OPINIONE

KANE MBETUR PO ATA

SHKRUAN: XHAFER SADIKU

Me gjithë se kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës dhe 25 vjet nga rënia e regjimit komunist, duket se shoqëria shqiptare ruan ndarjen që imponoi partia e tij. 

Është e dokumentuar, se për luftën kundër kulakëve ka patur platforma politike që zbatoheshin nga organet e dhunës së regjimit dhe organizatat shoqërore, që njiheshin si leva të Partisë.

Por komunistët dhe levat e tyre e ashpërsonin luftën kundër familjeve të cilësuara kulak, deri në terror. Ishte terror i përditshëm, i pashembullt, për vite me radhë. E ushtronin komunistët, servilët e tyre, xhelozët, smirakët. 

Në 1968, Enver Hoxha thirri sekretarët e parë të komiteteve të partisë në rrethe, enkas për këtë problem. Midis të tjerave ai theksoi:

“ Ju shokë sekretarë të komiteteve të partisë, nuk mund të na thoni shkurt, pse ngjasin ky sektarizëm dhe këto qendrime të lëkundëshme në zbatimin e vijës së partisë lidhur me anëtarësinë në front dhe me elementët pa kartë fronti? Djali i kulakut gjithë jetën kulak do të mbetet dhe në burg është i destinuar të përfundojë? Kjo është rruga e partisë? Pastaj fëmijët e kulakut do të lindin fëmijë dhe këta përsëri kulakë do të mbeten? Kështu na mëson Marksi? E kini parasysh ju ku lindi dhe ku përfundoi vet Marksi? Këto ceshtje partia me kohë i ka përcaktuar drejt dhe qartë, kurse ashtu sic veprohet nga shokët komunistë në bazë është rruga më e lehtë, pse askush prej tyre nuk merr parasysh kur djali I kulakut, për arësye të qëndrimit të tij bën pjesë në organizatën e rinisë, ose kur sillet mirë merr pjesë në aksione, nuk flet asnjë herë një fjalë të keqe, me një fjalë është korrekt me vijën e partisë, e megjithatë lihet jashtë organizatës së frontit. Si shpjegohet kjo?”

(sekretarët e komiteteve të partisë heshtin)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *