HISTORIA

FAMILJA PLAKU E KONISPOLIT – 100 VJET BURG NGA DIKTATURA KOMUNISTE E ENVER HOXHËS !

Shkruar nga Petrit Ali Mulla

Ne vazhdim te denoncimeve te mija per krimet e Diktatures Komuniste ne vendin tim ne Konispol,sot po postoj per fisin patriot te Plakajve!

Ali Plaku nga Lagjia Aliagat e Konispolit, ishte nje nga familjet me patriote dhe me te pasura ne Konispol! Aliu kishte 11-te djem dhe vajza, te bera me dy gra, per shkak te fatkeqesise, qe i vdiq gruaja e pare!

Te gjithe djemte e Aliut, te ifluencuar dhe nga thirrja qe beri Rexho Plaku per organizimin e luftes kunder okupatorit Italian, ju bashkuan luftes pa asnje hezitim kunder pushtuesve.

Te gjithe djemte e Ali Plakut moren pjese aktive ne lufte, te inkuadruar ne Çeten dhe me vone, ne Bataljonin Çameria!
I biri Aliut, Telo Plaku ra deshmor per çlirimin e vendit, ndersa nena e Telos, sa u çlirua Shqiperia u internua me gjithe femijet ne Kamez, pas arratisjes se Rushit Plakut, djalit te Aliut!

Ildize Plakun, pasi e demaskuan organet e pushtetit ne Konispol, se bashku me femijet e saj, Alush Plaku, Hasan Plaku, Rushit Plaku dhe Mushir Plaku, e internuan ne Kamez te Tiranes!

Djemte e Aqif Plakut,u arrestuan dhe u denuan,menjehere pas Çlirimit te vendit!
Te gjitha familjet e Plakajve u internuan!
Plakajt, qe i dhane atdheutne çdo periudhe historike Bijte me te mire, qe luftuan per mbrojtjen e Atdheut pa kursyer as jeten dhe si shperblim, nga Diktatura Komuniste e Enver Hoxhes moren 100 vjet burg politik dhe nje te vrare!

Rushit Plaku u arratis per ne Sh B A, ku mbylli edhe jeten !
Alush Plaku, u burgos dhe pas çlirimit dhe u internua ne Maliq te Korçes!
Skender Plaku vdiq ne burg nga torturat çnjerezore te regjimit gjakatar Komunist !
Hajro Plaku u denua me 15 vjet burg politik, si armik i partise!
Rexho Plaku, me 33 vjet burg politik!
Mero Plaku me 12 vjet burg politik !
Mushir Plaku u denua me 8 vjet burg politik dhe u ridenua 12 vjet per Agjitacion e Propogande!
Hasan Plaku u denua me 12 vjet burg politik!
Beqo Ali Plakun nuk e zuri plumbi i grekut, plumbi i dy here Italjaneve, shpetoj gjalle nga plagosja me gjermanet, si dhe internimi ne kampet gjermane te shfarosjes naziste dhe e vrane plumbat e bishes komuniste shqiptare, te cilet e lane edhe pa varr identifikimi!

Por kriminelet e Sigurimit te Shtetit Komunist, pasi i denuan te gjithe burrat e Plakajve, u moren me nje zonje grua, me Eminene, te cilen e moren nga Internimine hetuesi dhe me vone e denuan me burg!

Imagjinoni te nderuar miq/ke, se sa krime ka bere ne nje fis krimineli Enver Hoxha! Po ne te gjithe Konispolin, sa te tjere ka vrare e burgosur, internuar dhe zhdukur, per kete do te lexoni ne te ardhmen denoncimet e mija per vepren kriminale te Partise Komuniste Shtet dhe te kryekriminelit Enver Hoxha !

Nderim dhe mirnjohje per jete, per te gjithe keta martire te Konispolit, qe vuajten regjimin me kriminal te botes!

Konispol, me 13-te Shkurt 2017-te !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *