OPINIONE

EDI RAMA ZBATON AMANETIN E BERISHES PER BASHKIM KOMBETAR

SHKRUAN: REXHEP SHAHU

Z. Rama ti gjithçka mund te jesh e mund te behesh, por jo patriot, nuk di as mundesh, te mungon ky dimension, kjo permase reale.
Per ta patur kete dimension ti behesh karikature, deformohesh, cenon rende ate Ramen real qe je, Ramen natyral te vetmjaftueshem.

Mjaft duke kopjuar z. Rama, ju nuk mund ta kopjoni deri ne kete shkalle Berishen. Nuk mund te beheni ai qe nuk je kurre ne asnje rrethane apo menyre sepse nuk eshte koha, nuk te favorizon koha dhe gjithe jeten tende publike ke punuar kunder te qenit patriot, kunder kesaj permase te munguar te dimensioneve tua.

Te gjitha rolet te kane hije, din ti besh te gjitha, bash te gjitha, por jo patriotin. Ti mund te behesh çfaredo qe nuk je, por nuk behesh dot patriot. Behesh karikature dhe une ndjehem keq qe kryeministri im te behet karikature dhe ta tregojne me gisht edhe me inferioret ne rajon si karikature qe botohet dikund ne fund te gazetes me mbushe hapsirat boshe.

Provove vjeshtave te shkuara te shkoje e te shkelqeje ne Beograd, por ra kallaji shpejt sepse nuk ishe ti qe je atje, por thjeshte karikatura jote, ishe kukulla Rama qe kurdisej gjetke nga e si te ecte, cfare e si te fliste, ke e sa te zemronte, si e pse te shitej ai qe nuk ishte ne thelbin e vet. Edhe me tallavasportin e pazarin politik te ndeshjeve ku shite e bleve çfare te thane dhe kishe veç nje qellim, te fitoje ndonje buzeqeshje nga Vuçiqi dhe ata qe te derguan atje per te krijuar liderin e ri rajonal…

Ti je me i natyrshem, me i ndershem, me i besueshem duke i dhene çelesin e Tiranes kengetarit serb te kallashit qe nxiste e motivonte ushtaret serbe kunder shqiptareve ne luften a betejat e fundit shqiptaro-serbe se sa si patriot shqiptar qe “lufton” per Kosoven ne Beograd kunder Vuçiqit, apo ne tavoline ne zyren tende ngjyre moteli duke pozuar me drejtuesit politike te shqiptareve ne Maqedoni, apo duke bere tallavambledhje qeverie me Hashimin apo Mustafen, apo duke bere llogje fjalesh neper studio ne Prishtine, ku ende askush nuk te ka pyete troç, çfare ke bere konkretisht per Kosoven? Pse nuk e rregullon punen me Vuçicin qe te lejohet transmetimi i energjise dhe nuk frymezon gazeta per flete rrufe patriotike apo fleta nderi me korniza per patriotizmin tuaj te madh e te shndritshem. Berisha beri Udhen e Kombit duke u kundershtuar prej teje, po ti cfare bere per Kosoven? Berisha thirri mes stadiumit ne Shkup, djem punoni per bashkimin kombetar, ti thirre ne zyre drejtuesit shqiptare dhe u kujdese qe te shfaqej deri te Trump fotoja jote e patriotit duke bere bashke shqiptaret, duke zbatuar amanetin e Berishes, djem, punoni per bashkimin kombetar.

Gjeje veten z. Rama, mjaft duke kopjue Berishen se je kopje e keqe shume larg origjinalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *