OPINIONE

GOMARI QË KËRKON PUSHTET!

SHKRUAN: KSENOFON DILO

SHPYRTI MADHËSHTOR SHQIPTAR NUK MUND TË SHTYPEJ, NUK ËSHTË E MUNDUR TË VRITET !                                  

PAK   HUMOR…
QËNDRESË QË GALVANIZON KURAJON !

Nje provokacion… – Ngjarje e jetuar ne 21 janar 1984.

Mëngjes. Papritur u dha alarmi “Partia në rrezik ! Përbindëshat duan poste!”

Kudo vrapohej, udhë më udhë e shteg më shteg… si në acarr të asaj dite. Asgjë tjetër veç britma e vrap…

Më të fortat britma ato të kryetarit sektorit,sa harritën deri në ngjirrje” Të shpëtojmë Partine nga rreziku që I kanoset .”

Gjithëve një hije e zbetë në fytyrë u kish rënë:- “Rreziku ! ”…

“ Rreziku?! Ku është?!”

Dikush ja bënte me gisht:-Atje- teej!

-Kuuu!?

-Në katin e dytë, tek zyrat.-ish zëri i sekretarit partisë.

Tërë turma me kazma, kova, legena andej u drejtua. Si të xhindosur dukeshin njerëzit?! Ç ‘gjëmë ishte kjo?!

Ç’të shikonin?!!!

Si një armik klase, qëndronte i heshtur dhe krenar. Tepër i rrezikshëm, guximtar dhe shume i vendosur ne të tinë…,nga zyra e kryetarit nuk lëvizte..Gjën ngushëllim te nevoja për të qënë “kuqo”. Triumfalisht kish hyrë në zyrën e shtetit komunist..

Po…ç’të donte vallë?

Dukuria melankolike e zyrtarëve e pamohuarshme . Ndërsa ai i vendosur , i denjë për ti shoqëruar si ortak i tyre.

Zotësia e tij e vendosi atje ku e kish vëndin.

Në raport me veprimin, “Uni” i ka pozën e një aparatçiku…

A mos vallë dhe ai kërkonte post ?

Të katër burra, që mundoheshin nuk e nxirrnin, që se nxirrnin dot nga zyra , aq këmbëngulës ish! – Të xhindosur e, me djersë çurk , në alarm se, mos sa herë lëvizte bishtin  fluturonin mbeturina edhe te fotografia e udheheqësit varur te muri … Fotografi kjo, që dhe në shtëpi duhej t’u ish prezent, ndryshe, ngrinte krye dyshimi.

Përpjekjet e tyre fëminore për të ruajtur vehten; të kota edhe pse, çoku shoqëroheshin dhe me gazra që i lehtesonin stomakun mysafirit!

Ata kishin rrëmbyer për vehte ndërgjegjen. – Reflektonte kështu, sipërfaqja e aparatit shpirtëror të tyre.

Së fundi i bënë një privilegi: E morën në krah…

Qumështi i nënës u dolli, …sidomos kur e zbritën nga shkallët, deri sa u dhanë tek dera…

Pas këtij ankthi e qeshura shpërtheu.

E qeshur , e qeshur që ngriu në buzë.

-Nxitoni, nxitoni të fshehim gjurmët…!

Ç’të shihnin brënda? Sa herë dëgjonte krismën e kërcitjeve të potkojve te këmbeve tij mbi dyshemenë e dhogtë shpërndarë gjatë natës, bile dhe tani në prezencë të shokëve të partisë, si një amalgam uniform kudo e ku mundej: mbi karrike, mbi dysheme, mur, tavolinë, telefon e, deri te ndonjë shkresë me vlera politike…

Filloi pastrimi. Tërë kjo çudi…?! Po, më e madhja ndotje, deri tek telefoni?!

Ç’gjëmë e zezë!!!

I tërë ky provokacion !

Bërë shokët e partisë helm e vrer! Tu mirrje lulen nga dora !

Përherë e më e rëndë ngjante avaria…

Kalonin minutat e sa vinte shtohej shqetësimi :

Ç’do thotë tani qëndra e njoftuar ?!

Hëmë…, po kjo…?

Gomari në zyra ç’kërkonte?! – sillej e pyeste kryetari sa mëndje-lehtë dhe zëmer-lig që, zor se donte njeri. E, shumë e inatoste dhe tani, pallja e furishme e hajvanit…

-Armiku bën ç’do gjë që i del përpara, – shtoi propagandisti i pikëlluar.

Dhe këtë e bën, – nxorri zë sekretari i nxirë në fytyrë!

Frika gllabëroi shpirtin e këtyre që ua ndjente lëkura, ndoshta për ndonjë të ardhme të afërt, tani, ndjenja e fajit është memece, nuk i thotë: je fajtor !

-Jashtë – ia- ia- ia-të e gomarit.

Nuk dihej pse thërriste, e sa më shpejt lëvizte aq më tepër forconte zënë. Mos vallë që i morën pushtetin?!!!

Jo. Saktë nuk dihej, edhe me shkelmat që i binin sa mundnin barkut e ku mundnin , ai, po, i vendosur të mos fliste..

-Mjaft ! Lëreni gomarin! Gomari-gomar është ! Nuk ka faj – bëri zë drejtori i shkollës i kënaqur . Shyqyr, gomari nuk kish zënë postin e tij.

Shokë!-foli pastaj barkaleci i shkollës. -Nëpërmjet gomarit armiqtë tanë na tregojnë(ua ,e zbuloi..) sa na duan, sa na çmojnë dhe sa aftësi kemi, ç’vigjëlentë jemi.   Oh! – Psherëtiu, duke vënë duart në kokë.

Gjithë e shihnin dhe e kuptonin : sa i trashë në kurm aq dhe, në mëndje.

I dyzuar, ndërmjet frikës që, ndjen prej eprorëve të tij dhe ambicjeve karjeriste, si zakonisht, e futi mendimin dhe ndjenjën e vet në kallëpet e pregatitura prej të tjerëve. Në tipin e markës enveriste duke i dhënë zjarr farkës staliniste :

-Jemi serjozë ne, – shtoi. Nuk e lëshojmë vëndin që na ka besuar Partia- dhe vazhdoi—Armiku na identifikon me…kafshë… Punon të na marri pushtetin, që me gjak e kemi marrë dhe, duke i mbetur besnik idealit komunist që, e ka pervehtësuar në skenën e gjërë e plot labirinthe të luftes së klasave, e ngriti më lart zënë:

Po, vetëm kur të kalojnë mbi trupat tanë, kushdo qofshin ata, se, partinë tonë e kemi të fortë, shokë, ajo di ti zbulojë e, si kurdoherë, do ti dënojë pa mëshirë…

– Po flet njëlloj si në mbledhje. -u dëgjua një zë nëpër buzë…Vështirë të bindish të tillë të sëmurë…

Vështrimet u dhanë nga zëri i nëpërbuzëshëm. Për çudinë e të gjithëve ky zë vazhdoi edhe më kumbues…

Të tjerë mendonin : ” Mirë ua kanë bërë. Gomarë janë, gomarin po, shok e kanë. Pse mos i kenë të barabarta dhe të drejtat?  Pse ai pa post? Ndermjet diskutimeve, mbriti e famëshmja telefonatë.

-Përgënjeshtroheni ! Na diskreditohet Partia, Pushteti ynë popullor.

E qeshura e turmës, qetësisht mbytëte këto fjalë…

Pas këtij qameti aq të madh, gomari misterioz qetë- qetë kulloste te ai bregu për karshi pa lejuar kërkënd ti afronte. E tregonte këtë me turfullimën e me kapistrën që mirrte bran duke tundur kokën si me vërtik e shoqëruar dhe me ndonjë shkelm në zakon të tij…

– Ja, tani dhe një e pallur e tij e fuqishme që nisi me një ecje të shpejtë e plot dinamizëm duke tundur e shkundur bishtin e me kokë përpjetë, dukej sikur thoshte :

-S’më dhatë post mos m’u afroni! Rroftë forca !..”Fiziku” është gjithçka. Jam në pushtetin tim.

Ndodhia eshte ndodhi, dhe do te mbetet histori… Askush nuk ka pse ti shtoje driten e hijen te dyve, zemërimet, shqetësimet e polemikat e tyre veç u shtojne pasurine dhe Drejtesine kthyer në azil Padrejtësie !

Ç’ditë fatlume për partinë dhe për gomarin, jo per zellin e besimit por, per zagalin(zekthin) e egoizmit qe u ka hyrë dhe nuk lënë vendin të ketë qetësi…

Po, ku është faji ?

Sigurisht kanë të drejtë t’i lëvdohen sho-shoqit për kontribute…

Pa ua vënë kandarin në “zotësi “ pervehtesimi pasurish. Ata bejne qendren e gravitetit ne hajduteri xhambazeri e, ne drejtesi qe kalon zenithin ne padrejtesi !

  • Për Partine : Shyqyr ..”opozitare po vellezer”
  • Për gomarin. S’pati ligje të dënonte gomerë , s’kishte kushte që në poste të mos viheshin gomerë

Deshmia : E vërteta e ndriçuar SHPIRTI SHQIPTAR DEMOKRAT NUK MUND TE SHTYPEJ se,- ulja që i kanë bërë vatanit ata ,që absolutizuan tiraninë më të turpëshme, mohuan ZOTIN dhe shemtuan ATDHEUN, NUK E VRET DOT SHPYRTIN SHQIPTAR edhe pse në qetësinë e “vdekur”, kish ngadhnjuar forca mbi te drejtën,”njeriu shtazë-mbi njerinë-Njeri.”

Konkluzioni : të sëmurit nga kanseri i kuq nuk i do lejuar përpjekja për të bërë rolin e m a gj i s t a r i t   ! Shpëtimi i shpirtit të tij  nga sëmundja ! qe, të jenë kunder të deklasuarit ,familjeve që e kanë larë me gjak Demokracine , e, per të mos rilindë vendi i shqiponjave , dinjiteti SHQIPTAR !   E ndërgjegja e fuqisë SHQIPTAR galvanizon KURAJON : sado te hidhet perpjete bretkoca, shqiponjen nuk e arrin dot .

Vlera: Jeta e njeriut ka kuptim me sa ka mirësi morale.”Burri s’matet me pëllëmbe – thotë mënçuria sheperjote – po, me zëmër”.

Problemet e medha, qe na rrijne mbi koke, na perkasin të gjitheve, e na detyrojne te mos u besojme fjaleve po veprave . Ta kundershtojme pasurine e padrejte, terrorizmin, imoralitetin, reformat –zhambaslleqe , dhunen, vesin,etj. Ky hap fisnik perballon mjaftushem te tilla sulme e rreziqe kundrejt ekzistences sone si popull e si Komb.

Fisnikeria ka lene gjurme te pashlyera.Deshmimtare – Burreria Shqiptare

Egërsia ,sadizmi, nuk jane forcë po dobësi, poshtërim , është formë kafshërie prandaj dhe njeriu ka te drejtë të fitojë po, jo me forcen e shtazes po me karakterin e lartë fisnik , me madhështine shpirtërore që i thonë v i r t u t , me fuqinë e mendimt kur hedh voten

”Mëndja –fuqi dhe jo fuqia-mend”  pra, me ideal ku ngadhnjon jeta njerëzore –DEMOKRACIA 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *