POLITIKA KOMBËTARE

HIDHEN POSHTË VENDIMET E KONTRABANDUARA

29 PRILL 2017
BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT
KËSHILLI KOORDINATOR PËR SHQIPËRINË ETNIKE

NJOFTIM PËR KRYESITË E PBKD NË TIRANË, OBKD NË PRISHTINË DHE BKD NË SHKUP

Të nderuar anëtar të kryesisë,
Në funkcion të përgjegjësisë që më është besuar nga Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat dhe pas analizës që i kam bërë ngjarjeve të javës së kaluar, me theks të veçant Konferencën e 23 Prillit të mbajtur në Prishtinë, e në të cilën, janë marrë vendime arbitrare për emërim të anëtarëve të ri në Këshillin Koordinator për Shqipërinë etnike, ju njoftoj me sa vijon:

1. Konferenca e mbajtur në Prishtinë, me insistimin e kryetarit aktual për Kosovë, Gazmend Islami, e ka anashkaluar qëllimisht pjesmarrjen e përfaqësuesve legjitim të BKD në Iliridë dhe përfaqësuesve nga Mërgata, duke mos i ftuar fare të marrin pjesë në punimet e saj.

2. Konferenca e mbajtur në Prishtinë, përkundër deklarimit ndryshe në opinionin publik, u keqpërdor rëndë për kontrabandim të emërimeve arbitrare në Këshillin Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike.

3. Konferenca e mbajtur më 23 Prill në Prishtinë dhe sidomos vendimet e saj për emërime arbitrare, janë të papranueshme, sepse, kjo Konferencë nuk është deklaruar fare si Konferencë Zgjedhore dhe, për rrjedhojë, aty nuk janë respektuar fare procedurat e rregullta për zgjedhjen e anëtarëve të ri në Këshillin Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike.

Prandaj, duke respektuar dinjitetin e të gjithë atyre që mbështesin procedurat transparente dhe demokratike për zgjedhjet dhe emërimet në organet drejtuese të Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike, unë, Arbër Gashi, në cilësinë ekzekutive që më ngarkon detyra si Sekretar i Përgjithshëm, i shpallë të pavlefshme vendimet për emërime arbitrare të datës 23 Prill 2017 dhe shpallë 28 Nëntorin e vitit 2017, si datë zyrtare të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike.

Meqenëse Kuvendit Zgjedhor të Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike duhet t’i paraprijnë Kuvendet Zgjedhore në Sekcione, Nëndegë dhe Degë të BKD-së në trojet etnike dhe në Mërgatë, i ftoj strukturat drejtuese në juridiksionet përkatëse, që sa më parë të inicojnë mbajtjen e Kuvendeve në Sekcione, Nëndegë dhe Degë të BKD-së.

Për Kryesitë e PBKD-së në Tiranë, OBKD-së në Prishtinë, BKD-së në Iliridë dhe BKD në Mërgim.

Arbër Gashi, Sekretar i Përgjithshëm
Këshilli Koordinator i Ballit për Shqipërinë etnike
Sekretariati Koordinator i Ballit në Mërgim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *