HISTORIA

POLITIKA ME GREKËT, DUKE HARRUAR ÇAMËT, TRADHTI KUNDËR MËMËDHEUT

Shkruar nga Luan MALLTEZI

Greqia kërkon, duke shtërnguar çamët, që ose këta të ikin në Turqi dhe Greqia të ketë një fitim material dhe moral, ose të na bindë të pranojmë çdo gjë për të forcuar helenizmën në Korçë dhe Gjirokastër. Raporti tregon se Mid’hati ishte dezilizionuar krejtësisht nga Qeveria Shqiptare dhe këtë i’a shprehu edhe ministrit të jashtëm.

Më 2 nëntor ai njoftoi Tiranën zyrtare se kishte takuar kryeministrin Pangallo dhe pasi i kishte bërë të ditur vuajtjet që po hiqin çamët që trej tre vjetësh, i kishte deklaruar se : Në qoftë se Greqia ka ndër mend me këto masa t’i bëjë çamët që të ikin, atëhere më mirë të na e thotë që tani dhe të marrim masa për këmbimin e tyre me grekofonët e Shqipërisë. Më tej Mid’hati i shkruante minisrit të jashtëm edhe këto radhë : “Po marr lirinë, zoti ministër, të përsëris akoma njëherë atë që e kam thënë në më tepër se dyqind herë gjer më sot : Duhet të dijmë të mbrojmë veten tonë. Për këtë qëllim ju lutem : 1-Të emërohet me urgjencë në Gjenevë, pranë shoqërisë së Kombeve, një nëpunës i zoti që të na ndjekë në punët tona. 2-T’i propozohet zyrtarisht Greqisë që të këmbejmë grekofonët tanë me çamët e Epirit. Të fillojë që tani dhe të shkruhen (regjistrohen-red) pasuritë e tundëshme dhe të patundëshme të grekofonëve dhe të ndalohet përkohësisht shitja e tyre. Këto masa do të kenë dy efekte : A do të bëjmë Greqinë të ndërrojë sjelljet e saj përkundrejt çamëve. B-Do të dëgjohen në Epir dhe do t’u japë kurajo dhe shpirt çamëve, të cilët do të kuptojnë se Shqipëria u interesoka për ta. Duke pritur instruksionet tuaja dhe udhëheqien e shkëlqesisë suaj në këtë pikë, M. Frashëri”.

Zoti Kryetar i Republikës, e shoh të nevojëshme t’ju them ..Instruksionet nga Tirana përsëri nuk erdhën. Më 4 nëntor 1925 Mid’hati iu drejtua drejpërsëdrejti Presidentit të Republikës Ahmet Zogut. Ky, siç thamë më lart, i kishte bërë të ditur Mid’hat Frashërit se mund t’i drejtohej atij për çështje që do t’i konsideronte të rëndësishme. Në letrën drejtuar Zogut, Mid’hati shprehej kështu : “Zotni Kryetar ! 1-Punët tona në Shoqërinë e Kombeve sa vete po shtohen dhe e shoh fort të nevojëshme të emërohet në Gjenevë një zyrtar i zoti, me vullnet të madh, dhe që të dijë mirë punët e Shqipërisë. 2-Puna e Shqiptarëve të Greqisë dhe më tepër ajo e çamëve ka ardhur në një fazë kritike që nuk mund të durojë më tepër kështu e mvarur. Kam bërë çdo javë më tepër se një raport në Ministrinë tonë dhe kam rekomanduar masa reciproke. Edhe dje kuvendonja me një koleg tim mbi këtë punë. Më pyeti në kemi edhe në Shqipëri grekë. I thashë se kemi disa mijë.

Po atëhere ç’i mbani ? Pa i përzini, le të vijnë këtu në Greqi, pa atëhere (do të shihni që-red) Qeveria e Athinës do t’ju lutet juve. 3-Puna e refugjatëve që do të vijnë në Shqipëri ka një importancë fare kryesore për neve. Mjerisht transporti dhe instalimi i refugjatëve nuk po bëhet aspak në rregull dhe nga këto parregullsi mund të na ngjasë ndonjë fatkeqësi e madhe.Shkëlqesia e Juaj kishte pasur mirësinë të më premtoni se një njeri i zoti, energjik, dhe i ndershëm do të emërohet Drejtori i Përgjithshëm për Instalim dhe Konstruktim. Kjo nevojë sot më duket edhe më e madhe akoma, se çështja na kanoset me një katastrofë. Nuk dij, z.ministër, kjo që bëmë, politikë është apo tradhëti kombëtare ?”.

Materialet e fundit të Mid’hat Frashërit tregojnë se ai humbi plotësisht besimin tek qeveria shqiptare. Në një letër të tij ai bën të ditur se i kishte kërkuar ministrit të jashtëm shqiptar që problemet që ngrinte të diskutoheshin në senat dhe në parlament, por kjo kërkesë nuk ishte parë me vend në Tiranë. Mid’hati u përpoq të kompensonte këtë qëndrim të mefshtë të Tiranës Zyrtare, duke i shkruar drejpërdrejt personalitetëve kryesore të Lidhjes së Kombeve si dhe duke intensifikuar takimet me autoritetet greke pa i relatuar Tiranës Zyrtare.Më 19 nëntor ai u justifikua me këto fjalë para ministrit të jashtëm shqiptar që kërkonte të dinte heshtjen e tij : “Punët e shumta, mungesa e një sekretari të dytë, okupimi i z.Noçka ( një nëpunës i Legatës-red) me provimet e shkollës, shifrimi dhe deshifrimi i telegramëve të panumurta më kanë ndalur që t’i paraqes Shkëlqesisë raporte mbi çështjen kaq të hidhur të çamëve”. Pasi i njoftonte takimet që kishte pasur me autoritetet e larta greke dhe përplasjet që kishte me ta, Mid’hati shkruante : “Zoti ministër !

Po shoh se Greqia ka një politikë me neve. Pasi Serbisë Shqipëria i dha Shën Naumin dhe Greqia kërkon që të sigurojë një situatë me venome në Shqipërinë e Jugut (këtë gjë e kisha parashikuar dhe pata nderin të ju a telegrafoj me datë 12 tetor), me lutje që telegrami im t’i komunikohet Senatit dhe Parlamentit, gjë që nuk u bë. Greqia tani kërkon, duke shtërnguar çamët që ose këta të ikin (në Turqi-red) dhe Greqia të ketë një fitim material dhe moral, ose të na bindë të pranojmë çdo gjë për të forcuar helenizmën në Korçë dhe Gjirokastër”.Raporti i tij i kësaj date tregon se Mid’hati ishte dezilionuar krejtësisht nga Qeveria Shqiptare dhe këtë i’a shprehu edhe ministrit të jashtëm. Pasi i kujtoi se pala Shqiptare nuk kishte marrë masat që kishte ai kishte sygjeruar, Mid’hati i tha atij : “Mjerisht, ne gjer më sot kemi punuar si armiq të kombit dhe të shtetit, as në Turqi nuk kemi dashur të çojmë një njeri, as në Gjenevë as edhe masa reciproke dhe reprezalje (nuk-) kemi dashur që të marrim kundër grekofonëve. Nuk e dij kjo që bëmë gjer më sot politikë është, apo tradhëti kundër mëmëdheut “?

Raporti i Mid’hatit ra si bombë në Tiranë dhe kjo sigurisht shënoi edhe fundin e tij në shërbimin diplomatik. Ministri i jashtëm, i akuzuar për mefshtësi, pasi shprehte nervozizmin e vet në shkresën e datës 25 nëntor 1925, kërkonte dorëheqien e Mid’hatit. Për këtë, ai i drejtohej atij si më poshtë :

“Zoti ministër ! Me shkresën tuaj nr. 1553, datë 17 të këtij muaji, shihet se dezaprovoni politikën e çështjeve të jashtme. Siç e dini, funksionarët janë organe të shtetit, të cilët janë të detyruar të ekzekutojnë direktivat e politikës së caktuar nga Qeveria të Qendrore. Pra, në qoftë se nuk ekzekutoni këto direktiva, Zotëria Juaj, nuk jeni dispose, atëhere jeni i lirë të jepni dorëheqjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *