POLITIKA KOMBËTARE

REAGIM I SHOQATËS SË VETERANËVE TË LUFTËS

SHKRUAN: DAIM HISENI, KRYETAR I SHVL TË UÇK

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare me vëmendje të veçant përcjellë situatën e tendosur politike në vend dhe falenderon subjektet politike shqiptare të cilat njëzëri dhe publikisht kanë deklaruar se ardhmëria e këtij vendi është NATO dhe BE.

E përshëndesim qëndrimin kritik të subjekteve politike të cilët e refuzojnë vendimin e partisë VMRO, e cila në çdo pikëpamje është kundër antarësimit në NATO dhe kundër antarësimit në Bashkësinë Europiane.

Besoj thellë që edhe bashkësitë e etnikumeve tjera do të dalin me qëndrimet e tyre publike duke mbështet iniciativën qytetare për ndryshimin e konceptit të këtij shteti në të mirën e përgjithshme të çdo qytetari sovran në këtë vend.

SHVL UÇK i mbështet reagimet që vinë nga faktori ndërkombëtar dhe kori diplomatik në vend, të cilët disa herë ia tërhjekin vërejtjen presidentit të këtij shteti, i cili aboloi dhe amnestoi funkcionarë të përfshirë në krimin e organizuar dhe të korruptuar, duke u përfshirë në banda mafioze dhe pjesë të nëntokës.

Kërcënimet me luftë dhe destabilizim që vijnë nga z. Ivanov dhe partia VMRO DPMNE, nuk janë asgjë tjetër pos mbjellje frike për të fituar në kohë dhe për të amnestuar një grup hajnash dhe për t’i shpëtuar ata nga dënimi me burg.

Faktori shqiptar në Maqedoni do të ketë durimin deri në prononcimin e fundit, do të pret derisa të shterren të gjitha bisedimet rreth formimit të qeverisë. Nëse blloku maqedon nuk dëshiron të formoj qeveri me të drejta të barabarta me shqiptarët, atëherë më vjen mirë që subjektet politike shqiptare kanë filluar të mendojnë rreth organizimit paralel të zgjedhjeve parlamentare, formimit të një parlamenti paralel prej ku do të formohet qeveri paralele e shqiptarëve të Maqedonisë, ku qytetari shqiptarë do të braktisë vendet e punës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes dhe do të formojmë formacione paralele për të mbrojtur pragun dhe jetën e qytetarit shqiptarë dhe të çdo qytetari tjetër të cilit do ti rrezikohet jeta dhe pragu i shtëpisë.

Të mbrohen të drejtat elementare, kulturore dhe thelbësore të etnikumit të cilët përbëjnë 40% të popullatës së përgjithshme në këtë vend, është detyrim i çdo njërit nga ne.

Deklaratat fashizoide dhe shoveniste të një grupi të etnikumit maqedon me në krye diktatorin Nikolla Gruevski, të cilët dëshirojnë të provokojnë popullatën shqiptare dhe ta paraqesin si element destabilizues, shqiptarët këtë nuk do ta pranojnë.

Shqiptarët janë të interesuar që në këtë vend të mbretëron drejtësia, të funkcionojnë ligjet dhe banda e Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Gordana Jankullovska etj. të përfundojnë para drejtësisë dhe të marrin dënimin e duhur.

ZOTI E DO DREJTËSINË

Lutem të jemi në rrugë të drejtë dhe në mbrojtje të së mirës së përgjithshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *