POLITIKA KOMBËTARE

ZGJEDHJET LOKALE TË SHTYHEN PËR NË VJESHTË

Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, shpreh mendimin e tij se zgjedhjet lokale duhet të organizohen nga një qeveri, e cila do të fokusohet në reformimin e institucioneve, madje me kusht nëse imponohet nevoja që zgjedhjet të shtyhen për disa muaj.

“Mendoj se duhet të stabilizohet gjendja në shtet, duke u formuar në një afat sa më të shkurtër qeveria e re e vendit dhe më pas të analizohet se ku mund të mbahen zgjedhjet lokale, nëse do të ketë nevojë të shtyhen për një ose disa muaj. Këtë gjë do ta shqyrtojmë në organet partiake dhe do të sjellim vendim, por personalisht mendoj se zgjedhjet duhet të shtyhen së paku deri në vjeshtë”, konsideron Taravari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *