POLITIKA KOMBËTARE

QEN BIR QENI !

– Letër e hapur, mikes sime të vyer znj. Keda Kaceli

Nga Nebil Çika

E dashur Keda !

Lexova debatin tënd fisnik me Ilir Hoxhën, te birin harbut të kriminelit më të madh që ka nxjerrë ndonjë herë në histori populli e kombi ynë. Kam pas gjithnjë dyshime të forta se si, as ai e as i ati nuk janë me gjak te pastër shqiptar, pasi sipas legjendës urbane ne Gjirokastër i ati i tij thirrej “bashtua ( kopili) i Bimbashit“, që do të thotë se i ati i tij biologjik ishte ish shefi i policisë turke, një boshnjak qe u vra nga çeta patriotike e Çerçiz Topullit siç thuhet me porosi te xhaxhait zyrtar te diktatorit. Dihet tani historia e tij. Por tani që lexova edhe debatin tënd me te besoj plotësisht ne origjinën jo shqiptare te tyre pasi vetëm një jo shqiptar mund te ketë dhe ka urrejtje për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo shpjegon edhe urrejtjen e masakrën e të atit diktator mbi shqiptarët nacionalist, përfshi edhe gjyshin tënd. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nacionalistët i kishin varë babanë biologjik.

Më vjen shumë keq që një zonjushë kaq fisnike e kulturuar sa ju të dëgjonit atë fjalor rrugaçi nga ai bir krimineli, por ma do mendja se do ta kesh pritur këtë që kur u futet ne debat me të: Ç’lind nga macja , gjuan minj!

Jam shumë dakord me ty që Shqipëria do të bëhet pavarësisht sakrificave e kostos së madhe të kësaj kryevepre të Zotit e kombit tonë. Lexova që të ofendoi e të bëri karshillëk jo vetëm ty por te gjithë shqiptarëve normal e për me tepër viktimave te familjes se tij kriminale, madje edhe vetë Shqipërisë por edhe këtë duhet ta prisje. A nuk fliste e sillej edhe i ati kështu?

Ju me të drejtë e quani përplasje vlerash debatin me të dhe sigurisht që i tillë është; kjo duket edhe nga debati juaj fjalori i përdorur dhe niveli i palëve në te, te dy përfaqësues të denjë te familjeve e shtresave qe përfaqësoni. Ti një Kaceli fisnik, ai një Hoxha kriminel, as një ndryshim nga brezi ne brez.

Ndryshimi duket qartë edhe në qasje, ti një idealiste, ai një materialist makut: Kur ti i thua se ne fituam, ai të thotë na “rrojtët bythën“. Sigurisht që kështu do të ndodhte, pasi ai dhe raca e tij kriminale nuk e kuptojnë dot botën pa urrejtje, pa hakmarrje, pa krime, para pushtet e pasuri. Ti ke të drejtë në pretendimin tënd për fitoren, pasi ti ashtu si dhe gjyshi jot, shikon si fitore zhvillimin e begatinë e vendit tënd, popullit tënd, kombit tënd, ndërsa ai ashtu si i ati i tij: pushtetin dhe pasurinë e familjes se tij. Ti ke te drejtë në këndvështrimin tënd pasi Shqipëria është e lire e demokratike, anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE, e orientuar tërësisht nga Perëndimi dhe jo Lindja ku donte ta syrgjynoste familja kriminale Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tjerë të sajë kryesisht jo shqiptarë. Po edhe ai mendon se ka fituar pasi me gjithë krimet e tmerrshme dhe grabitjet e kryera ndaj këtij populli, ai është sot njeriu më i pasur i vendit dhe me pushet. Sot në qeveri janë besnikët e familjes së tij, ne disa breza. Po jo vetëm kaq. Avokati i tij është edhe drejtuesi nr 2 i opozitës “antikomuniste”. Për te gjitha këto ai ka të drejtë të pretendojë se ne i “rruam bythën”. Ai nuk e mendon dot që ne as që na shkon mendja për hakmarrje personale, mjafton që bindjet e idetë tona për polin e kombit të realizohen.

Por sigurisht që, sipas qasjes sonë ai nuk ka fituar. Ai është sot pjesëtar i familjes më të urryer në histori nga shqiptarët. I biri i tij është i arrestuar ne burg për trafik ndërkombëtar droge, jo se kishte nevoje për para por se kanë gjen e natyrë krimineli, e nuk rrinë dot pa kryer krime. Ti si brez i tretë i takon te kashtohesh me këtë burgaxhiun ordiner te tyre. Ku je ti e ku ai? Ti botuese, producente, analiste e pronare e disa mediave, bashkëpunëtore e Berluskonit, ai në burg si kriminel e bashkëpunëtor me ca trafikant nga Kolumbia.

Zonjushë e nderuar!

Është tamam përplasje vlerash historike e aktuale. Ai nuk e kupton e as nuk e pranon dot fitoren tënde, Shqipërinë që do të behet. Ka një konflikt historik në këtë vend shumë përpara se të bëhej shtet më vete. Janë ca familje që shkrinë pasurinë, madje edhe jetën e tyre për të bërë Shqipërinë dhe disa të tjera që shkrinë Shqipërinë dhe jetët e shqiptarëve për te bërë pasuritë e tyre, kuptohet qarte cilës palë i përkisni secili nga ju. Të kujtohet fare, të kam shkruar kur përktheve e botove ne Itali veprën monumentale te At Zef Pllumbit: “ Rrno vetëm për me tregue “ : Ne do t’ia dalim !

Të përgëzoj për guximin dhe kulturën e treguar ne përballjen me pjellën e diktatorit. Mos u ndje keq për fjalorin e ndyrë që ka përdorur me ty, të njëjtët njerëz gjyshit tënd i morën jetën pa asnjë arsye e faj.

Nuk mund të prisje tjetër gjë nga një: qen bir qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *