POLITIKA KOMBËTARE

SHOQATA “SALI ÇEKAJ” NË ZVICËR, ORGANIZON AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR HEROIN E KOMBIT

Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër, më 22 prill të këtij viti organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Heroit të Kombit – Sali Çekaj.

Kryesia e Shoqatës “Sali Çekaj” i fton bashkatdhetarët shqiptarë, si dhe anëtarët e shoqatës me familjet e tyre, që të nderojnë me pjesmarrje këtë Akademi Përkujtimore për Heroin e Kombit, Sali Çekaj.

Akademia Përkujtimore mbahet nën patronatin e Kryesisë së Shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër.

ADRESA KU DO TË MBAHET AKADEMIA PËRKUJTIMORE:

Dägersteinstrasse 1, 6210 Sursse (LUZERN), duke filluar nga ora 18:30.

Për Kryesinë e Shoqatës “Sali Çekaj”

Saim Tahiraj, Kryetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *