POLITIKA KOMBËTARE

KËSHILLI KOORDINATOR I BALLIT PËR SHQIPËRINË ETNIKE

Këshilli Kordinator i Ballit per Shqiperi Etnike, ne dt. 07.Mars.2015, ne ambjentet e hotel Prishtines ne Kosove zhvilloi Konferencen e dyte politike.

Ne kete konference, temat qe u referuan konvenonin mbi rendesine e zhvillimit te politikave konservatore dhe aplikimi i tyre nepermjet Partive politike ne ditet e sotme ne territorin Shqiptar.

Mirseardhjen dhe hapjen e Kumtesave e beri z.Arber Gashi ( Sekretar i Pergjithshem i Keshillit Kordinator te Ballit per Shqiperi Etnike) nga Zvicra ku foli per vijen influente te Keshillit Kordinator te Ballit per Shqiperi Etnike kudo ku jane Shqiptaret.

z.Artur Roshi (Kryetar i PBKD ne Shqiperi) ne diskutimin e tij per “Kontributi yne politik ne adrese te çeshtjes kombetare dhe te qytetareve Shqiptare nen parimet e qyteterimit perendimor euroatlantik” nder te tjera tha:

“Ne do te punojme per tu treguar shqiptareve se percaktimi i bindjeve politike te majta dhe te djathta, ndasia midis tyre, eshte shume i rendesishem ne zhvillimin e kombit tone.”

Me tej z.Roshi shtoi:

“Qasja jone per çeshtjen kombetare duhet vendosur ne shtratin historik, politik dhe ekonomik qe duhet te filloje me Shqiperine dhe Kosoven.
Ky eshte nje mision politik per ne ,i cili perveç produktit emocional do te sjelli nje produkt vlerash politike ne Trojet Shqiptare,per nje te ardhme me te mire per kombin tone dhe qytetaret tane.”

z.Simon Miraka (Kryetar i Shoqates se ish te perndjekurve politike antikomuniste ne Shqiperi) ne fjalen e tij theksoi vitalitetin e shtreses tone politike qe perfaqesojme dhe domosdoshmerine e suksesit te politikave te djathta per te ardhmen e Shqiptareve kudo qe jane.

z.Agim Curri (Sekretar i Kshillit Kordinator te Ballit per Shqiperi Etnike per Gjermanine) foli per programin dhe misionin e Kshillit Kordinator te Ballit per Shqiperi Etnike.

z.Besnik Gjinaj, foli per organizimin politik te Ballit ne Kosove dhe njehsimin me politikat e Ballit Kombetar Demokrat te Shqiperise.

z.Gazment Islami (analist),foli per ndasite qe do te kete ne Kosove Partia e Ballit nga te tjerat.

Ne kete konference moren pjese personalitete te jetes shoqerore ne Kosove dhe delegacioni nga Balli Kombetar Demokrat i Shqiperise me zoterinjte:Xhemal Shkiau n/Kryetar i PBKD, z.Eduart Belishova Sekretar per Diasporen i PBKD, z.Gjuri Shehu, z.Korab Ndreu Sekretar Ekonomik i PBKD, z.Hysni Dede Sek.politik i deges se Tiranes se PBKD, z.Fatmir Roshi.

RAPORTOI ZYRA PËR SHTYP E PBKD – TIRANË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *