HISTORIA POLITIKA KOMBËTARE

Le Monde: FARK-u U KRIJUA ME MBËSHTETJEN AMERIKANE NËN HIERARKINË E RUGOVËS! XHAVIT HALITI AGJENT I SHIK-ut

PËRKTHEU NGA FRENGJISHTJA – SEFEDIN KRASNIQI
KOORDINATOR I KOMITETIT TË BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË ZVICËR DHE ANËTAR I SEKRETARIATIT KOORDINATOR TË BALLIT NË MËRGIM

ORIGJINA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE A KISHTE FARK
Kronologjia e formimit të UÇK sipas «Le Monde Diplomatique »
KOSOVA, INTEGRIMI I SAJ NË JUGOSLLAVI, DEMONSTRATAT E STUDENTËVE, LINDJA E PARTIVE TË PARA SHQIPTARE (LDK) DHE LINDJA E UÇK-SË SI DHE LINDJA E FARK-UT

Prej integrimit deri te revolta

1913: Kosova i bashkangjitet me dhunë Serbisë pas luftërave ballkanike. Ajo bënë pjesë në Shtetin e ri jugosllavë të vitit 1918, pa ndonjë të drejtë politike.

1945: Pas Luftës së Dytë, Kosova me dhunë mbetet nën Serbi (Jugosllavi) pas anulimit të vendimeve të Konferencës së Mukjes dhe organizimit të një Konference në Prizren ku vendoset që Kosova të mbetet nën juridiksionin serbo-jugosllavë.

1968: Studentët e Prishtinës organizojnë demostrata dhe kërkojnë lejimin e flamurit shqiptar në Kosovë, hapjen e Universitetit dhe ngritjen e Kosovës në rang Republike. Demostrata të këtilla përfshijnë shumë qytete të Kosovës.

1974: Kushtetuta e re e Jugosllavisë. Kosova disponon me status të krahinës autonom brënda Republikës së Serbisë dhe të Jugosllavisë, me një Asamble dhe qeveri të vetën.

1980: Vdes Tito

Pranvera e viti 1981 : Mijëra sudentë shqiptarë të Kosovës kërkojnë statusin e Republikës së Kosovës. Demonstruesit reprimohen në mënyrë të përgjakshme.

Vera e vitit 1988. Protesta në Serbi nën slloganin « Kosovën s’e japim“
Shkurt 1989: Grevë e përgjithshme në Kosovë, e organizuar nga Sindikata e Pavarur e Kosovës. Më 23, Beogradi shpall gjendjen e jashtzakonshme në Kosovë.

Mars 1989: Parlamenti i Kosovës voton për ndryshimin e Kushtetutës së viti 1974 të kërkuar nga Beogradi dhe me këtë votë obrogon shumë prerogativa të krahinës. Në mbarim të muajt organizohen trazira të reja.

2 Korrik 1990: Kuvendi i Kosovës shpall Deklaraten Kushtetuese për Republikën e Kosovës. Përkrahje e madhe vjen nga LDK.
Korrik 1990: Serbia shpërbënë institucionet politike të shqiptarëve të Kosovës. (Dy grupe të rinjësh nga Kosova, nën përkujdesjen e LDK-së do të mbatojnë tranimet ushtarake ne Shqipëri. Lind Guerilaj e Kosovës (v.j)

7 shtator 1990: delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallin Kushtetutën e Kaçanikut.
Shtator 1991: Pas mbajtjes së një referendumi klandestin, shpallet Republika e Kosovës, të cilën e njeh Shqipëria.

24 maj 1992: Ibrahim Rugova (LDK) zgjedhet kryetar i Kosovës pas një votimi, të cilin Beogradi e konsideron ilegal.

14 dhjetor 1995: Marreveshja e paqes së Daytonit për Bosnën.
Shkurt 1996: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) paraqitet për herë të parë duke marre mbi vete një seri sulmesh me bomba. (Në të vërtetë ishte LPK që i përvetësonte aksionet e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Salih Çekajt, v.j.)
Shkurt 1998: Fillon ofensiva e forcave serbe në Drenicë. Represion i përgjakshëm. Fillimi i krizë së re.

Monde diplomatique-May 1999

ORIGJINA E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE A KISHTE FARK
Autor: Christophe CHICLET
Përktheu : Sefedin Krasniqi

UÇK: Ushtri e panjohur para katër viteve (artikulli është botuar në maj të vitit 1999 v.j.) shenja e saj tashmë dominon skenën kosovare. Kjo është një lëvizje nacionale e radikalizuar nga represioni në dëm të pacifistit Ibrahim Rugova. Rritja e UÇK-së i ka borxh të madh shefave të klaneve; të diasporës, trafikantëve dhe shërbimeve sekrete të të gjitha llojeve.

Në Kosovë, historia e saj e re u referohet katër pranverave të tmerrshme. Në vitin 1981, Kosova revoltohet, në vitin 1989, i mirret autonomia nga Beogradi, në vitin 1998 digjet, e në vitin 1999, zbrazet nga banorët e saj. Aktor tashmë kryesor i konfliktit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është pjella e kësaj tragjedie.

Viktima të represionit të Beogradit, shqiptarët e Kosovës kohë të gjatë kanë privilegjuar mosdëgjueshmërinë civile, por pa ndonjë rezultat. I zgjedhur president, Z. Ibrahim Rugova ka përseritur, për dhjetë vjet se guerilja nuk është zgjidhje e mirë për Kosovën. Përndryshe, në sytë e adhuruesve të luftës popullore të prolonguar, maltretimet serbe veçsa forconin UÇK-në në mesin e kosovarëve si dhe në skenën ndërkombëtare. U harrua se regjimi i Millosheviqit priste pikërisht këtë lloj provokimi për të realizuar pastrimin etnik, më vonë ndarjen e Kosovës (sot shembulli i Mitrovicës dhe enklavat serbe, v.j.). Të bindur në marksizëm-lininizmin tashmë të vjetruar dhe përzirjen e nacionalizmit shqiptaromadh e të klanizmit, e shtyer nga disa qarqe të ëashingtonit, Berlinit dhe Zagrebit, UÇK-ja do të zgjedh politikën e së keqes.

Pas vdekjes së Titos (4 maj 1980), mijëra studentë të Prishtinës zbresin në rrugë për të kërkuar statusin që Kosova të ngritej në rang të Republikës së Kosovës. Studentëve shpejt iu bashkohet populli shqiptar i Kosovës. Kryesia e re kolegjiale e Beogradit përgjigjet me represion. Që nga kjo epokë daton thënja e famshme: «Lufta ka filluar në Kosovë. Ajo do të përfundojë në Kosovë».

Militantët e pranverës së Kosovës futen në klandestinitet, sepse drejtësia jugosllave me dorë të fortë, vetëm në mes viteve 1981-1983, denoi mijëra klandestinë me burgje të gjata. Ata që shpëtuan morën rrugën e egzilit, iu bashkangjitën çelulave marksiste-leniniste, të cilat, në Evropën Perëndimore mbanin lidhje me mafian kosovare. Sipas Interpolit, « Shqiptarët e Kosovës kontrollonin (është maj i vitit 1999 v.j.) pjesën më të madhe të trafikut me heroin në Zvicër, Austri, Gjermani, Hungari, Çeki, Norvegji, Poloni dhe Belgjikë »(1).

Në shkurt të vitit 1982, militantë maoistë e adhurues të Enver Hoxhës themelojnë, në Turqi, Lëvizjen për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ). Kjo lëvizje ishte fuzionim i katër fraksioneve maoiste: Frontit Popullor, Partisë Komuniste marksiste-leniniste të Jugosllavisë, Lëvizjes për Çlirimin e Kosovës dhe tokave shqiptare nën okupim, të Jusuf Gërvalles dhe Organizatës marksiste-leniniste, të Kadri Zekës. Një vit më vonë, militantë dhe idhujtarë, të shpërthimit të luftës në Serbi ndahen nga ky grupim dhe themelojnë Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK).

Prej marsit të vitit 1981 gjerë në mars të 1982, këta militantë të orëve të para vrasin tre jugosllavë në Bruksel, pastaj kalojnë në aksion në terren. Mes muajve tetor 1982 dhe mars 1984, kurdisin nëntë atentate me bomba në Prishtinë. Shërbimet sekrete jugosllave reagojnë brutalisht. Prej vitit 1982 gjerë vitin 1989, 12’000 shqiptarë të Kosovës, nën akuzën e përkatësisë së këtyre organizatave klandestine janë arrestuar. Në vitin 1982, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kardi Zeka, të lidhur me mjediset kosovare të Bien-it të Zvicrës, vriten nga shërbimet speciale jugosllave.

Transformimi i LRSHJ-së në Lëvizje për Republikën Popullore të Kosovës (LPRK) (Sabri Novosella Maxhuni e quan puç- v.j.), në vitin 1985, thekson karakterin e saj të pavarësisë, anti-jugosllav dhe pro-enverist.

Atëherë kur Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës shpalli Republikën e Kosovës, të cilën e njohu Tirana, në vitin 1993, LPRK ndërron edhe njëherë emrin dhe do të quhet Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK). Në mungesë të anëtarëve në Kosovë, LPK krijon influencë në diasporë si: në Zvicër, në Gjermani dhe Belgjikë.

Ka qenë e ditur për fushë, që nga viti 1987, se Sllobodan Millosheviqi instrumentalizonte çeshtjen e Kosovës për të forcuar pushtetin e vetë. Më një (1) mars 1989, shpallet shtetrrethim (gjendje lufte) në Kosovë, më 23 mars, bëhen ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë e cila zvogëlonte autonominë e Kosovës. Me dy nëntor, dy kuadro të LPK-së vriten në Prishtinë nga shërbimet sekrete jugosllave.

Në këtë mënyrë, shërbimet sekrete jugosllave, zhvendosin luftën jashtë Kosovës; kështu, në vitin 1990, në Zürich, një bombë me fragmentim plasarit banesën e njëfarë Xhavit Halitit. Nën këtë emër të rrejshëm fshihej një oficer i lartë i Sigurimit, i shërbimeve sekrete të Tiranës, special i ngarkuar të përcjellë «enveristët» kosovarë në Zvicër dhe Gjermani. Ky njeri, më vonë, do të jetë njëri nga gjashtë udhëheqësit e UÇK-së, dhe njëri nga të deleguarit e grupit të shqiptarëve të Kosovës në konferencën e Rambouillet-it, në shkurt të vitit 1999.

Lëvizje kombëtare, mafi dhe «shërbime sekrete»

Në fund të vitit 1992, paraqitet lindja e një ushtrie misterioze e quajtur Ushtria për Çlirimin e Kosovës. Presidenti Rugova dyshon në ekzistencën e saj deri në fund të vitit 1997. (Autori i këtij shkrimi nuk di gjë për intervistën e Rifat Jasharit në gazën „Zëri ditor“ të datës 28 shtator 2002, i cli deklaron: „Për ushtrimet ushtarake të Ademit dhe të grupit të tij në Shqipëri kanë ditur prej Rugovës, Bukoshit e poshtë…“ që nga viti 1991 sepse këto ushtrime ishin zhvilluar me këkesën e tyre v.j.). Rugova madje, për sulmet ndaj policisë serbe në Kosovë, thotë se „këto janë provokime të shrbimeve sekrete serbe“. Mirëpo, për tre vjet, organizata do të ndërtohet me durim nën kornizën e LPK-së dhe të një drejtorie të dyfishtë në Prishtinë dhe në Zvicër.

Ushtria klandestine, gjerë më 11 shkurt 1996, do të bëhet e njohur me atentate, duke kurdisur bomba kundër pesë kampeve të refugjatëve serbë të Krajinës (Kroaci). Dy muaj më vonë, vriten tetë policë serbë në Deçan (kafe Çakor) dhe Pejë. Aksionet ishin aq të përgaditura saqë UÇK-ja e ndien veten mjaft të fortë për t’i marrë mbi vete. (Edhe këtu autori gabon, sepse sipas shtypit serb të kohës „Nedelni telegraf“ të Beogradit dhe dëshmisë të disa personave arrestuar nga organet serbe-Agron Tolaj etj- , të asaj kohe, ishte Sali Çekaj me pjestarë të grupit të tij, i cili i kishte kryer këto atentate. Dihet që Sali Çekaj dhe grupi i tij nuk vepronin si pjestarë të UÇK-së. Madje Sali Çekaj në fillim bëhet pjestar (ushtar) i brigadave operative të FARK-ut, dhe pranon të hyjë nën komandën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit etj.)

Kosova, sikur Shqipëria veriore, funksionon në një sistem shefash. Mu për këtë, në vitin 1996, UÇK fillon të rekrutojë në gjirin e këtyre shefave duke siguruar konkurrencën e tyre dhe të klaneve që drejtojnë. Organizata pajiset me baza solide lokale, të cilat i shërbenin UÇK-së si reservë në njerëz dhe në intendencë. Në vitin 1997, vërehet një forcim i saj në të gjitha nivelet. Përgaditen Njësitet për aksione të shpejta të përbëra nga qindra njerëz të fuqishëm. Për një vit, organizata kryen katërmbëdhjetë atentate në Kosovë dhe në Maqedoni. E infomuar shumë mirë nëpërmes rrjeteve klanike, ajo vretë sistematikisht „tradhëtarët shqiptarë“, sidomos ata që punonin në qendrat e përgjimit të shërbimeve sekrete serbe. Më 28 nëntor 1997, gjatë varrimit në Llaushë (Skenderaj) për t’i bërë homazhe një pjestarit të tyre (mësuesit Halit Gecit), për herë të parë paraqiten tre pjestarë të UÇK-së të maskuar dhe të armatosur.

Pjestarët e parë të UÇK-së janë ushtruar nga oficerë shqiptarë të armatës dhe të policisë jugosllave, të cilët, në fillim të viteve 1991-1992, kishin dezertuar prej saj për t’iu bashkangjitur armatave, të posa formuara, sllovene dhe kroate. Gjatë viteve 1996-1997, UÇK hap kampe për ushtrime në masivin malor të Mirdites, në veri të Shqipërisë. Ajo kishte përkrahjen direkte të shërbimeve sekrete shqiptare (SHIK), të ish-presidentit Sali Berish, i cili pas dorëheqjes, në fund të pranverës 1997, i ofron haptas UÇK-së pronën e vet private në Tropojë. Ushtria misterioze, gjithashtu, instalon baza të logjistikës në Maqedoninë Perëndimore e banuar me shqiptarë autoktan. Kështu, fshatrat rreth Gostivarit, Dibrës, Veleshtes, si dhe Pogradecit, në kufirin shqiptaro-maqedonas, shumë vende të fshehta, UÇK-ja i mbush me armë, ushqime dhe medikamente.
Gjermania, e cila strehon një komunitet të madh të shqiptarëve të Kosovës, ka reaguar sikur në vitin 1989-1990, kur e ndihmoi ushtrinë e re kroate. Në fillim të vitit 1996, shërbimet sekrete të BND-së shtojnë numrin e pjestarëve të tyre, në zyrat e veta, në Tiranë dhe në Romë për të seleksionuar dhe ushtruar kuadrot e reja të UÇK-së. Trupat komando të sherbimeve sekrete ushtarake të Berlinit (Kommandos Spezialkräfte) ngarkohen për ushtrime operative dhe furnizime me armë dhe materiale të transmetimit, kështu shterrin stoqet (rezervat) e Stasi-it (ish-sherbimi sekret i DDR) të ish-Gjermanisë Demokratike si dhe uniformat e zeza.

Që UÇK të delë nga prudenca duhej eksplodimi i Shqipërisë në mars-prill të vitit 1997. Kryengritësit rrebelë plaçkitën, në repartet e ushtrisë dhe policisë shqiptare, më tepër se një milion armë të kalibrave të ndryshëm, shumica prej tyre u shitën me çmim të ulët dhe morën udhën për Kosovë. Por, si mall i dobët, ato nuk qëndruan shumë, madje as luftimeve të para të pranverës së vitit 1998. Për t’u pajisur me armë të reja, organizata ka nevojë për para.

Ushtria klandestine vë në veprim marrëdhëniet e veta me mafian kosovare në Zvicër dhe Gjermani. Shumica e të ardhurave kishte origjinë nga droga, sidomos nga batakçillëqet e ndërtuara në Evropën Perëndimore. Kështu, në dhjetor të vitit 1997, policia e Parisit, gjatë një bastisjeje në Sentier shkatërron një çelulë të LPK-së, e specializuar për lëshim të çeqeve pa mbulesë dhe zhdukje kah degët e veta në Itali dhe Gjermani. Dy ndërmarrje të mëdha tregtare të drejtuara prej kosovarësh me banim në Zvicër bëhen objekt i investigimeve nga ana e drejtësisë franceze, zvicerane, gjermane dhe ruse. Duke filluar nga viti 1997, vjelja e fondeve i besohet shoqatës „Vendlindja thërret“, e cila dërgonte dhe centralizonte kontributet që vinin nga gjithë bota në llogarinë bankare të Alternativ Bank në Olten të Zvicrës. Pas ngrirjes së kësaj llogarie nga drejtësia zvicërane, më 26 korrik 1998, të hollat cash transportohen nëpër valixhe.

Më 7 janar 1998, UÇK-ja lajmëron se luftën e shtrinë edhe në „zonën 2“, d.m.th. në Maqedoni; sepse ajo nuk lufton vetëm për çlirimin e Kosovës, por për krijimin, kur të vjen koha, të Shqipërisë së Madhe, në të cilën do të bënin pjesë Shqipëria e sotme, Kosova, një e treta e Malit të Zi meridional dhe gjysma e Maqedonisë Perëndimore.

Në gjysmën e shkurtit të 1998, rrebelohet Drenica. Ushtria klandestine lanson ofensivën e parë, e cila për pesë muaj, arrinë të çlirojë 30% të territorit. Në fshatrat e çliruara, UÇK ndalon aktivitetin e të gjitha partive politike dhe sulmon fizikisht minoritetin serb, cigan e goran. Duke dashur të paraqitet si forcë politike e vetme dhe kryesore, ajo denoncon lesheli Dr. Rugovën, partinë e tij LDK-në dhe Parlamentin e Kosovës. Ajo merrë bekimin dhe përkrahjen e Adem Demaçit e të Rexhep Qosjes, dy psaltësve të Shqipërisë së Madhe. Më 13 qershor 1998, UÇK emron zëdhënsin e vet Jakup Krasniqin, pastaj, më 13 gusht emron „këshillin politik“ (2).

A kishte në të vërtetë FARK?

Pas fitoreve, vijnë humbjet. Përveç kundërofensivës serbe, që mori fshatrat njërin pas tjetrit, një ushtri konkurrente paraqitet kah fundi i verës të vitit 1998. Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin një formacion ushtarak luftarak por të disiplinuar, të financuar nga sauditët e të mbështetur me logjistikë turke. Kështu shohin dritën Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), nën drejtimin e presidentit Rugova. UÇK-ja (në të vërtetë SHIK me LPK, v.j) reagon dhunshëm; më 21 shtator 1998, midis Tiranës, vret Ahmet Krasniqin, i ngarkur për formimin e ushtrisë së Kosovës (FARK).

Nga luftimet vriten 800 veta dhe 150’000 të tjerë zhvendosen. Më 13 tetor 1998, diplomati amerikan Richard Holbrooke nxjerr një armëpushim nga Millosheviqi. Derisa forcat e Beogradit fillojnë ngadalë të lëshojnë Kosovën, UÇK shpeshton provokimet. Për habinë e të gjithëve, ajo fillon të arrestojë kuadrot e LDK-së, rimerrë pozicionet e braktisura të serbëve dhe në dhjetor të 1998, rifillon luftën. Tash as armët nuk mungojnë. Kontejnerë të mbushur me armë qarkullojnë nëpër Adriatik dhe arrijnë në portin e Durrësit, që kontrollohej nga mafia lokale dhe UÇK-ja, armë të tjera arrijnë nga Maqedonia nënë vellon e ndihmës humanitare.

Mobilizimi ushtarak dhe financiar

Tash vjen koha kur diplomacia amerikane merrë kontakt me udhëheqësit e ushtrisë klandestine (3). Por, ky kontakt nuk pengon fare të shumohen sulmet dhe reprezaljet. Duke ardhur të përçarë në Rambouillet, më 6 shkurt 1999, drejtuesit e shqiptarëve të Kosovës shumë shpejt bien nën kupolën e UÇK-së, në veçanti të Hashim Thaçit, i ngarkuar për informim. Pas përfundimit të negociatave, Thaçi do të shpallë edhe formimin e një qeverie të Kosovës, e cila do të zëvendësonte atë të Rugovës të vitit 1992 dhe kryeministrin e saj.

Ndërkohë, drejtoria e UÇK-së zgjerohet. „Drejtoria politike“ u zgjerua nga gjashtë në tetë anëtarë. Shtabi i përgjithshëm, prej 24 shkurtit 1999, dirigjohet nga Sylejman Selimi, nip i një shefi të një klani të rëndësishëm. Ai përbëhet nga dy shefa të planifikimit operativ (Rexhep Selimi dhe Bislim Zyrapi), pesë shefa zonash dhe pesë përgjegjës të drejtorive të specializuara.

Në prak të rifillimit të negocitave, në avenynë Kleber, më 15 mars, pëlcitën luftime në jug dhe në veri të Kosovës. Më 22 mars, forcat serbe lansojnë ofensivën e tyre të madhe. Të nesërmen, Jugosllavia u bombardua nga NATO-ja. UÇK-ja mendon se i erdhi dita dhe që perëndimorët do ta ndihmojnë. Por, shpejt gëzimi u shndërrua në pikëllim, aq më tepër kur ushtria jugosllave zbrazi Kosovën nga popullata civile shqiptare dhe kështu privojë makizarët e UÇK-së nga mbështetja popullore, natyrisht me përmasa më të mëdha kjo ndodhi në zonat që Beogradi dëshironte t’i ruaj në rast të ndarjes së regjionit.

Një muaj më vonë, bilanci ishte i pamshirshëm. Brigadat e veriut dhe të jugut ishin shtypur tërësisht. Në kufirin e Maqedonisë, disa qindra luftëtarë të veshur me rroba civile, pothuajse të çarmatosur, kalojnë me valën e parë të 20’000 refugjatëve – mu për këtë policia maqedonase frenon hyrjen e kosovarëve në Maqedoni. Në natën e 6 dhe 7 prillit helikopterë të NATO-s aterojnë në kampin e Bllacës, nxjerrin nëntëdhjetë burra, të cilët, i dërgojnë në Petrovac, në aeroportin e Shkupit, ku ndërrojnë helikoperët dhe ikin në drejtim të panjohur.

Të ndjekur nga një pjesë e madhe e Kosovës, UÇK-ja tërhiqet në veri-perëndim të Kosovës, në kufirin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Mundohet të mbajë, duke mos pyetur për çmimin, pozicionet e veta, duke pritur ardhjen masive të armëve dhe ushtarëve të NATO-s. Për t’ia arritur qëllimit, fillon rekrutimin, me hir a me pahir, në mesin e refugjatëve.

Komunikatat e organizatës ; nr. 95 dhe 96, janë shumë eksplicite: «Prej moshës tetëmbëdhjetë deri në moshen pesëdhjetë vjeçare, të gjithë meshkujt kosovarë në egzil dhe të vendosur në vende të huaja ftohen për mobilizim. Nëse kryefamiljarët dhe të gjithe ata që punojnë mund të rrinë në plan të dytë për të financuar luftën, të tjerët duhej të paraqiteshin në Njësitin më të afërm të UÇK-së». Për një muaj e gjysmë, njëzetmijë vullnetarë arrijnë nga Perëndimi. Urdhërit të mobilizimit i shtohet një tjetër, ai për financim. Kështu çdo njëri prej 250’000 shqiptarëve të Kosovës me banim në Zvicër duhej të paguante 2’000 marka gjermane në muaj. Nga ana e saj, diaspora kosovare në Francë ka dërguar afër 200 vullnetarë, derisa punëtorët kanë paguar 50% të rrogave të tyre të vogla.

E stigmatizuar, në fillim, nga kumbarët „enveristë“, Ushtria Çlirimtare e Kosovës me kohë, por ndjeshëm, ka evoluar. Sprovat e tmerrshme që ka përjetuar popullata shqiptare e Kosovës – deportimin, masakrat, «pastrimin etnik» – kanë zgjeruar bazën e saj. Eksperienca e luftës, e përmbysjeve sikur e fitoreve, kanë kontribuar në militarizimin e saj. Vendimi i marrë nga Shtetet e Bashkuara t’Amerikës për të investaur në të, për ta instrumentalizuar, kalon nëpër një kornizë politike më të shtërnguar. Një UÇK e re, sigurisht, është duke lindur.

*****
Shënime:

Octavi Marti, « El origine del dinero que financia al ELK » (Origjina e parave që financon UÇK-në), El Pais, Madrid, 19 prill 1999.
Bardhyl Mahmuti, shqiptar i Maqedonisë, anëtar i LPK.së në Zvicër, Xhavit Haliti, shqiptar, ish-oficer i Sigurimit të E. Hoxhes, jeton në Zvicër, Hashim Thaçi, kosovar me banim në Zvicër, Faton Mehmetaj, kosovar me banim në Zvicër, Sokol Bashota, kosovar, Jakup Krasniqi, kosovar.

Takimet një fjalë kanë ndodhur më 6 nëntor 1998 në Kosovë, më 8 nëntor në Zvicër, më 17 nëntor në Kosovë, në fillim të dhjetorit në Shtetet e Bashkuara t’Amerikës, më 22 dhjetror në Kosovë, më 27 janar 1999 prap në Kosovë
Shpjegime të përkthyesit:

(1 ) Në të vërtetë LPK kishte vendosur të fshiheh pas akronimit të UÇK për fakrin se tikur të fliste sikur LPK, në Kosovë s’e njihte askush dhe si UÇK me maska nuk nuk njiheshin dhe nuk merrnin asnjë pergjegjësi.

(2 ) Autori i këtij shkrimi nuk di gjë për intervistën e Rifat Jasharit në gazën „Zëri ditor“ të datës 28 shtator 2002, i cili thotë: „Për ushtrimet ushtarake të Ademit dhe të grupit të tij në Shqipëri kanë ditur prej Rugovës, Bukoshit e poshtë…“ që nga viti 1991 sepse këto ushtrime ishin zhvilluar me këkesën e tyre v.j.).

(3) Edhe këtu autori gabon, sepse sipas shtypit serb të kohës „Nedelni telegraf“ të Beogradit dhe dëshmisë të disa personave arrestuar nga organet serbe, të asaj kohe, ishte Sali Çekajt me pjestarë të grupit të tij, i cili i kishte kryer këto atentate. Dihet që Sali Çekaj dhe grupi i tij nuk vepronin si pjestarë të UÇK-së. Madje Sali Çekaj në fillim bëhet pjestar (ushtar) i brigadave operative të FARK-ut, dhe pranon të hyjë nën komandën e Ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqit etj.)

(4) Fjala është për dy grupet e para në të cilat kishte marrë pjesë Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çekaj dhe nuk njihen si pjestarë të UÇK-së, por si Guerilja e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye as Adem e Hmazë Jashari, por as Zahir Pajaziti nuk kishin akronimin UÇK as në kokë, as në krah, as në gjoks. Salih Çekaj e ka vënë pasi është formuar FARK-u.
(Ky artikull është i përkthyer në disa gjuhë si: E, D, I, SP- shikoni në vazhdim)

Monde diplomatique, May 1999
Dossier: Guerre dans les Balkans
Aux origines de l’Armée de libération du Kosovo
CHRISTOPHE CHICLET

UCK: inconnu il y a quatre ans, ce sigle domine la scène kosovare. C’est un mouvement national radicalisé par la répression au détriment du pacifiste Ibrahim Rugova. Son ascension doit beaucoup au soutien des chefs de clans, de la diaspora et de trafiquants et services secrets en tous genres.

AU Kosovo, l’histoire récente tient en quatre printemps terribles. 1981, la province se révolte. 1989: elle se voit retirer son statut d’autonomie. 1998: elle s’embrase. 1999: elle est vidée de ses forces vives. Devenue désormais un acteur majeur du conflit, l’Armée de libération du Kosovo (ALK, en albanais Ushtria Clirimtare e Kosovës, UCK) est fille de cette tragédie.

Victimes de la répression de Belgrade, les Albanais du Kosovo avaient longtemps privilégié la désobéissance civile, sans grand résultat. Président élu (mais non reconnu par Belgrade), M. Ibrahim Rugova a répété, dix ans durant, que la guérilla n’était pas viable au Kosovo. Aux yeux des adeptes de la guerre populaire prolongée, en revanche, les exactions serbes ne pouvaient que renforcer l’UCK parmi les Kosovars comme sur la scène internationale. C’était oublier que le régime de M. Slobodan Milosevic attendait justement ce type de provocation pour réaliser le nettoyage ethnique, voire le partage du Kosovo. Figée dans un marxisme-léninisme suranné, mâtiné de nationalisme grand-albanais et de clanisme, l’UCK allait choisir la politique du pire, poussée par certains cercles à ëashington, Berlin et Zagreb.

Après la mort de Tito (4 mai 1980), des milliers d’étudiants de Pristina descendent dans les rues pour exiger, pour le Kosovo, un statut de République à part entière. Ils sont vite rejoints par l’ensemble de la population albanophone. Le nouveau pouvoir collégial de Belgrade répond par la répression. De cette époque date la fameuse prédiction: “La guerre a commencé au Kosovo. Elle finira au Kosovo.”
Les militants du printemps de Pristina plongent dans la clandestinité. Car la justice yougoslave à la main lourde: de 1981 à 1983, un millier de clandestins sont condamnés à de fortes peines de prison. Les rescapés prennent le chemin de l’exil, rejoignant des cellules marxistes-léninistes qui, à l’étranger, entretiennent des relations avec les mafias kosovares d’Europe occidentale. Selon Interpol, “les Albanais du Kosovo contrôlent la plus grande partie du trafic d’héroïne en Suisse, Autriche, Allemagne, Hongrie, Tchéquie, Norvège, Pologne et Belgique”, et les Kosovars constituent 14 % des arrestations d’Interpol pour trafic de drogue (1).

En février 1982, des militants maoïstes partisans de la dictature d’Enver Hodja fondent, en Turquie, le Mouvement pour la République albanaise de Yougoslavie (LRSHJ), fusion de quatre groupuscules maoïstes: le Front populaire, le Parti communiste marxiste-léniniste de Yougoslavie, le Mouvement pour la libération du Kosovo et des territoires albanais occupés, créé par Jusuf et Bardosh Gërvalla, et l’Organisation marxiste-léniniste du Kosovo, de Kadri Zeka. Un an plus tard, des militants désireux de porter la guerre en Serbie font scission et fondent le Mouvement national pour la libération du Kosovo (LKCK).

Entre août 1981 et mars 1982, ces militants de la première heure tuent trois Yougoslaves à Bruxelles, puis passent à l’action sur le terrain. D’octobre 1982 à mars 1984, ils commettent neuf attentats à la bombe à Pristina. Les services yougoslaves réagissent brutalement. De 1982 à 1989, 12 000 Kosovars, accusés d’être membres de ces organisations clandestines, sont arrêtés. En 1983, les frères Gërvalla et Kadri Zeka, liés à la pègre kosovare de Bienne, en Suisse, sont assassinés par les services spéciaux yougoslaves.

La transformation du LRSHJ en Mouvement pour la République populaire du Kosovo (LRPK), en 1985, accentue son caractère indépendantiste, anti-yougoslave et pro-envériste (du prénom du dictateur albanais). Nouveau changement de nom: M. Rugova et sa Ligue démocratique du Kosovo (LDK) ayant proclamé la République du Kosovo, reconnue par Tirana, le LRPK devient, en 1993, le Mouvement populaire du Kosovo (LPK). Peu présent dans la province, il gagne en influence dans la diaspora de Suisse, d’Allemagne et de Belgique.

Nul n’ignore, depuis 1987, que M. Slobodan Milosevic instrumentalise la question du Kosovo pour renforcer son pouvoir. Le 1er mars 1989, l’état d’urgence est proclamé au Kosovo et, le 23 mars, la Constitution de la Serbie est modifiée pour réduire l’autonomie de la région. Le 2 novembre, deux cadres du LRPK sont tués à Pristina par les services secrets yougoslaves.

Ces derniers portent alors la guerre à l’extérieur: ainsi, en 1990, à Zurich, une bombe à fragmentation souffle la maison d’un certain Xhavit Haliti. Sous ce faux nom se cache un officier supérieur du Sigurimi, les services secrets de Tirana, spécialement chargé de suivre les “envéristes” kosovars en Suisse et en Allemagne. Cet homme sera l’un des six dirigeants portés à la tête de l’UCK le 13 août 1998 – et l’un des délégués albanais à la conférence de Rambouillet, en février 1999.

Mouvement national, mafia et “services”

FIN 1992, on annonce la naissance d’une mystérieuse Armée de libération du Kosovo – le “président” Rugova doutera de son existence jusqu’à la fin 1997, parlant même de provocation des services serbes. Trois ans durant, l’organisation va se construire patiemment, avec pour ossature les militants du LPK et une double direction siégeant à Pristina et en Suisse.

C’est par des attentats que l’armée secrète se fait connaître jusqu’au 11 février 1996 où elle dépose des bombes contre cinq camps de réfugiés serbes de la Krajina, action qu’elle se sent désormais assez forte pour revendiquer. Deux mois plus tard, huit policiers serbes en civil sont tués à Decani et à Pec.

Le Kosovo, comme l’Albanie septentrionale, fonctionne sur un système de chefferies. C’est pourquoi, en 1996, l’UCK commence à recruter en leur sein: en s’assurant le concours de chefs de clan, l’organisation se dote de solides bases locales, qui lui servent de réserve en hommes et en intendance. L’année 1997 voit un nouveau renforcement à tous les niveaux. Des unités d’action rapide sont mises sur place, fortes de quelques centaines d’hommes. En un an, l’organisation commet quatorze attentats au Kosovo et un en République de Macédoine. Particulièrement bien informée grâce à ses réseaux claniques, elle assassine systématiquement les “traîtres”, particulièrement ceux qui travaillent dans les centres d’écoutes des services secrets serbes. Désormais, elle s’affiche: pour la première fois, trois de ses militants cagoulés, armés et en uniforme, rendent les honneurs à l’un des leurs, tué au combat, au cimetière de Skenderaj, le 28 novembre 1997.

Les premiers partisans de l’UCK ont été entraînés par des officiers albanophones de l’armée et de la police yougoslaves, qui, dès 1991-1992, avaient déserté celles-ci pour intégrer les nouvelles armées croate et slovène. Dès 1996-1997, l’UCK ouvre des camps d’entraînement dans le massif de la Mirdita, au nord de l’Albanie. Elle bénéficie d’un soutien discret des nouveaux services albanais (SHIK), puis de M. Sali Berisha: après sa démission, à la fin du printemps 1997, l’ex-président offre ouvertement son fief de Tropoja aux combattants kosovars. L’armée clandestine a aussi installé des bases arrière en Macédoine occidentale, où la minorité albanaise se concentre: les villages autour de Gostivar, Debar et Velesta, ainsi qu’à Pogradec, à la frontière albano-macédonienne, recèlent de nombreuses caches d’armes, de nourriture et de médicaments.

L’Allemagne, qui abrite une forte communauté kosovare, a réagi comme en 1989-1990, lorsqu’elle aidait les premières milices croates. Dès 1996, le service de renseignements BND étoffe ses bureaux de Tirana et de Rome pour sélectionner et entraîner les futurs cadres de l’UCK. Les troupes de choc des services secrets militaires de Berlin (Kommandos Spezialkräfte) se chargent de l’entraînement opérationnel et fournissent des armes et du matériel de transmission puisés dans les stocks de l’ex-Stasi est-allemande ainsi que des uniformes noirs.

Pour que l’UCK sorte de sa prudence, il faudra l’explosion de l’Albanie en mars-avril 1997. Les émeutiers pillent, dans les armureries de l’armée et de la police, plus d’un million d’armes, dont la majorité, vendues à bas prix, prennent le chemin du Kosovo. De mauvaise facture, elles ne résisteront pas longtemps aux premiers combats du printemps 1998. Pour s’en procurer d’autres, l’organisation a besoin d’argent.

L’armée clandestine utilise ses relations avec la mafia kosovare de Suisse et d’Allemagne. L’essentiel des rentrées provient du trafic de drogue, mais surtout d’escroqueries mises au point en Europe occidentale. Ainsi, en décembre 1997, la police parisienne, lors d’une descente dans le Sentier, démantèlera une cellule du LPK spécialisée dans les fausses factures et la cavalerie, avec des ramifications en Allemagne et en Italie. Deux grosses sociétés de trading dirigées par des Kosovars basés en Suisse font d’ailleurs l’objet d’investigations de la part des justices française, suisse, allemande et russe. A partir de 1997, la collecte des fonds est confiée à l’association Vendlindja Therret (VT, La Patrie t’appelle) qui centralisait les dons du monde entier sur un compte de l’Alternativ Bank à Olten (Suisse). Ce dernier ayant été gelé par la justice le 26 juillet 1998, l’argent transite depuis en liquide dans des valises.

Le 7 janvier 1998, l’UCK annonce qu’elle porte la guerre en “zone 2”, c’est-à-dire en Macédoine: c’est qu’elle ne combat pas uniquement pour la libération du Kosovo, mais pour la création, à terme, d’une grande Albanie, regroupant l’actuelle Albanie, le Kosovo, le tiers méridional du Monténégro et la moitié occidentale de la Macédoine.

A la mi-février 1998, la Drenica entre en rébellion. L’armée de l’ombre lance alors sa première grande offensive: en cinq mois, elle réussira à libérer au moins 30 % du territoire. Mais, dans les villages libérés, l’armée clandestine interdit l’ensemble des partis politiques et s’en prend physiquement aux minorités serbe, tzigane et goran (Macédoniens islamisés). Désireuse d’apparaître comme la première force politique, elle dénonce pêle-mêle M. Rugova, sa LDK et le Parlement kosovar. Elle reçoit, ce faisant, le soutien de MM. Adem Demaçi et Rexhep Qosja, les deux chantres de la Grande Albanie. Le 13 juin 1998, elle nomme son porte-parole, M. Jakup Krasniqi, puis, le 13 août, son “comité politique” (2).
Après les victoires, les revers. Non seulement la contre-offensive serbe reprend les villages les uns après les autres, mais une milice concurrente apparaît à la fin de l’été 1998. Les Etats-Unis souhaitent une formation combattante plus docile: avec de l’argent saoudien et un soutien logistique turc, la Force armée de la République du Kosovo (FARK) voit le jour, sous la direction du “président” Rugova. L’UCK réagit violemment: le 18 septembre 1998, en plein Tirana, elle tue Ahmet Krasniqi, chargé de mettre sur pied la nouvelle armée.

Les combats ont fait huit cents morts et cent cinquante mille déplacés. Mais, le 13 octobre, l’Américain Richard Holbrooke arrache un cessez-le-feu à M. Milosevic. Tandis que les forces de Belgrade quittent lentement le Kosovo, l’UCK multiplie les provocations: elle arrête des cadres de la LDK, réoccupe les positions abandonnées par les Serbes et, en décembre 1998, reprend les combats. Les armes ne manquent pas: des conteneurs entiers transitent par l’Adriatique et arrivent dans le port albanais de Durrës, contrôlé par les mafias locales et par l’UCK; d’autres armes arrivent de Macédoine, sous couvert d’aide humanitaire.

Mobilisation militaire et financière

C’EST l’époque où les diplomates américains entrent en contact avec les dirigeants de l’armée clandestine (3). Ce qui n’empêche pas attaques et représailles de se multiplier. Arrivée divisée à la conférence de Rambouillet, le 6 février 1999, la délégation des Albanais du Kosovo passe rapidement sous la coupe de l’UCK, en particulier de M. Hashim Thaçi, chargé du renseignement. C’est ce dernier qui, à la fin des pourparlers, annoncera la formation d’un gouvernement du Kosovo, destiné à remplacer celui mis en place par M. Rugova en 1992: il en est le premier ministre autoproclamé.

Entre-temps, la direction de l’UCK s’est étoffée. Le “directoire politique” est passé de six à huit membres. L’état-major général est dirigé, depuis le 24 février 1999, par M. Suleyman Silemi, neveu d’un important chef de clan. Il comprend deux chefs de la planification opérationnelle (MM. Rexhep Silemi et Bislim Zyrapi), cinq chefs de zones et cinq responsables de directions spécialisées.

A la veille de la reprise des négociations, avenue Kléber le 15 mars, des combats éclatent au sud et au nord du Kosovo. Le 22 mars, les forces serbes lancent leur grande offensive. Le lendemain, la Yougoslavie est bombardée. L’UCK pense que son heure est venue et que les Occidentaux vont l’aider. Il lui faut vite déchanter, d’autant que l’armée yougoslave vide le Kosovo de sa population civile et prive ainsi les maquisards de leur soutien populaire, notamment dans les zones que Belgrade souhaite conserver en cas de partage de la région.

Un mois plus tard, le bilan est sévère. Les brigades de l’UCK du nord-est et du sud sont écrasées. A la frontière macédonienne, plusieurs centaines de combattants en civil, plus ou moins désarmés, passent avec le flot des vingt mille premiers réfugiés – c’est d’ailleurs pourquoi la police macédonienne freine l’entrée des Kosovars. Dans la nuit du 6 au 7 avril, des hélicoptères de l’OTAN atterrissent dans le camp de Blace, exfiltrant quatre-vingt-dix hommes qu’ils emmènent à Petrovec, l’aéroport de Skopje: là, ils changent d’hélicoptères et partent vers une destination inconnue.

Chassée d’une grande partie du Kosovo, l’UCK se replie dans le nord-ouest de la province, aux frontières du Monténégro et de l’Albanie. Elle tente de tenir coûte que coûte ses positions, en attendant l’arrivée massive d’armes, voire de soldats de l’OTAN. Pour y parvenir, dès la fin mars, elle recrute, de gré ou de force, parmi les réfugiés.

Les communiqués 95 et 96 de l’organisation sont très explicites: de dix-huit à cinquante ans, tous les hommes kosovars exilés et installés à l’étranger sont mobilisables. Si les chargés de famille et tous ceux qui gagnent leur vie peuvent rester à l’arrière pour financer la lutte, les autres doivent rejoindre les maquis. En un mois et demi, vingt mille volontaires sont arrivés d’Occident. A l’ordre de mobilisation militaire s’en ajoute un autre, financier. Ainsi chacun des deux cent vingt mille Albanais de Suisse doit verser 2 000 deutschemarks par mois. Pour sa part, la diaspora de France a envoyé quelque deux cents volontaires, tandis que les travailleurs reversent 50 % de leurs maigres salaires.
Marquée, à l’origine, par ses parrains “envéristes”, l’Armée de libération du Kosovo a d’ores et déjà sensiblement évolué. Les effroyables épreuves subies par la population albanophone du Kosovo – déportations, massacres, “épuration ethnique” – ont élargi sa base. L’expérience du combat, des défaites comme des victoires, contribue à la militariser. La décision prise par les Etats-Unis de miser sur elle, voire de l’instrumentaliser, passe par un encadrement politique plus serré. Une nouvelle UCK est probablement en train de naître.

Notes:

(1) Octavi Marti, “El origine del dinero que financia al ELK”, El Pais, Madrid, 19 avril 1999.
(2) MM. Bardyhl Mahmuti, Albano-Macédonien, membre du LPK en Suisse, Xhavit Haliti, Albanais, ex-officier du Sigurimi, qui vit en Suisse, Hashim Thaçi, Kosovar, Faton Mehmetaj, Kosovar, Sokol Bashota, Kosovar, Jakup Krasniqi, également Kosovar.
(3) Ces rencontres ont lieu le 6 novembre 1998 au Kosovo; le 8 novembre en Suisse; le 17 novembre au Kosovo; début décembre aux Etats-Unis; le 22 décembre au Kosovo; et le 27 janvier 1999 encore au Kosovo.
990501MD12026

ANËTARËSOHU NË GRUPIN MË TË FREKUENTUAR TË ANTIKOMUNISTËVE SHQIPTARË

LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *