POLITIKA KOMBËTARE

ZGJEROHET SEKRETARIATI KOORDINATOR I BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË MËRGIM

Duke marrë në konsderatë se Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim i duhet një koordinim më i mirë dhe një shtrirje më e gjerë, Sekretariati Kooridinator për të mirën e BKD-së vendosi t’i kyç në radhët e veta z. Valdet Deva dhe z. Ilir Kabashi.

Jemi të bindur se me kyçjen e ketyre dy zotërinjve në Sekretariatin Koordinator të BKD-së, ky organ do të jetë edhe më dinamik si në aspektin organizativ, poashtu edhe në aspektin profesional.

Me këtë rast, Sekretariati Koordinator i fton anëtarët e BKD kudo që veprojnë; në Mërgim apo Trojet Shqiptare që për aktivitetin e Degëve të BKD-së ta informojnë redaksinë e faqes zyrtare të Këshillit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat për Shqipërinë etnike: www.ballikombetar.info

Me respekt,
Sefedin Krasniqi, Koordinator i Komitetit në Zvicër dhe
anëtar i Kryesisë së Sekretariatit Koordinator në Mërgim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *