POLITIKA KOMBËTARE

JA EDHE KUSH I NDIHMOI ADEM JASHARIT

SHKRUAN: SEFEDIN KRASNIQI

Pasi deshmia e para dy-tre dite i nervozoi do bastradë që merren me “ruajtjen dhe kultivimin e emrit të Adem Jasharir dhe familjes se tij”, sot po e ri-postoj një dëshmi tjeter, kush e ndihmoi Adem Jasharit dhe bashkëluftarët e tij në ato ditë të vështira… Shpresoj të mos i dhemb koka një Sharragjiu (Sharaxhiu) të Llapit, komentues te Bota sot, i cili per faqen e zezë të tij mbeti anonim gjithë jetën.

Apeloj te të gjithë anëtarët e LDK-së që kanë këso deshmish, ta mbushin FB. Mos i ruani më nëpër rafte e paketa se veç ia zini veti rrugën. Edhe ashtu s’keni me i marrë me veti në atë dynja.

Tregoni se edhe ushtarët edhe devizat e armatimet kanë qenë të LDK-së. Tregoni se i keni mbushur fondet e 3 %, Vendlindja thërret dhe të Emergjencës.

Tregoni, ose ua leshoj në shpinë kusheririn tim, Lulëzim Krasniqi- Arbanasi, me sharjet e ti karakteristike edhe mikun tim, Ramiz Behluli, se ju nuk doni me marre vesh ndryshe!

Rifat Jasharit i kërkojmë falje, se nuk po i botojmë as për mendje të madhe as për ndonjë borxh, qysh po kanë deshirë me i përkthyer do sharraxhinj, do druvarë, do barinjë delesh e pelash, por thjeshtë ishte djersa jonë dhe mundi për çlirimin e Kosovës.

Une e di qe do te dalin edhe shumë deshmi. Vetem sa ia kemi nisur. Tregoni për hir të Salih Çekajt, Adem Jasharit dhe të Zahir Pajazitit.
Tregoni edhe për hir të 5 plumbave të Rifat Bilallit, asambleistit të LDK-së në Drenas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *