KULTURA

NATA DHE MESUESI

SHKRUAN: KSENOFON DILO

Gjerbës i Tomorricës ,(28 Nëntor 1959). Gjithë shokët kanë fjetur. Unë me agoninë e provimeve si student me korespodencë. Hapa të vonuara kalojnë né rrugë .I ndjek pa dashur .Dëgjoj të lehurat e qënve,një portë që hapet e mbyllet. Nga një tjetër shtëpi ikin njerëz që kanë vajtur né gosti. Bisedat e fundit përjashta:

-Natën e mirë!
-Natën e mirë! “Nesër ,po siç thatë shoku. brigadier,do punojmë né Gramole(arë)é…?Të lutem shënomë né listë të marr një çerek kile qumësht për plakën-o. Hë tu bëfshase ma ka prerë ushqimin, o brigadier,fare më të shkretën-o .
-Natën e mirë!….

Hapa të tjerë kalojnë më pas. Hapa të lodhura të një koperativisti. E mendoj të moshuar ca. Kafshës, që i hedh këmbët si me pahir,i bën zë:

Ysh ! Ysh për ideal! Ysh-o për “ideal”?!
Mendoj:Jeta i është dhe një manifestim fizik i pikpamjeve që urren.. Nata e zbulokërka njerinë me shqetësimet e tij. Hapat largohen.
Qetësi….
Gjumi më rëndon qepallat… nis e u bëj gjimnastikë gishtërinjve që të mos më mundi.Në thellim të teoremës sé matematikës më shtyn të merrem me problema. Zgjidhja e tyre një gjimnastikë e fortë e mëndjes. Ndjej kënaqësi. Thuaj pastaj që edhe problemat s’paskan poezi….

…Një orë me zile bie diku pranë. E para, ora 4…Një tjetër…
Qëntë zgjohen dhe avazin…me të lehurat e tyre të lodhura. Një nga këndezët e lagjes Hebibas lajmëron orën duke kënduar.

Llamba ime e ndezur nuk më lë të shoh më … e ul. U gdhi. . Nata po fillon e kaltërsohet,por nuk shoh që të shkruaj. E ndez përsëri. Rrëmujë fletët mbi tavolinë…

Një fletore futur përgjysmë nën bangën e parë të klasës nga ku e nxjer tani jetime….

Rrëmuja, një e metë e madhe ,po në fund të fundit,ka një shije “artistike” ,sidoms kur është e imja! Edhe rreguli i tepruar rastis që më duket një gjë skollastike,e ftohtë…

…“ I shqetësuari “ polic lokaliteti ndalon poshtë dritares sime. Hedh një sy…Leximi im duket sikur e shqetëson…Largohet me hapa të ngadalta. ..

Në mënd më vjen një barcoletë, nga ato që s’janë të pakta për policët.
“ Jam polic lokaliteti
I shërbej këtij pushteti”…
Kur kalon në zonë që dyshon se ka diversantë,e ndryshon fletën
“Jam polic lokaliteti
Me zor më ka marë pushteti”…

Fitoj çaste humori. Fitoj entuziazmin që, më bën ta shoh botën më të madhe.
… Befas më përfshin një ndjenjë e huaj zbrazëtie,ftohtësie.
I vetëm, aty si një i dënuar, po dëgjoj një radio me vajguri aty pranë(te salla e leximit)një këngë për mërgimtarin që e përgjon rreziku:
“Mbeçë more shokë mbeçë
Përtej urës sé Qabesë”

Eshtë zëri i jetës që ndjek vdekjen larg. Eshtë amaneti që lë shpirti i mrekullueshëm i shqiptarit duke u shkëputur nga jeta.

Të lehtësohet zëmra ta dëgjosh këngën me këtë burrërinë e zërave gjerbësllinj. Zëri metalik i Demir Zykos,Neshat Hebibasit ,pjek e zbukuron shpirtin e njeriut.

Gëzimin e zgjeron…. Helmin e hollon!
Kujtoj me dhemshuri të mirin , që ka kursyer gëzimet e jetës, dhe tani si trembet vdekjes, veç MEMA mos i shqetësohet.
Me dhimbje kujtoj të ligun;”ç’faj ka ?!, I tillë ështëgatuar?!

Shumë bukur, tërë natën zgjuar dhe të dëgjosh rreth teje jetën që vazhdon.
Më mrekullon kjo këngë! Edhe pse më vjen né kokë ndonjë mendim i pezmatuar,që më bën sentimental,më duket sikur ai vetë e kupton që ka gabuar rrugë dhe s’më qëndron gjatë aty.

E ndjej veten dy fish krenar- njeri dhe shqiptar.
Të mendosh të tjerët para vetes. Kjo është një dhuratë për veten tonë. Asgjë s’na bën më të lumtur se dashuria,mirënjohja që tregojnë të tjerët,sidomos kur e dimë që e meritojmë nderin, emrin Shqipëtar.

Shokët flënë-Unë s’ndihem vetëm. Kujtoj dhe njerëzit e panumërt që punojnë…dhe miq që më ngushëllojnë. Janë zogjtë e manit të madh në obor të shkollës. Në mëngjes cicërojnë të gjithë bashkë, nuk përtojnë.

Nata e punës mbaroi. Nata e zezë – jo!
S’di ç’farë do tu pëlqente në jetë , po mua më kënaq kur fillon kthjellimi me cicërimën e një zogu dhe uroj që e ardhmja të jetë e pastër, e lumtur si ai.

Tani , gjithandej zëra të shpërndarë, zhurma shpërthen në fqinjëri, në shtëpitë, në rrugë. Monopatet i bashkojnë njerëzit atje,.. në fundin e shkëmbit me frymarje të bllokuar nga lufta klasore.

Tomorrica e di fare mirë që “butësia” serboiste, dhelpëria e dajkos(grekut) e duan shqipëtarin të përçarë. Të gjithë jemi një para zotit,thotë.- gjerbëslliu Vrenos Flamuri me mënçurinë e urtësinë që e karakterizon dhe hollon ironinë:”fat” i madh është që né krye ka vëndi një gjirokastrit , na” mësoi “me ekonomi!!! .

— “Jemi shqiptarë ky është zinxhiri, që na lidh”-shprehen burra të fortë e dinjitozë si ,Hiqmet Flamuri,Bektash Alushani etj.,, “Duke luftuar tjetrn, veten tonë godasim , aq më tepër që né anët tona -shton Sefe Hebibasi – né rrugë të vështira ,edhe kalit i bëjnë zë :(de, hop vëllaçko!) e bëjnë vëlla atë, e jo ti kthejë kurrizin shokut e mikut në rreziqe.”

Eshtë dhe kjo arësyeja që këtu, mësuesi (si theksohet me atë fjalën që gjëndet né fjalorin komunist e gjithë përcaktuar..” me biografi” -jo me partine- e pakta ,merr çmimin final “pushim nga puna” ) gjën fisnikërinë dhe mikëpritjen skraparlite që zbukurojnë aq shumë Atdheun tonë,dhe pse tokës tani i mungon buzëqeshja nga erozioni shoqëror.

Ah! Të shkretët njerëz sa kanë luftuar e punuar për liri e drejtësi dhe ndjehen të burgosur.
Po dhe fjala “mësues” që e keshëm mbajtur në gojë plot respekt, katandisur në një nocion pa personalitet, aq sa do ish e papranueshme dhe për shërbëtorin më të rëndomtë.

Aparatçikëve qejfi ua ka :të jemi stërvitur si kuaj …mbledhje këtu – mbledhje atje, nisu merr racionin e miellit, librat e shkollës, shko në brigadë, aksion, punë vullnetare,punë fizike….Të jetojmë , të vishemi , të krihemi , të flasim , të ecim , të veprojmë deri dhe të imagjinojmë jo si të duam vetë po, si duan të tjerët.(!).. Të jetosh për partine e të madhin Enver.(!) Kështu don të të mbushi mëndjen lima e mësimeve të partisë

“Ç’kërkon populli-bën partia”.- çirren krijesat e laboratorit enverist dhe,s’bëhen aspak xhelozë se bacë Enveri ua kalonte né krime jugosllavëve(si dhe né tranzicion ua kaluan milloçeviçëve,ndryshe sipas dialektit të bacës.. s’ka ndryshime!…)

Nga ky dekor meret dhe një mesazh i ftohtë (përshtatja- formalitet).Disa nga shokët e mi ,më të mirë , inteligjent e entuziastë si Qerim Hysenbegasi, Sherif Merdani e të tjerë i kaluan në burgje.

Duheshin shëmbuj të edukohej, frikësohej, masa e mësuesve.” Intelektuali sjell rreziqe.”-thoshin..
U bëmë të ashpër. Dyshonim në gjithçka.Nuk u thyhem.,edhe pse natë hoqëm drejt xhadesë Kurrë s’duronim në heshtje më shumë se tani. Heshtje e përftuar nga mijëra heshtje. Caste te rrezikshme: . tensioni i tmershëm në kërkim të qetësisë .

Jeta e dërmuar nga terri i natës mundohet ti mbajë rrënkimet e saj. Na ndihmon shumë mosha e re. Më e rëndësishmja lindi një ndjenjë bashkësie e fuqishme,dhe praktike e u formua më fisnikja: miqësia për njëri-tjetrin.; ..Jemi të bindur, akulli siberjan një ditë do shkrihet ,”nga dielli i qytetërimit perëndimor”nga dielli i sé vërtetës.

Njeriu zbulon veten kur matet me pengesa. Mjerimi i” natës së zezë” nuk na është dukur me aq reziqe sa tani – si të huaj, në vëndin tonë!. Ngjan jeta … si e prerë me gërshërë…
Do të thoni : ç’lidhje ka rinia ime, freskia e saj, me këtë pamje?
Rini!… Gjithë këtu nuk i kemi kaluar të 20-tat por ,a jemi vërtet të rinj?…- I ri? Ka kaluar kohë qëkur isha i ri . Jam plak….

……Ndërkohë ora ka kaluar. Në oborin e shkollës zëra fëminorë. Janë zëra që do çajnë erësirën e pllakosur anembanë. Ata janë për mua më të fuqishëm e më mbrojtës se asnjë tjetër. Janë zërat e shokëve të mi të vegjël. C’farë rinie. C’farë krahë që po hapen! Për lartësinë, për majat më të larta të qytetërimit njerëzor, për liri e demokraci né vëndin e shqiponjave.

Ora kaloi… A thuaj s’do pengohesh të shkosh né Tiranë për të dhënë provime ?! Kur je nisur,je né udhëtim… largon këtë dyshim!…Të këqijat e rastit njimënd i bën ndjenja, të planifikuarat i bën mëndja…Shqoi Qerimi, me korespondencë Universitetin ,bile më tepër nga ç’duhej .. Për të asnjë sakrificë s’është kurrë e madhe,natën ditë e bënte né udhëtim (më këmbë deri né Gramsh a Cerrik) Po, u gjet sebepi … këtij mësuesi shëmbëllor ,asaj pene të talentuar : “ të pushohet nga puna.! “ E keqja vazhdonte edhe pse si “druvar “ , habiste gjithë me shëmbullin e punes se Tij,me vetmohimin e shpirtin e sakrifices pse jo,dhe me humorin aq të goditur,një mjet udhëtimi shpirtërror i pa shkitur nga buza Qerim Hysenbegas !.Afirmonte kështu besimin né të nesërmja e sigurt,që, e gjeti dhe né ballë të rrjeshtave të demokracise.Ngado shoket rrethonin me dashuri edhe pse,kjo shtonte terbimin e aparatçikëve të kuq , e atyre që e konsideronin fjalën e partisë si një dogmë e, të shtyrë prej kësaj bindjeje komuniste,përbuznin virtytet shqiptare..Etika e mendimit e realizuar me forcën e ndjenjës humorit,bëhej për shokët e punës dhe atje te pylli,një faktor i çmuar komunikimi me ta….deri edhe te zëmra dhe arësyeja më indifferente e ndonjerit…

Situatat e vështira të natës sé errët komuniste- kanë aq shumë te verteta,të ngjara,aq shumë fakte jetësore ,që zbulonin te Qerimi-Ceçua ,si e thërrisnin- qënësinë e Tij : Mbi ç’do vlerë tjetër né jetë – vlera, NJERI ! Frymëzon jeta e popullit, shpërthen dashuria e madhe për Atdheun shpresa ne ardhmërinë dhe besimi né ngadhnjimin e progresit,flet vullneti i pathyer,krenaria SHQIPTAR.!
…Mbledh librat e fletët e përhapura né tavolinë. …Ndonjëherë njeriu fiton një orë duke e humbur atë……
Habitem kur dëgjoj:
– Ç’farë bëje atje aq kohë vetëm?

-Ç’farë bëja !?
Vërtet?.! …
J e t o ja ! .. Nata jeton – Unë jetoj që nata të mos egzistojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *