HISTORIA

VATRA – 105 VITE NË SHËRBIM TË KOMBIT

SHKRUAJNË: VATRANËT NË MICHIGAN

Me 28 Prill 2017, u mbushen 105 vjet nga Dita e Lindjes se VATRES Shqiptare te Amerikes. Vatrane: GEZUAR DITELINDJEN E VATRES!

Bashkekombas, le ta gezojme se bashku Diten e Shenjte qe i bashkoi shqiptaret e Amerikes ne Vatren historike, e cila mbajti mbi supet e saj shtetin e munguar Shqiptar, qe nga vitet 1912 e deri me 1920 dhe me pas do te ishte serish nej avokate e interesave shqiptare ne SHBA. 105 Vjet ne sherbim te Kombit Shqiptar. Le te krenohemi me Vatren e Shqiptareve te Amerikes, e cila ne 105 vitet e saj e ndjene veten sherbetore te Kombitne Shtetin me te Fuqishem te Botes, SHBA.
Vatra krenohet sot me shume pune te medha Kombetare qe i kryen vatranet ne kohet me kritike:

• I parapriu Pavaresise se Shqiperise dhe orientoi Kuvendin e Vlores qe te shihte nga Perendimi.

• Krijoi Trupat VULLNETARE te Mbrojtjes me 1915, i sterviti per 5 vite, dhe me 1920 i dergoi ne Shqiperi, ku djemte e Vatres i dolen per zot Atdheut, stabilizuan kufijte jugore dhe u bene pjese e Luftes se Vlores. Ata u bene pjese e Gardes Kombetare, packa se Komandantin qe i sterviti ne SHBA dhe i udhehoqi ne Shqiperi, Aqif Permetin, e pushkatuan. Pse? La Ameriken qe t’i sherbente Atdheut.

• VATRA, krijoi qe me 1915 Banden Muzikore te saj, qe njihet si “BANDA KOMBETARE E VATRES” e cila ne Shkurt 1920 shkoi ne Shqiperi dhe ngriti frymen Kombetare me koncertet neper Shqiperi. Banda e Vatres u be pjese e Luftes se Vlores dhe Hymni i asaj Lufte heroike ka per kompozitor dirigjentine Bandes se Vatres, Thoma Nasi.

• Vatra organizoi me 3 Qershor 1917 Fushaten e madhe te ndihmave”Te shpetojme Shqiperine”, ku u mblodhen 150 mije dollare(nje punetor merrte ne ato kohe 5-7 dollare ne jave), jane miliona dollare me kursin e sotem. Keto para u perdoren per te lobuar per Pavaresine e Shqiperise, pavaresi qe e kishim humbur gjate Luftes se Pare Boterore.

• VATRA-Nderhyri prane Presidentit Wilson, qe te shpetonte Pavaresine e Shqiperise. Fan s Noli e takoi Presidentin amerikan me 4 Korrik 1918, tek beheshin homazhet tek varri i Presidentit George Washington, dhe iu Lut, qe te mbronte pavaresine e Kombit me te vjeter ne Ballkan, trojet e te cilit ishin uzurpuar nga fqinjet.

• Vatra organizoi sherbimin e munguar diplomatik ne mungese te shtetit shqiptar: Emeroi delegatet e saj neper Europe dhe SHBA, duke i paguar ata me rroga permes fushatave qe thirreshin”Dita e Delegatit”. Delegatet vepronin ne Kryeqytetet e Fuqive te Medha: Londer, Paris, Washington, Gjeneve etj. Kryedelegati Mehmet Konica paguhej me 1,600 farnga ne muaj. Delegatet diplomatik te Vatres sensibilzuan shtetet e medha qe te njihnin pavaresine e humbur.

• Vatra organizoi nje Fushate te madhe financiare me 1920 -1922, ajo qe thirret Huaja e Pare e Shtetit Shqiptar, patriotin Mithat Frasheri, te deleguarin e Qeverise qe doli nga Kongresi Lushnjes, te kryesuar nga Sulejman Delvina, dhe arriti t’i siguronte shtetit shqiptare 198 mije dollare.

• Vatra shtypi per nevojate shtetit , zyrave, shkollave me shume se 120 mije libra qe i dergoi ne Shqiperi.

• Vatra i qendroi me stoicizem per gati nje gjysem shekulli luftes se ashper qe bene kunder saj Tirana dhe Beogradi.

• Ne Netor 1969, ne pervjetorin e 60-te gazetes se Saj”Dielli” Vatra” organizoi bashkimin e Diaspores shqiptare te Amerikes dhe asaj te Arberesheve te Italise. Ne ate veprimtari 10 ditore, Vatra u tregoi amerikaneve se kush ishin shqiptaret, cila ishte kultura dhe trashegimia e tyre: Konferenca, ekspozita, Mesha te perbashketa per te gjithe besimet, nje parade e madhe me 5 mije veta ne Manhattan, etj…

• Vatra, sot Vatra, duke ringritur deget e saj ne shume shtete te Amerikes se Veriu dhe Kanada si dhe duke organizuar”Miqte e Vatres” ne trojet Kombetare, vazhdon te jete ne sherbim te Kombit ne shekullin e dyte te jetes se saj dhe mbane gjalle traditat, kulturen Kombetare, gjuhen, Historine dhe gjithcka shqiptare.

• VATRA ESHTE VLERE KOMBETARE-TA RUAJME!

• GEZUAR DITELINDJEN VATER SHQIPTARE NE AMERIKE!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *