POLITIKA KOMBËTARE

PSE SHIK-un NUK E ,,MBRON’’ XHAVIT HALITI, QË ËSHTË BABAI I TIJ, PO IA LENË TA ,,MBROJ’’ KADRI VESELIT…

SHKRUAR NGA SHEFQET JASHARI – STROFCI 2013

Babai i SHIK-ut të LPK- PDK-së, Xhavit Haliti po tregon se ka fituar aftësi dhe përvojë të jashtëzakonshme për t’i mshehur gjurmët e veprimtarisë së tij kriminele ndaj UÇK-së, Kosovës , Shqipërisë, popullit dhe kombit shqiptar, kur në vend se ai të përgjigjet para opinionit publik, për veprimtarinë e SHIK-ut, para se të përgjigjet para organeve të drejtësisë, e detyron njërin prej pionëve të tij Kadri Veselin, një nëhallëligë nga shëndeti, nga shpirti dhe zemra, të rrahi gjoks, se ai është i pari i SHIK-ut.

Sa i përket gadishmërisë së Kadri Veselit, për ta marrë mbi veti tërë përgjegjësinë e veprimtarisë kriminele të SHIK-ut, duke u vetëshpallur ‘’i pari’’ i atij shërbimi, tregon se ai është pioni- robi më i besueshëm i Xhavit Halitit. I uroj sukses që ta mbrojë Xhavitin, por me siguri do të mbetet ‘’me dy këmbët në baltë.’’ Atë nuk mund ta mbrojnë as avokatët anglez, as Tom Gashi, e lere më argati i tij Kadri Veseli, pasi që egzistojnë fakte të pa mohueshme se Xhavit Haliti është themeluesi-babai atij Shërbimi.

T’i shohim faktet: Xhavit Haliti në Intervistën e tij të botuar në ”Zëri” ,( nga 05 – 17 shkurt të 2001) dëshmon se ”…në vitin 1989-1990, kur ne kemi shkuar në Shqipëri dhe kemi biseduar me, në atë kohë me presidentin Ramiz Alija, i cili ngarkoi një strukturë nga Shërbimi Informativ Shqiptar dhe ngarkoi këshilltarin e tij të parë ushtarak, zotëri Adem Çopani, që të merrej me ne…” Se ç’far raportesh kanë ekzistuar në mes Halitit dhe Sigurimit të Shqipërisë na tregon vet Haliti kur thot: ” Adem Çopanin në një farë mënyre, e kam pasur mentor dhe jam takuar me të sa herë që kam kërkuar unë…’’
Xhavit Haliti na jep të dhëna dhe fakte të rëndësishme se kush e ka krijuar SHIK-un e LPK-PDK-së, në intervistën e dytë dhënë ”Zërit” (24 mars 2003- 9 prill, 2003). Ai tregon se qysh në vitet e ‘’90-tës, kishte për qëllim të themelonte një Shërbim Informative. Ai dëshmon: ” Ne synonim që të kishim në Kosovë një strukturë, ku të ndanim njerëz të veçantë për të krijuar një gardë, një shërbim informativ, një ushtri…” Haliti dëshmon se për krijimin e Shërbimit Informativ të LPK-së është konsultuar me ekspert të Sigurimit të Shqipërisë: ” Më pas jam konsultuar me njerëz që marrin vesh nga këto punë, të cilët ishin kryesisht ekspert shqiptarë si Adem Çopani, Shaban Braha, e disa të tjerë. Është biseduar në vazhdimësi me oficerë të karrierës, që e njihnin artin ushtarak, si dhe mënyrën e organizimit të shërbimeve informative…”.

Këto janë fakte të mjaftueshme që prokurorët e EULEX-sit, të japin urdhërin të burgoset dhe të vihet nën hetime ‘’babai’’i SHIK-ut Xhavit Haliti.
Sa i përket përgjegjësisë së pionëve dhe argatëve të Xhavitit, që ishin ‘’peshkaqenë ’’ të SHIK-ut të tij, pra edhe Kadri Veseli, organet e drejtësisë do ta vlerësojnë në bazë të nivelit të robërimit të tyre ndaj urdhrave të Xhavit Halitit. Kanë qenë të shkelur për toke prej tij, duke i kryer detyrat që ua ka besuar pa hezitim, apo i kanë bërë me ‘’ojna’’ duke gjetur ndonjë arsyetim, për të mos i kryer të gjitha detyrat që ua caktonte për t’i kryer.
Është për t’u habitur me shkurtëpamësinë dhe naivitetin e skajshëm të krerëve të PDK-së dhe të ‘’peshkaqenëve’’ të SHIK-ut , të cilët me cirk -shfaqjen teatrale qesharake, që e luajtën në Bare të Mitrovicës( pjesën e parë) me Kadri Veselin, personazhin kryesor, i cili u mundua ta lunte rolin e një qytetari të ‘’pa parti’’. Por ‘’partia nënë’’ e kuqaloshëve shqiptarë, e bëri ‘’anëtar’’me librezë Kadri Veselin. E luluan Kadriun me mesazhe, falenderime, mirënjohje ‘’kryebajraktarët’’: e nanoistëve, e ‘’farës’’ruse dhe e ,,pionierëve’’ të Enverit. Dhe pastaj në pjesën e dytë të cirkut-qesharak, Kadri Veseli i tregoi aftësitë e tija organizative dhe diciplinore, për t’i treguar botës se as Stalini dhe as Enveri dhe as Polpoti nuk kanë vdekur. Se janë sokolat e PDK-së që ato ‘’vlera’’ të prijsëve të dalluar të kryekuqaloshve të botës do t’i mbrojnë me vepër e jo me fjalë. Shih beter me sy, 99.9% të votave i fiton ,,sugari’’ i dytë i Xhavititi, Hashim Thaçi. Pothuajse po aq i fiton edhe sugari i parë i Xhavitit, Kadri Veseli. Veseli arriti edhe një fitore i cili nga ‘’anëtari i thjeshtë’’ i PDK-së, në një afat prej dy javësh, arrin të bëhet zëvendës i parë i Hashimit. A nuk tregon kjo se Kadri Veseli nuk ishte person ‘’pa parti’’, po ishte person mbi parti. A nuk është ky një argument i pa mohueshëm se SHIK-u nuk ka dalur në ‘’pension’’ por vepron me kapacitet të plotë, kur fjala e Kadri Veselit peshon më rënd se fjala e të gjithë krerëve të PDK-së, së bashku. Vetëm fjalët e Xhavitit peshojnë më rënd se fjalët e Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe të gjithë krerëve tjerë të partisë sokoleshë të kuqaloshëve shqiptarë. Dihet se Hashim Thaçi ishte para lufte i barabartë me Kadri Veselin. Të dytë ishin të zgjedhurit e Xhavitit, për të bërë grusht politik kundër Kryesisë së LPK-së. Atë detyrë e patën kryer me sukses. Edhe në përvetësimin e njësive guerile të Republikës së Kosovës, edhe në ‘kapjen për fyti’’ të UÇK-së e ndihmuan Xh. Halitin dhe A. Sylën dhe patën shumë ‘’sukses’’.

Por këta dy ‘’pehlivana’’ të Xhavitit u treguan të suksesshëm sidomos pas luftës. Hashimi Thaçi, si politikan i kalibrit të Enver Hoxhes, ndërsa Kadri Veseli , si hetues i kalibrit të Kadri Hazbiut, arritën t’ua përgadisnin terrenin nanoistëve të çartur për pushtet, bajraktarëve të ‘’farës ruse’’ dhe ‘’pionierëve’’të Enverit ta marrin pushtetin mbi Kosovën dhe qytetarët e saj, parakusht ky, që ua mundësoi pastaj ta bëjnë Kosovën pronë të tyre personale.

Opinioni ynë në saje të gazetës kombëtare’’Bota sot’’, u njoftua për veprimtarinë kriminele të SHIK-ut të Xhavitit-LPK-PDK-së, me kohë. Edhe për Kadri Veselin, gazetarët e Bota sot kanë shkruar në bazë te dhënave të sigurta se ai i përket ‘’gropës së zezë’’ të SHIK-ut. Për këtë punë ,,shumë të vlefshme kombëtare’’ dora e zgjatur serbe e instaluar në SHIK-un e Xhavitit-LPK-PDK-së, i përdori të gjitha mjetet krminale kundër stafit të gazetës, botuesit dhe gazetarëve të saj. Siç dihet ‘’peshkaqenët’’ e SHIK-ut, ua morën jetën dy gazetarëve të saj të shquar, trima dhe atdhetarë të kulluar, Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetitit.

Siç po shihet Kadri Veseli, në kohën e fundit ka marr edhe disa detyra tjera për t’i kryet nga i pari-bajraktari i SHIK-ut, Xhavit Haliti: Të bëjë përpjekje për ta bindur opinionin publik me gënjeshtra e shpifje se ‘’SHIK-u nuk ishte pjesë e asnjë partie’’. Dhe se ai ka pasur ‘’bashkëpunim me pjesën më të madhe të koloritit politik’’. Me siguri fjalët e tij ‘’do të pinin ujë’’ po qe se SHIK-un nuk do ta formonte Xhavit Haliti, por do ta formonin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, Se kush është Xhavit Haliti dhe për interesa të kujt punoi dhe po punon e ka të qartë opinioni ynë publik. Ky fakt e bënë me diplomë të shpifësit dhe të gënjeshtarit Kadri Veselin, pa i numëruar edhe shumë fakte tjera siç janë, vrasjet politike të veprimtarëve të dalluar të Kosovës dhe të LDK-së. Shtrohet pyetja pse u vranë gjithë ato personalitete: politikanë ushtarakë, ushtarë të dalluar të UÇK-së, gazetarë dhe veprimtarë tjerë, që i përkisnin vetëm krahut institucional të Republikës së Kosovës, dhe asnjë prej tyre nuk i përkiste veprimtarëve të LPK-LBDK-së, që i përkisnin aleancës së kuqaloshëve shqiptarë të themeluar në pranverën e vitit 1993 në Zurich-Zvicër. Pra, këto deklarata të Kadri Veselit, janë rrena ‘’për hava’’. Është një përpjekje qesharake për t’i bërë përgjegjës për krimet e atij shërbimi sekret të gjitha subjektet politike të Kosovës. Po ja bëjmë me dije Kadri Veselit, se këtë rrenën e tij që po mundohet ta bëjë të vërtetë, e patë hudhur për toke kolegu i tij Jakup Krasniqi, në intervistën e tij të botuar në ‘’Epoka e re’’ më 28 qershor 2005, i cili pat dëshmuar:

” PDK-në dhe SHIK-un e lidh e kaluara e përbashkët-çlirimi i Kosovës. Pas luftës çlirimtare PDK-ja e ka filluar veprimtarinë e vet politike, kurse SHIK-u e ka vazhduar veprimtarinë e vet në shërbim të informimit”. Pastaj Krasniqi vazhdon: ‘’…unë kam qenë i kyçur edhe në radhët e UÇK-së, dhe po ashtu kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm, i cili e ka pasur SHIK-un….” Pra, sipas dëshmisë së Jakup Krasniqit, vërtetohet se Haliti e kishte instaluar SHIK-un e tij edhe në SHP të UÇK-së, me qëllim që t’i detyronte argatët e tij dhe të Azem Sylës, t’i kryenin urdhrat e tyre. Siç po shihet, Krasniqi nuk e përmend ndonjë parti tjetër përpos PDK-së, që ishte e lidhur me SHIK-un. Kjo dëshmon se në krimet e SHIK-ut janë hisedarë edhe lidershipi i saj.
Se sa i fuqishëm ishte Xhavit Haliti dhe Azem Syla në SHP të UÇK-së, në saje të SHIK-ut të tyre, tregon Muhamed Kelmendi, ish zëvendës kryetar i ish- LPK-së, në librin e tij: ‘’Pse nuk u ndërtua fronti për çlirimin e Kosovës’’. Ai dëshmon se Xhavit Haliti në ‘’shtatorin e vitit 1998’’i kishte thënë në Tiranë: ”Azem Syla dhe unë jemi ata që vendosim në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm (…)Askush nuk mund të largohet , afrohet dhe bëhet anëtar pa mendimet e ne të dyve. Prandaj, Muhamet, shko më mirë tek Azem Syla se ai të respekton, por duhet që të nënshtrohesh në formë ndaj tij, edhe nëse nuk e do, sepse ti e njeh atë se çfarë dobësie ka, e di si punon etj, në mënyrë që kur të propozojë, të futesh anëtar i Shtabit…’’

A nuk tregon kjo se SHP i UÇK-së, realisht ishte një shtab i ndërtuar nga SHIK-u i Xhavit Halitit dhe pionët e Azem Sylës. A nuk tregon vetë Xhavit Haliti se ai dhe Azem Syla, ishin ’’krye krokodillat’’ e UÇK-së, dhe ‘’kryekrokodollat’’ e SHIK-ut. Ndërsa Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin argatët më besnik të tyre. Siç dihet Hashimin e bënë drejtor për t’i kryer urdhërat e tyre në Drejtorinë politike të UÇK-së, ndërsa Kadri Veselin për t’i përcjell urdhërat e tyre tek’’peshkaqenët ’’ e SHIK-ut të tyre.

Sa i përket falsifikimit të historisë, që ‘’peshkaqenët ’’ e SHIK-ut, rrahin gjoks se ata janë çlirimtarët e Kosovës, së bashku me bajraktarët e ‘’farës ruse’’, ‘’pehlivanët’’ e Nanosit dhe me ‘’pionierët’’e Enverit, që u tubuan në të ashtuquajtën PDK-në e pasluftës, nuk ka të bëjë aspak me të vërtetën. Faktet tregojnë se ata punuan me vetëdije dhe pa vetëdije në realizimin e planeve dhe skenarëve të Beogradit për pastrimin etnik të Kosovës.
Por ata që dinë të mendojnë nuk manipulohen me rrenat, shpifjet dhe falsifikimet e tyre, pasi që e kanë të çartë se kush e çliroj Kosovën, se kush punoi me mish e me shpirt për çlirimin e saj, se kush e vodhi, kush e plaçkiti, kush e rjepi dhe kush e sakatoj duke e rrëzuar për toke të plagosur për vdekje!
Edhe kopallat e Kadri Veseli se‘’ SHIK-u ka pasur për synim që Kosova të ‘’mos konsiderohet si njollë e zezë, ku sundon krimi i organizuar dhe të mos konsiderohet çerdhe e terrorizmit’’, janë qesharake dhe naive, që nuk mund t’i besoi as një njeri që i ka ‘’dy kokrra’’ mend. Faktet e shumta dëshmojnë se SHIK-u është qendra e krimit të organizuar, është qendra e mafisë politike dhe ekonomike e lidershipit të PDK-së. Po të ishte ai synim i SHIK-ut, me siguri Kosova nuk do të katandisej në këtë gjendje të mjeruar, ku qendrat ndërkombëtare që merren me studimin e krimit të organizuar, Kosovën e radhisin në mesin e vendeve më të kriminalizuara dhe më të korruptuara të botës!

Kadri Veseli, duke mos e mohuar konstatimin e intervestuesit të JNK, se ‘’njerëzit që kanë informata, kanë fuqi’’ , ai fuqinë e ‘’peshkaqenëve’’ të SHIK-ut e konsideron se ishte ’’humanizmi dhe sjellja në interes të shoqërisë e atdheut’’?! Po të ishte e vërtetë kjo deklaratë e Kadri Veselit, Kosova nuk do të katandisej qysh është zi e ma zi!! Nuk do të bëheshin gjithë ato vrasje politike gjatë luftës dhe pas luftës! Nuk do të katandisej ekonomia, shëndetësia arsimi, drejtësia dhe policia në këtë gjendje të mjeruar! Nuk do të plaçkitet pasuria e saj nga ’’peshkaqenët’’ dhe ‘’krokodillat’’ e SHIK-ut, dhe të argatëve të tyre që u bënë pari e PDK-së.

Edhe pse ka argumente se SHIK-u, e ka pasur arkivin e veprimtarisë së tij , Kadri Veseli po e gënjen opinionit publik kur deklaron se ‘’SHIK-u nuk kishte informacione të hedhura në letër dhe nuk kishte stoqe të informatave -një arkiv’’. Kjo deklaratë e tij dëshmon se babai i SHIK-ut, duke e parë rrezikun e zbulimit të dokumentacionit që dëshmon për veprimtarinë kriminele të SHIK-ut të tij, i ka dhënë urdhër zëvendësit të tij Kadri Veselit që ta zhdukin arkivin e qendrës së krimit te organizuar, ose ta sigurojnë në ndonjë vend të sigurt.
Deklarata e e shefit të SHIK-ut Halil Qadraku dhe shefit për moral dhe informim Sadik Halitjaha të Zonës Operative të Pashtrikut, të botuar në Bota sot, më 3 shkurt 2003, nga Bajrush Morina me titullin: A ekziston Shërbimi informativ i Kosovës-SHIK-ut, i hudhin poshtë si të pa vërtetë dëshmitë e Kadri Veselit .

Do ta shënojmë të plotë atë deklaratë:
‘’USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVES -sekret.-
ZONA OPERATIVE E PASHTRIKUT
Nr. i prot: 02/2-3/23 më 14.03.99
DEKLARATË

”Unë shefi i shërbimit informativ Halil Qadraku dhe shefi për moral dhe informin Sadik Halitjahja lëshojmë këtë deklaratë:
Mbi situatën, rrjedhat, pengesat, bllokadat në vijën e komandimit të Zonës Operative të Pashtrikut (ZOP), duke filluar nga komandanti i ZOP-it, i cili nuk ka qenë aspak koperativ me stafin e komandës, sidomos me ne që lëshojmë këtë deklaratë, nuk ka pasur asnjë herë takim zyrtar as këshillimore e as spontane, përpos referimit të përbashkët edhe pse në çdo referim i është raportuar, tërhequr vërejtja asnjëherë nuk ka ndërmarrë asgjë për të penguar veprimtarinë kundër UÇK-së.

Gjithmonë është shoqëruar dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Sylejman Kollqakun, Nexhmedin Kastratin, Sami Sejdiun dhe të tjerë duke u arsyetuar se ata janë zyrtarë në emër të SHP dhe ata pas tri ditësh pas ikjes së tij nga zona. Syla mendohet se ka marrë me veti turkun e quajtur Hasan, dhe një sasi të madhe të hollash që i janë parë turkut duke i numëruar në dollarë dhe DM.

Me bllokadën që i janë bërë sektorit të SHIK-ut nga komandant ”DRINI” dhe vija komanduese i është lënë teren i hapur veprimi sipas sugjerimeve të Sylë Kollqakut në bashkëpunim me Ukë Bytyqin. Kjo e keqe ka kaluar aq thellë sa janë vërejtur dallime nënçmuese ndaj luftëtarëve të mëhershëm dhe komandës së SHP të UÇK-së duke i akuzuar për paaftësi dhe duke i verë para përgjegjësisë që duhet ta bartin në të ardhmen për tërë dëmet e luftës.

Për këtë deklaratë marrim përgjegjësinë si të vërteta dhe mund ta dëshmojnë :

1.N.K-danti i logjistikës për ZOP( Skender Krasniqi)
2.N.K-danti i Financave për ZOP(Ismat Tara)
3.Kom. i Komp.së PU( Nexhmedin Krasniqi) dhe të gjithë ata ushtarë që kanë pasur kontakt me të lartëshënuarit’’

Për deklaratën e nënshkruar ju garantojmë në vërtetësinë e saj, ndërsa në të kundërtën pranojmë ndëshkim kapital.’’

S. H / H.Q Eprorët:

Punuar në tri kopje: Sadik Halitjaha dhe

1. Arkivit Halil Qardaku
2.Shtabit të Përgjithshëm
3. SHIK-ut pranë Shtabit të Përgjithshëm’’

Siç po shihet, deklarata është shtypur në tri kopje dhe autorët e saj e kanë dërguar në tri adresa: 1. Arkivit, 2. Shtabit të Përgjithshëm, 3. SHIK-ut pranë Shtabit të Përgjithshëm. A nuk është kjo deklaratë e nënshkruar prej njerëzve të SHIK-ut, një fakt i pa mohueshëm, që dëshmon se Kadri Veseli, është një gënjeshtarë naiv, i cili edhe faktet e pa mohueshme mundohet t’i mohojë. Pra, ky dokument dëshmon se SHIK-u i ka ruajtur informacionet dhe se ato informacione i kanë shënuar në letër. Ky dokument i lëshuar nga argatë të SHIK-ut, e ka edhe një rëndësi të veçantë për vet faktin se plotësisht përputhet me deklaratën e Jakup Krasniqit i cili deklaron se ‘’SHP i UÇK-së e ka pasur SHIK-un…’’ , por edhe e ndriçon shkakun vrasjes së dy komandantëve të krahut institucional të UÇK-së, të Kadri Rexhes dhe të Ukë Bytyqit.

Është e ditur se krerët e PDK-së e kanë mohuar ekzistencën e SHIK-ut, duke i konsideruar shpifje faktet e gazetës kombëtare’’Bota sot’’, që e njoftonte opinionin publik se SHIK-u është një shërbim sekret i PDK-së. Vetëm kur ‘’peshkaqenët ’’ e SHIK-ut, u siguruan se Kosova me pasurinë dhe institucionet e saja shtetërore u përvetësuan nga argatët e tyre që i vuan në krye të PDK-së, e urdhëruan Jakup Krasniqin të japi një intervistë për gazetën e tyre ‘’Epoka e re’’(më 28 qershor 2005) për të deklaruar se ‘’SHIK-u ekziston dhe se ai duhet të institucionalizohet’’. Sikur të ishin të vërteta deklaratat e ‘’peshkaqenëve’’ të SHIK-ut, se ai sigurim është krijuar për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, nuk do të mbahej sekret ekzistenca e tij, por do të krenoheshin, për të bëmat e tij, po të kishin pasur fakte konkrete dhe të besueshme për opinionin publik. Le të na tregoj me fakte ‘’sugari ‘’i Xhavit Halitit, zotëri Veseli, së paku për një rast, që SHIK-u i tij dhe i patronit të tij, e kanë shpëtuar popullsinë e pa mbrojtur të Kosovës nga një masakër e planifikuar e policisë apo paramilitarëve serb?! Përkundrazi, është e ditur se argatët e SHIK-ut, në shumë raste tërthorazi e kanë ndihmuar policinë dhe ushtrinë serbe për ta masakruar popullsinë e pa mbrojtur, duke i gjuajtur me disa predha bazat e ushtrisë serbe nga fshatrat, ku popullsia nuk kishte kurrfarë organizimi, as për mbrojtje dhe as për sulm. ‘’Trimat’’ e SHIK-ut me shpejtësi largoheshin nga vendgjuajtja, kurse UÇK-ja as që ishte aty pari. Në ato raste paramilitarët, policia dhe ushtria serbe veheshin në veprim për ta dënuar popullsinë e pa fajshme, duke bërë krime dhe masakra të llojllojshme mbi të. Kishte edhe raste tjera kur argatët e SHIK-ut nuk e lejonin popullsinë të largohej nga vendbanimet e tyre, edhe pas shihej me sy se policia dhe ushtria serbe i kishte cak të hakmarrjes vendbanimet e tyre. Ku pastaj pasonin dhunimet dhe masakrat e ndryshme ndaj asaj popullsie të pa mbrojtur nga askush.

Pra, është e kundërta e asaj që flasin zotërinjtë e SHIK-ut. Faktet e shumta flasin se veprimtaria e tyre ishte e drejtuar në realizimin e interesave te tyre të liga personale, që shkonin në dëm të Kosovës dhe qytetarëve të saj, e në dobi të planeve dhe skenarëve serb për pastrimin etnik të Kosovës, që ajo ta përjetonte fatin e Sanxhakut të Nishit, Pazarit të Ri, dhe të Toplicës.

Të shohim se çka flet, njohësi i mirë i veprimtarisë kriminele të SHIK-ut gazetari i ”Botës sot” Bardhyl Ajeti, në komentin e tij: ’’Dështimi i shpifësve dhe demaskimi i SHIK-ut’’ të botuar më 13 prill 2005, fakte këto që u bënë shkak për ta vrarë ‘’peshkaqenët’’ e SHIK-ut.

”Kush është SHIK-u dhe cila është veprimtaria e tij? SHIK-u është shërbim informativ i PDK-së i cili udhëhiqet nga këta tre persona: ,,Luli” dhe ”Petriti” ndërsa ”Zeka” është lider shpirtëror i saj” . ”Ky shërbim informativ, i cili ka lidhje të forta dhe mbështetje me disa nga zyrtarët më të lartë të PDK-së, ka punuar pandërprerë për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe për likuidimin dhe kërcënimin e njerëzve më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Pjesëtarët e SHIK-ut në Kosovë mund të jenë një ndihmesë e madhe për Gjykatat e Kosovës në denoncimin e kriminelëve, të cilët kanë urdhëruar apo marrë pjesë drejtpërsëdrejti në krimet politike në Kosovë. S’do mend se të gjitha vrasjet politike në Kosovën e para dhe pasluftës mund të lidhen drejtpërdrejti me strukturat mafioze-politike të dirigjuara e të udhëhequra nga njerëz të SHIK-ut, të cilët gjejnë bashkëpunim të ngushtë me shërbimet informative të Shqipërisë dhe të Serbisë….”. ”SHIK-u, ky shërbim ilegal informativ nuk i duhet Kosovës. Kosova do të ketë shërbimet e saja informative në kuadër të Qeverisë së shtetit të Kosovës, por ky shërbim informativ do të jetë i popullit. Sot SHIK-u duhet ta thotë të veten, sepse ata kanë thirrur në biseda ”informative”shumë aktivistë të LDK-së, shumicën e të cilëve i kanë dërmuar së rrahuri, kanë thirrur shumë vajza të bukura dhe të reja po ashtu në ”biseda informative”, sikurse edhe kanë qenë organizatorët e shumë kërcënimeve ndaj djathtizmit dhe fjalës së lirë në Kosovë”
Një muaj pas publikimit të këtij shkrimi më 3 qershor 2005 Bardhyl Ajeti goditet me plumba për vdekje ‘’nga persona të panjohur’’ në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Atentatin e patë dënuar përpos ‘’Bota sot’’ edhe ’’Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve’’. Gazetat tjera të Kosovës dhe gazetarët e tyre nuk patën pasur guximin qytetarë ta dënojnë këtë krim qyqarë të qendrës së krimit të organizuar, që ishte dorë e zgjatur e Serbisë.

Opinioni ynë duhet tu jenë mirënjohës Jakup Krasniqit dhe Kadri Veselit, që dëshmuan se SHIK-u i tyre ishte dhe ende është degë e Sigurimit sekret Serb. Shih faktet: Jakup Krasniqi thotë se SHIK-u ka ‘’bashkëpunuar me sigurimet e huaja që veprojnë në Kosovë’’. Pasi që Sigurimi sekret serb nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij të organizuar në Kosovë, që nga pushtimi i saj më 1912, e deri në ditët e sodit, deklarata e Krasniqit dëshmon se edhe me Sigurimin serb ka bashkëpunuar SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së, gjatë luftës dhe pas luftës. Ndërsa Kadri Veseli dëshminë e Jakup Krasniqit e vërteton kur deklaron se SHIK-u tij paska ‘’vjel dokumente sekrete serbe …me thasë.’’?!

Shtrohet pyetja e dinë vallë kuptimin e fjalës bashkëpunim Jakup Krasniqi dhe Kadri Veselia? Ua kujtojmë se Fjalori i gjuhës shqipe, jep këtë kuptim të fjalës bashkëpunim- bashkëpunoj: 1.Punoj bashkë me një tjetër për të kryer një veprimtari. 2. Pjesëmarrje në kryerjen e një vepre penale, 3. Jam bashkëpunëtor i një gazete a i një reviste, etj.

A nuk tregon kjo se ‘’peshkaqenët’’e SHIK-ut të Xhavitit-LPK-PDK-së kanë bashkëpunuar me Sigurimin serb, për ta shëmtuar Kosovën dhe qytetarët e saj, qysh është zi e më zi, por edhe për t’i bindur qendrat e vendosjes ndërkombëtare dhe opinionin e huaj, me shpifjet serbe se ‘’shqiptarët nuk janë popull shtetëformus’’ se ‘’janë hajna, mafiozë, dhe kriminelë’’ se janë ‘’destabilizues të vendit të tyre dhe të Ballkanit’’ e shpifje tjera që janë të njohura për opinioni tonë publik.

Shpresojmë se nuk do të shkoj edhe aq shumë kohë, kur ‘’peshkaqenët ’’dhe ‘’krokodillat’’ e SHIK-ut, të Xhavitit-LPK-PDK-së do të na tregojnë në detale se në cilat ‘’plloçka’’ të krimit të organizuar bashkëpunuan me ‘’krokodillat’’e Sigurimit serb? Tash për tash e kemi të çartë, në bazë të dëshmisë së Kadri Veselit se ‘’dosjet sekrete’’ që i ka sigurua ai nga Sigurimi sekret serb ‘’…me thas…’’, (edhe pse i ka hiperbolizuar) në atë deklaratë ka shumëçka të vërtetë. Opinioni ynë është i njohur se gjatë luftës dhe pas luftës’’peshkaqenët’’ e SHIK-ut, i kanë shfrytëzuar dosjet e Sigurimit serb, që ua kanë përgaditur apostafat kolegët e tyre në Beograd për t’i shantazhuar ish-funksionarë të regjimit serbo-jugosllav të Kosovës, si dhe prokurorë, gjykatës, gazetarë, veprimtarë e intelektualë të lamive të ndryshme shoqërore, për t’i bërë robotë apo argatë të tyre. Por babai i SHIK-ut dhe Kadri Veseli kanë porositur edhe dosje tjera nga ‘’krokodillat’’e Sigurimit sektet serb, për një kategori njerëzish që nuk kishin mundësi, apo nuk kishin interes t’i shantazhonin. Atyre ua përgaditnin dosjet se ishin ’’armiq të përbetuar të Serbisë’’ për t’ua shitur me çmime të majme, që pastaj pronarët e atyre dosjeve të ‘’fryhen’’dhe të ‘’krenohen’’ për të kaluarën e tyre. Opinioni yni publik është shumë i interesuar të dëgjoj nga goja e ‘’peshkaqenëve’’ dhe të ‘’krokodillave’’ të SHIK-ut, se listat e pushkatimeve që i pat publikuar SHIK-u i Xhavitit-LPK-PDK-së, gjatë luftës kundër veprimtarëve të shquar të Kosovës dhe të LDK-së, ju patën ardhur të gatshme nga ‘’krokodillat’’ e Sigurimit serb, apo edhe ato lista i kanë përpiluar së bashku me kolegët e tyre të Sigurimit serb, në bazë të bashkëpunimit dhe interesit të ndërsjellët? Kjo çështje pa tjetër një ditë do të ndriçohet nga krerët e SHIK-PDK-së, me dëshirën apo pa dëshirën e tyre .

Duke mbrojtur SHIK-un, nga akuzat e opinionit publik, sugari i Xhavit, Kadri Veseli, e akuzon klasën politike e cila sipas tij , ka bërë ’’prostutimin publik me tema të ndjeshme siç janë vrasjet e pasluftes’’. Ai kërkon nga klasa politike që ‘’të distancohet nga krimet e kryera, të cilat e kanë degraduar lirinë e Kosovës…’’ për t’i dhënë përkrahje ‘’gjyqësorit për zbardhjen e rasteve dhe dënimin e secilit që ka kryer vepra kriminale’’. Në bazë të kësaj deklarate mësojmë se Kadri Veseli, e paska kuptuar se’’krimet e kryera’’ nga SHIK-u, i Xhavitit-LPK-PDK-së ‘’e kanë degraduar lirinë e Kosovës’’. Kjo tregon se ka filluar t’i punoj arsyeja. Por si duket logjikën dhe ndërgjegjen ende i ka në defekt, pasi që kërkon nga ‘’klasa politike’’( mendon në LDK-në), dhe opinioni publik, ‘’të distancohet nga krimet e kryera’’. Pra kërkon që të mos flitet fare për ato krime, siç po vepron PDK-ja dhe aleatët e saj, por të merret me atë çështje vetëm ‘’gjyqsori’’. Kur dihet se në ç’far gjendje i kanë pruar ‘’peshkaqenët’’ e SHIK-ut, instituconet e Drejtësisë e të Sigurisë, kjo tregon se Kadri Veseli e ka gjetur mënyrën më të mirë për ta amnestuar krimin e organizur dhe të gjithë kriminelët me krevata kuq e zi( urdhëruesit e krimit) dhe pionët dhe argatët (klyshët dhe ekzekutorët) e tyre. Me siguri këto dëshira të Kadri Veselit dhe të ’’peshkaqenëve’’ tjerë të SHIK-ut do të mbetën të pa realizuara, sepse ka kaluar koha e manipulimeve. Tani shumica e popullsisë, edhe ata që u mashtruan prej tyre me parulla patriotike, e kanë kuptuar se SHIK-u i XHavitit-LPK-PDK-së, dhe argatët e tyre kanë bërë krime shumë të rënda ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ku si pasoj e atyre krimeve, Kosova sot po lëngon në shtratin e vdekjes, ndërsa shumica dërmuese e qytetarëve të saj e kanë hallin e sigurimit të kafshatës së bukës. Përkundrazi, ’’peshkaqenët’’ e SHIK-ut dhe argatët e tyre që u bënë pari e PDK-së, nuk ia dinë skajin pasurisë së grabitur të Kosovës dhe qytetarëve të saj, që e grumbulluan me mjete të ndyra kriminele. Me siguri kanë dëgjuar zotërinjtë e SHIK-ut, dhe të PDK-së, nga gjeniu i këtij populli që e shkelën, e nënçmuan dhe e poshtëruan dhe ia qitën futën në mënyrën më të ligë se ‘’kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë’’. Po afrohet ajo ditë e bardhë që populli ynë do t’ua japi dajakun e merituar, për t’i rrëzuar me fytyrë për toke, që ma kurrë të mos ngritën në këmbë, me votën e tij në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare që do të mbahen gjatë këtij viti apo në vitin që vjen.

Dihet se kriminelët janë të humbur. Përfundim i keq po i pret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *