OPINIONE

URIM I SHOQATËS SË INTELEKTUALËVE GJITHSHQIPTARË “TROJET E ARBRIT”

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit ” ju uron gjithë shqiptarëve të krishter anë e kënd trojeve shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare, Festën e Pashkëve. Kjo festë simbolizon për shqiptarët ringjalljen shpirtërore në të gjitha trojet etnike. Simbolizon forcën e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur. Koha në të cilën po kalojmë është një kohë kur një pjesë e shqiptarëve e kanë humbur orientimin shpirtëror dhe kombëtar.

Shoqata “Trojet e Arbrit ” fton të gjithë shqiptarët pa dallim, që të kultivojnë në vepër tolerancën ndërfetare brendashqiptare dhe t’i thonë stop gjërave të mbrapshta, sepse dikur do të jetë shumë vonë. Ardhja e kohës së ruajtjes së Kishave Shqiptare me polici, është një shenjë e keqe e marrëzisë në trojet tona etnike.

Gjithashtu, me rastin e Festës së Pashkëve, urojmë të gjithë intelektualët shqiptarë, të cilët për trembëdhjet vjet na përkrahën në rrugën e orientimit të drejtë, shkencorë dhe kombëtar. Urojmë që Festa e Pashkëve të kaloj në qetësi të plotë dhe familjet që festojnë të kenë gëzime, paqe, harmoni dhe lumturi në mesin familjar!

Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë”Trojet e Arbrit”

Nue Oroshi Kryetar  –  Ermelinda Kashah Nënkryetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *