POLITIKA KOMBËTARE

LËVIZJA BESA KOKETON FSHEHURAZI ME VMRO

Siç mësojmë nga burime të sigurta, në hapësirat e Parlamentit të Maqedonisë, këto ditë janë takuar fshehurazi delegacionet e Lëvizjes Besa dhe të VMRO-DPMNE.

Nisur nga këto zhvillime aspak pozitive, Kryesia e Ballit Kombëtar Demokrat në Maqedoni, ju bënë thirrje publike drejtuesve politik të subjektit Lëvizja “Besa”, që të shmangin çfarëdo marrëveshje në dëm të interesit kombëtar. E përsërisim edhe njëherë, se për Ballin Kombëtar Demokrat, anashkalimi i Marrëveshjes Shqiptare është i barabartë me tradhtinë e Konferencës së Mukjes, ndërsa për miqtë tanë ndërkombëtar, një hap i tillë do të ishte dëshpërim i madh me shqiptarët dhe politikën e tyre.

Është koha që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar në Besë, pavarësisht obstrukcioneve të VMRO-DPMNE, pavarësisht joshjes për pushtet dhe ofertave tjera që nuk i mungojnë Lëvizjes “Besa”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *