, të mos u nxirrnim telashe në organizimin e Shtabit te Përgjithshëm, por t’i lëmë aty satelitët e tyre. Domethënë, është kërkuar të ishim të dëgjueshëm ndaj argatëve që i kishin Azem Syla dhe Xhavit Haliti në terren dhe të pranonim se ekziston një Shtab i Përgjithshëm, e faktikisht nuk ekzistonte, nuk ishte i kompletuar. Kërkohej të vepronim në bazë të urdhrave të “shokëve” që nuk dihej se kush janë. Na thoshin: “Kanë thënë shokët, kanë thënë shokët! “Cilët shokë? Me “shokët” aludohej në Shtab të Përgjithshëm. Në fakt, kjo ishte një mënyrë për ta mbajtur mekanizmit ushtarak nën kontroll me diçka te “hijes”, dhe “të nëntokës”, me diçka misterioze “. Ramush Haradinaj ” Rrëfimi për luftën dhe lirinë “, faqe 129, Bardh Hamzaj.

b) ” … lufta në Kosovë është bërë nga komandantët e zonave. Nuk është bërë nga Drejtoria Politike. Këtu duhet të jemi të qartë. Drejtoritë politike kanë mundur të veprojnë edhe prej Hëne “. Ramush Haradinaj ” Rrëfimi për luftën dhe lirinë “, faqe 130, Bardh Hamzaj.

c) ” Para Sylejman Selimit nuk ka pasur komandant të UÇK-së. Nëse ka pasur, ai nuk ka mundur të jetë ilegal për komandantët e zonave… asnjë komandat zone nuk e dinte. Ideja për emërimin e komandantit ka dalë aty (në mbledhjen e parë të komandantëve të zonave, v.j.). Ne kemi dashur të kontribuojmë për të mirë dhe do ta forconim delegacionin shqiptar në Rambuje, për të bërë me dije se ata e kanë komandantin e vet dhe duhet të vijnë këtu për tu konsultuar dhe se nuk janë ata që mund të vendosin për fatin e Kosovës… ” libri i Remit ” Lufta për Kosovën “, faqe 94, autor Safet Zejnullahu.

3. Ja edhe dy-tri fjalë si e shpjegojnë Xhavit Haliti.
” Në fillim është hedhur ideja për krijimin e një strukture ushtarake. Si vendim u mor në Mbledhjen e Tretë të Përgjithshme të LPK-së në Kosovë. Mbledhja është mbajtur në Ujmir… Kjo e ngarkoi Azem Sylën dhe Hashim Thaçin që të merren me organizimin e UÇK-së… Xhavit Haliti, gazeta ” Zëri “, faqe 11, më 08 shkurt 2001.

4. Hashim Thaçi, nga foltorja e Kuvendit të Republikës, deklaroi edhe një të pavërtetë tjetër: “UÇK-ja, tha ai, është krijuar në vitin 1992” (kuptohet prej tij!). E vërteta është se Sektori i Veçantë i LPRK-së (nga Mbledhja e Katërt e Përgjithshme, LPK), me vendim të Kryesisë së LPRK-së, është krijuar në vitin 1991.
… Por, vendimi historik e politik i përmasave kombëtare për Luftë të Armatosur Çlirimtare u mor nga Mbledhja e IV e Përgjithshme e LPRK-së (më 28-29 korrik 1993, në Prishtinë)… – për më shumë http://www.kosovapress.com/sq/opinione/xhevatbislimi-78/uck-nuk-eshte-themeluar-nga-ndonje-hashim-por-nga-lpk-45801/#sthash.crZbWD5M.dpuf

5. Pas insistimit të gazetarëve, B. Hamzaj, F. Hoti, K. Gecaj të gazetës “Zëri”, Rifat Jashari ndër tjera deklaron kështu: “UÇK-ja me emër është prej vitit 1993, kurse fillimi i saj daton 4-5 vjet më herët. Rifat Jashari qartëson se në konakun e Jasharëve më 5 prill 1993 (mendohet në 5 prill 1993 që do të mund të merret si datë e themelimit të UÇK-së) ka ndodhur një takim ku paskan qenë të pranishëm, përveç personaliteteve ushtarake,edhe personalitete politike që sot janë të radhitura si në LDK, PDK dhe AAK. Gazeta “Zëri”, më 1 tetor 2002, faqe 7.

7. Xhavit Haliti, Pa Rrotlla – Pjesa 6, 26 tetot 2009, nga minuta e katër, thotë :- UÇK nuk ka datë të themelimit por është një proçes ! Nuk është se jemi ul në një mbledhje dhe kemi marrë vendim …»!

8. Rubikon 06 02 2014 Rrëfimi i Muhamet Kelmendit minuta 37, kush e dërgoi në Tiranë në ushtrime ushtarake Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin.

9. Xhavit Haliti, Zona B – Xhavit Haliti – 22.12.2015 – Klan Kosova, thotë: – Formimi i UÇK-së 17 nëntor 1994 dhe figurojnë pesë (5) nënshkrime (nga minuta 42), por nuk tregon as vendin as emrat e atyre që e formuan, sepse ka frikë që shqiptarët, sidomos ushtarët e UÇK-së do të tmerrohen kur të kuptojnë se cilët emra do të dalin.

10. Ndërsa, Bilall Sherifi në emisionin « Komiteti » , më 13 maj 2016,thotë : – UÇK nuk ka datë të themelimit, por ky ka qenë një proces apo ndoshta mund të merret edhe një mbledhje e LPK e mbajtur në Kollare të Kërçovës. Shikoni nga minuta e 12,00-15 :00

11. Qaza (Zeka) gjegjësisht Xhavit Haliti dhe Antoni, gjegjësisht Azem Syla flasin në emër të Shtabit Qendror që ende nuk quhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Kjo tregon se u kopjua Shtabi Supren i FARK-ut dhe u emërtua Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, siç u kopjua edhe Drejtoria e Informimit e FARK-utdhe u formua Drejtoria e politike e UÇK-së në fund të luftës, pak pa shkuar delegacioni në Rambuillet.

Kjo është intervista më skandaloze e të gjithë historisë së komandantëve të Rognerit. Nëse nuk keni kohë të lexoni apo dëgjoni çka thuhet në këtë shkrim, dëgjoni së paku këtë intervistë ku flet Xhavit Haliti (Qaza) dhe Azem Syla (Antoni) dhe gënjejnë të dytë opinioni publik shqiptar. Madje Antoni (Azem Syla) gënjen që vinte nga frontet e luftës në Drenicë. Shikoni sesi nuk kanë pasur lidhje me UÇK sepse nuk janë kujdesur që në uniformat e tyre as ta kenë simbolin e UÇK-së edhe pse intervista është realizuar gjatë luftës dhe shenja të UÇK-së kishte kudo! Këta dy si truproje i kanë Hashim Thaçin dhe me gjasë Kadri Veselin, të cilët nuk flasin gjë, sepse nuk ishin askush! Më e keqja e këtij filmimi është se si duket autori (Milaim Zeka) ia ka fshi një pjesë ku Qaza, Xhavit Halili e kërcënon Ibrahim Rugovën!

12. Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, Adem Grabovci dhe kompania Tirane-Zvicër, nuk kanë qenë kurrë në UÇK. Ka ndodhur që kanë ardhur si turistë dy-tri ditë dhe ia kanë mbathur, por në luftë dhe pjesë e luftës në Kosovë, jo kurrë. Disa nga ta kanë qenë në logjistikë të UÇK-së jashtë Kosovës, por në hierarkinë e UÇK-së këta dalin vetëm pas luftës kinse kanë qenë kryesorët. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Luftën çlirimtare e kanë bërë ushtarët e UÇK-së dhe luftëtarët e lirisë dhe kjo është e vërteta. Këta që i ceka në fillim vetëm kanë përfituar më së shumti nga lufta, por nuk mund të llogariten si luftëtarë të UÇK-së! Naim Miftari, pjesëtar i UÇK-së, i SHIK dhe pjesëtar i Policisë së KS.

13. Ndërsa, sipas dëshmive të Saim Tahirajt: “Para paraqitjes në skenë të UÇK-së, aksionet e para, duke filluar që nga viti 1991, janë kryer nga pjesëtarët e tri Grupeve Guerile, të cilët ushtruan në Shqipëri në vitin 1991. Financimi i të dy grupeve u realizua nga Fondi Gjithëkombëtar.

14. Në Dukagjin, aksionin e parë e ka kryer (dhjetor 1991) Salih Çekaj, me guerilët e vet, mbi patrullën e policisë serbe, në aksin rrugor Deçan-Lumbardh. Pas këtij aksioni, bastisen dhe keqtrajtohen këto familje: Familja Tahiraj nga Belegu, familja e Osman Ferizit, familja e Hasan Ferizit dhe familja e Shkelzen Gjonajt. Pak kohë më vonë është bastisur dhe keqtrajtuar familja e Agron Tolajt nga Pobërgja. Të gjitha këto familje kanë dhënë kontribut të çmuar qysh në vitin 1991”.

15. – Aksionet e para në Llap janë kryer gjithashtu nga pjesëtarët e Gueriles së Kosovës të udhëhequr nga Zahir Pajaziti dhe grupi Gueril e tij. Dëshminë më të fortë deri tash e ka dhënë bashkëluftëtari i Zahirit, Avni Ajeti, i cili edhe e ka akuzuar rëndë disa herë Shtabin e LPK-së së UÇK-së për vrasjen e Zahirit. Në veçanti e ka akuzuar Nait Hasanin nga i cili ka kërkuar që t’i kërkojë falje familjes së Zahir Pajaziti.

16. Ndërsa në Drenicë, gjithashtu aksionet e para i kanë kryer pjesëtarët e Gueriles së Drenicës, në ballë me Adem dhe Hamëz Jasharin dhe bashkëluftëtaret e tyre që shumica, sikur që ishin Adem dhe Murat Jashari kishin ushtruar në Shqipëri në vitin 1991. Më simboliku është rezistenca që familja Jashari u ka bërë forcave serbe më 29.12.1991. Një pasqyrim të ngjarjeve e ka dhënë edhe Gani Geci në librin “Lufta Pa maska”

17. Sali Salihu thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u themelua në Podujevë më 2 mars 1991 me disa bashkëluftëtar të tjerë. Salihu në një intervistë për standardi.info thotë se as Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli nuk ishin në atë kohë. Ai flet për fillet e UÇK-së, ushtrimet e para ushtarake, aksionet e para kundër forcave serbe.
UÇK është krijuar në Besian në shtëpi të babës tim me 2 mars 1991. Kanë qenë të pranishëm unë, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci, Agron Rrahmani, Sejdi Veseli, Rrahman Bahtiri, Refik Shala, Meh Uka, Ferki Aliu. Këta kanë qenë ata që e kanë dhënë bazën e UÇK-së dhe e kanë krijuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Betohem në ideal të atdheut dhe me jetë se këta kanë qenë. As LPRK-ja, as LKÇK-ja, as LPK-ja. E kemi krijuar, por jo të ndalemi. Edhe pas kësaj edhe para kësaj kohe ne kemi punuar dhe nuk jemi ndal. Ne ndërkohë kemi marr aksione dhe veprime të armatosura. 7 aksione i kemi marr në Besian me rrethin dhe 5 aksione brenda në Prishtinë, po flas prej 2 marsi 91 deri më 25 korrik kur unë kam rënë në burg.

18. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (shkurt e njohur si UÇK) ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1981 -1999. UÇK kishte zanafillën në Lëvizjen Politike Ilegale e cila u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Si Lëvizja Politike Ilegale ashtu edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës realizoi veprimtarinë e vetë si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Për të kuptuar sesi komandantët e « shtabit » të Rognerit dhe « shtabit të Vegjëlisë e morën komandën dhe dolën në sipërfaqe duhet të lexohet ky shkrim nga Gzmend Islami : Si u vranë komandantet e UÇK-së që luftuan në Kosovë dhe si morën komandën “parashutistët” e Tiranës?

http://botasot.info/opinione/156266/si-u-vrane-komandantet-e-uck-se-qe-luftuan-ne-kosove-dhe-si-moren-komanden-parashutistet-e-tiranes/15
Përmbledhje : Si dredhëz mbi ëmbëlsirë, Ibrahim Kelmendit dhe shtabeve të fraksioneve të LPK-së që përvetësuan luftën e UÇK-së e të Gueriles së Kosovës: Adem Jasharit, Salih Çekajt dhe Zahir Pajazitit po ua servoj edhe këtë lidhje interneti ku secili mund ta gjej edhe numrin e pushkës së Adem Jasharit dhe sa ka pasur municion.

Secili që do të kuptojë e ka lehtë se kush ishte UÇK e Kosovës kush e Rognerit të Tiranës. Gjithçka tjetër është gënjeshtër dhe tentim për të falsifikuar historinë e cila do të na hakmerret. Nëse jo Gjykata Speciale, historia do ta vërtetojë se fraksionet e LPK, në emër të UÇK-së, ka vra më shumë politikanë anëtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës sesa politikanë të SPS-it të Millosheviqit. Do të dihet gjithashtu se këto fraksione më shumë kanë vra ushtarë e komandantë të UÇK-së së Kosovës sesa ushtarë dhe komandantë të Ushtrisë Serbe ! Meqë ra fjala, si përfundim poi ju them shumë haptas, kot e poia fusni njëri-tjetrit për t’i shpëtuarGjykatës Speciale, Gjykatës së popullit apo më në fund Gjykatës së ndërgjegjes, se të gjitha fraksionet e LPK-së keni qenë bashkë dhe keni vra shqiptarë bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *