POLITIKA KOMBËTARE

DËNOJMË AKTET E SULMEVE TERRORISTE

28 Prill 2017

Këshilli Koordinator i Ballit për Shqipërinë etnike, në emër të kryesisë së Partive në Shqipëri, Kosovë e Iliridë, si dhe në emër të anëtarësisë së gjerë në trojet shqiptare, dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist ndaj deputetëve të Parlamentit të IRJM-së dhe i shprehë përkrahjen e plotë politikës së matur, kombëtare dhe euro-atlantike të z. Ziadin Sela, kryetar i LR – PDSH.

Gjithashtu, strukturat e Ballit i bëjnë thirrje subjekteve politike shqiptare që të vetëdijësohen, të reflektojnë dhe të nxjerrin përfundime mbi punën që kanë bërë deri më tash, e cila, sipas premtimeve, është dashur të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarin shqiptar në siujdhesën ilirike dhe jo lider të përgjakur, mbi të cilët hedhin valle kriminelët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *