OPINIONE

TREGIME KONSPIRATIVE PËR LUFTËN

Shkruan: Sefedin Krasniqi – Koordinator i Komitetit të Ballit Kombëtar Demokrat në Zvicër

Në ditën e rënies heroike të heroit të kombit Salih Çekaj, deshta të shkruaj një shkrim, por fatkeqësisht, ende pa e shkruar rreshtin e parë, ia lexova statusin një komandanti që e kishte përkujtuar Salih Çekajn. Më erdhi keq për Saliun dhe i derdha dy lot për të… dhe më vjen keq që bëra, pothuajse, një antishkrim!

Basri Çapriqi

L I R I A
asgjë e re s’ndodh dhe do të shkojmë në fund
në fund të fundit
liria është një mut i madh
dhe s’e vlen as jetën ta japësh për të,
as atë cikrrimë lirie si s’i lodh
ata hanë hekur me dhëmbë,
liria është faj i rëndë
që bartim lidhur në qafë e shpiejmë diku larg
ku s’dinë as ata që hedhin hapa mamutësh
liria është një mut i madh të lodhin heronjtë
dhe kurvat të mbesin në qafë
ata hanë hekur me dhëmbë
ato hanë hekur me dhëmbë
dhe të shtrydhin me fjalime të gjata
për paqen dhe pastertinë e racës
ata i lodh paqja ma sjellin lirinë në pjatë
dhe thikën në tryezë ma marrin frymën
kur u pëlcet lëvozhga nga qetësia
Prishtinë, 1996

****

CILA MUZË I KA PËRSHPËRITUR NË VESH POETIT?

Nuk e di për dhe në çfarë rrethanash e ka shkruar Basri Çapriqi këtë poezi as cili ka qenë ai moment i trishtë që e ka shty të bëj krahasime të këtilla tmerruese, por të shkruash një poezi në vitin 1996, e cila plotë 20 vjet më vonë tingëllon më fuqishme se kur është shkruar, vetëm duhet të pyesim cila Muzë duhet t’i ketë pëshpëritur në vesh!? Cila Nimfë kujdestare ia ka ndritur mendjen të bëj një poezi që vret sa herë dëgjon këngë për dëshmorët dhe u mbahen përvjetorët. Kush është ajo dritë vezulluese që i ka ndritur mendjen dhe të bëj këtë poezi ku ajo që është me e shenjta- Liria- të cilësohet në këtë mënyrë dhe ta përshkruaj gjendjen psikologjike, shpirtërore, kulturore po edhe ekonomike (përkundër një ndryshimi kozmetik) të shqiptarëve sot. “Këto janë vargjet më të trishta” do të thoshte George Steiner, kur liria na peshon më rëndë se okupimi shekullor. Jetojmë kohën ku të gjithë “Liri-dhënësit” na kanë mundësuar të lëvizim lirshëm, ta zëmë nëpër Prishtinë, Tiranë apo Shkup a Tetovë, por na kanë pushtuar çdo gjë tjetër. Njerëzit kanë folur gjithmonë vetëmeveti, por tash po flasin vetëmeveti dhe me zë. Ti e shikon dhe mendon që po flet me dikë në iPhone dhe me shikim ia kërkon dëgjueset në vesh, por nuk ia gjen, se nuk i ka. Flet me zë, vetëmeveti!

Nëse ulesh në tavolinë, pyetja e parë është “A ka ndonjë lëvizje të re nga armiku”? Ëoë, thua, vallë ende s’ka mbaruar lufta? Jo, lufta ka mbaruar, por lufta për të treguar se dikur ka qenë komandant ( që në fakt s’ka qenë kurrë) dhe kjo shprehje i ka mbetur nga Shtabi vëzhgues…

Pyetja e dytë, çka do që tregon, edhe nëse i tregon se mbrëmë ke pi tambël zogu, edhe pse zogjtë s’kanë sisa as tëmbël, prapë nuk e impresionon por pason pyetja si prej topi, “ky nuk është lajm”! Wow, thua, sa i cektë që jam? Kompleksohesh pse fola more? Edhe pse bashkëbiseduesin e njeh, edhe pse e di që s’është askushi, prapëseprapë mundohet të bind se është qendra e lajmeve, madje mu strumbullari ku merren dhe jepen lajmet, sepse është vetë lajmi! Demek, qendra e inteligjencës! Dhe pyetja e tretë është “Allahile çka te tha ai tipi, ajo tipja për mu? Sidomos nëse është tipe. Dhe ti prapë mundohesh t’i tregosh të vërtetën, se s’ka thënë gjë dhe as që i ka rënë mend për ty. Ai prapë ta kthen duke të lënë pa fjalë, “le, le, thuaj e njohim neve (flet gjithqysh në shumës) edhe pse është vetëm një qe flet dhe s’ka askush tjetër rreth tij as ulur në tavolinë.

Tash puna e kurvave do t ’ishte e tepërt ta analizojmë dhe ta krahasojmë me lirinë e vërtetë. Më në fund, e kemi kuptuar se liria paska mundësi të jetë si kurva që e paguan dhe ik në rrugën tënde. Njerëzit kanë dashur ta kenë lirinë së paku si dashnore për të mos thënë si gruan me te cilën mezi e presin natën për të rënë në shtrat me te.

Por, ja që ata që e “sollën lirinë” ua prishën edhe imazhin e lirisë dhe lezetin e saj. Ata ua prishën edhe këngët edhe lutjet kushtuar çlirimtarëve duke shkelur mbi gjakun e tyre. E pse jo, sikur mos të ishin këta faqezinj, si do të binin dëshmorë. Vetëm këta, as Zoti jo, ua kanë mundësuar të bien dëshmorë, jo për atdheun dhe lirinë e shqiptarëve, por për kurvat e shtabistave komandantë. Oh, sa mirë që s’kam rënë dëshmor dhe këta pizivenga të më vajtojnë me referatet e tyre të mërzitshëm që u vjen era spermë dhe erë droge.

Të gjithë putanave u kërkoj falje, por poeti Çapriqi i ka fajet, se kurrë nuk do t’i kish përgojuar, madje ato janë shumë më të fisme se këta shtabistat tonë që ende na çajnë çapellën me rrena dhe konspiracione për luftën që s’e bënë kurrë. Këta konspiracionistë që na flasin “sikur janë raca më njerëzore, më e pastër e shqiptarisë” e në të vërtetë janë veçse plehra që historia do t’i shtrydhe fort dhe shkel pamëshirshëm, sepse këta në të vërtetë nuk janë të racës tonë fare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *