OPINIONE

FADIL HOXHA DËNOI ME PUSHKATIM 12 SHQIPTARË NË VËRSHAC TË VOJVODINËS NË SHKURT TË VITIT 1945

SHKRUAN: MEHMET BREZNICA, KRYETAR I DEGËS SË BALLIT NË BESIANË

Lidhur me këtë ngjarje në raportin e Shtabit të KMP të Vojvodinës, dërguar me 10 shkurt 1945 SHK të Korparmatës së MPJ, thuhej: ”Në atë vend ndodhen 500 veta të Brigadës VI të Kosovës, që po kërkojnë prej shtabit të brigadës ti dërgojë në front ose ti kthej në Kosovë.

Shtabi i brigadës është përpjekur ti çarmatos, por pa sukses (…) me rastin e kryengritjes së Bataljonit Shqiptar të Brigadës së VI plotësuese në Vërshac, ka shkuar atje Fadil Hoxha. Ai është emëruar Kryetar i Gjyqit Ushtarak që i ka dënuar organiyatorët e kryengritjes”.

Në lidhje me këtë, në një telegram që Shtabi i KMPJ i dërgonte OZN-as konstatohej : ”Në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan 12 kryengritës arnaut”.
( Dr, Muhamet Shatri , ”Kosova në Luftën e Dytë Botërore,f.243-4)

P.S.

Andaj, duke pasur parasysh vetëm këto pushkatime të këtyre 12 Shqiptarëve të cilët i dënoi Fadil Hoxha, varrosja e këtij kuislingu me të gjitha ceremonit ushtarake të TMK-ës, si dhe deklarata e Hashim Thaqit që UÇK-ja ishte vazhdimsi e luftës së Fadil Hoxhës, ishte fatale dhe terror për Kombin dhe Atdheun!

Sikur të ishte gjallë ky kuisling, tani do të dohej të përballej me Gjykatën Speciale për krime kundër Shqiptarëve, baras me Sërbinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *