POLITIKA KOMBËTARE

NËN PETKUN E GAZETARIT, FSHIHET TRADHTARI…

SHKRUAN: HASAN ZENELI, GUERILJA E ZAHIR PAJAZITIT

Unë çuditem si ky Milaim Zeka ka gjetur hapësirë në media, që nën petkun e gazetarit të mbulojë lëkurën e tij prej tradhtari. Të gjithë ata që e njohin, e dinë që Milaimi qysh kur ishte i burgosur në shkollë të mesme, në gjimnazin e Kjevës dhe ishte liruar menjëherë pas 2-3 ditësh në rrethana shumë të dyshimta, e kishte shitur veten te UDB-ja.

Të gjithë shokët e tij janë dënuar me vite e vite burgim, kurse ky u lirua menjëherë. E çuditshme, gjithsesi! Edhe kur kishte emigruar në Gjermani, ai kishte mision të veçantë prej UDB-së infiltrimin në LPK. Pas infiltrimit menjëherë e kishte nisur punën për përçarjen e aktivistëve të LPK-së dhe të gjithëve i kujtohet nxitja që ia kishte bërë Musa Dakes, që t’i therrte me thikë, duke i plagosur shumë rëndë dy aktivistët e devotshëm të çështjes kombëtare, Sylë Nuhen dhe Haxhi Behen.

Kur filluan duke iu zbuluar lëvizjet prej tradhtari, pas këtij misioni përçarës në dëm të kombit, Milaim Zeka kishte ikur në Suedi dhe ishte martuar me Hyre Biringjikun (Albanen) nga Peja. Nëna e Hyrës ishte një spiune e kryeudbashit të Pejës, Asllan Sllamnikut. Gjatë qëndrimit në Suedi, Milaimi i kishte dekonspiruar një grup aktivistësh të cilët u dënuan me shumë vite burgim.

Është shumë e vërtetë që Milaim Zeka dhe gruaja e tij, Hyre Zeka, kanë shitur bileta për Agjencinë e Fluturimeve të ish-Jugosllavisë (JAT). Ai natën e kalonte nëpër aktivitete të LPK-së duke mbledhur informacione, kurse ditën me JAT-in e Jugosllavisë duke i përcjellë ato që i mblidhte.

Ish-bashkëshortja e tij, Hyre Zeka, e cila e tradhtonte nonstop me Florin Krasniqin, ish-deputetin e Vetëvendosjes, dikur e la krejt dhe u martua me Florinin, i cili sot e asaj dite ende jeton me të. Përveç që është tradhtar, Milaimi është edhe amorali më i madh që mund t’iu bie ta njihni.

Është edhe shantazhues i madh dhe shkruan vetëm me porosi të të tjerëve. Në kohën kur djemtë më të mirë të kombit tonë po vriteshin në Kumanovë, ai dilte e thoshte se në mesin e të vrarëve ka sirianë. Këto ishin vetëm dy fytyrat e Milaimit, sepse ai ka shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *