OPINIONE

NDËRGJEGJJA E VRARË, PËR VRASJEN E ALI UKËS

SHKRUAN: SHEFQET JASHARI – STROFCI
PJESA E TRETË

Është e njohur se ditën që është vra Ali Ukaj, gazetari i parë që ka shkruar për UÇK-në, është burgosur edhe Hashim Thaçi, si i dyshimtë për atë vrasje, i cili banonte me te në një banesë. Por me intervenimin e Xhavit Halitit, ai u lirua në mbrëmje po të asaj dite. Shih si na shpjegon këtë ngjarje gazetari Fevziu: ” Vetëm se ishte një kohë e keqe dhe një ditë të tillë, më 1997, Hashim Thaçi u arrestua në Tiranë…Atëherë (Xhavit Haliti v.j) i telefonoi Adem Çopanit dhe në mbrëmje Thaçi u lirua. Tek dera e rajonit, shefi i policisë i përsëriti një frazë që Kryeministri i ardhshëm nuk do ta harronte kollaj: ‘ti djalë, ose ke miqë të fortë, ose ke paguar shumë para’.

Edhe pse gazetarët e ,,Bota sot’’, kishin fakte se ekziston SHIK-u i PDK-së, dhe me kohë patën shkruar për veprimtarinë e tij kriminale, udhëheqja e PDK-së nuk pranonte në as një mënyrë se kanë ndonjë Sigurimin tëfshehtë. Xhavit Haliti duke ditur se ç’far rëndësie kanë mjetet e opinionit publik për realizimin e planeve të tij, që robërinë serbe ta zëvendësoj me robërinë e tij dhe klanit të tij, ai nëpërmjet SHIK-ut të tij i përvetësoi dhe i robëroi të gjitha mjetet e opinionet publik në Kosovë, përpos gazetës kombëtare ’’ Bota Sot’’.

Të shohim si na e shpjegon këtë veprimtari kriminale të Xhavit Halitit zotëri Skënder Buçpapaj, ish kryeredaktor i’’Bota sot’’, në kohen kur është bërë përpjekja për ta përvetësuar gazetën: Zotëri Buçpapaj në shkrimin e tij,’’Gjarpri’’i tregon prapë dhëmbët Skënder Buçpapajt’’, në mes tjerash shkruan:

”…Xhavit Haliti telefonon botuesin e ”Bota sot” dhe i kërkon largimin tim dhe të tre kolegëve kryesor të gazetës në mënyrë ultimative, çka kuptohej se, nëse nuk e zbatonte urdhrin, atëherë i dilte punë drejtpërdrejt atij me Halitin. Telefonata përkonte me një kohë kur ai kishte mbaruar punë me personelin ( përbërjen kadrovike, siç thuhej në Jugosllavi) e shtypit në Kosovë dhe tash kërkonte të kryente punë edhe me atë në perëndim. Këtë ide ma përforcoi edhe një deklarim krejt i freskët i 4 shtatorit, i ish- botuesit të ”Rilindjes” Avni Spahiut i cili thotë se unë dhe të gjithë të tjerët jemi larguar nga shtypi me vulën e Thaçit( të dërguarit të Halitit në krye të QPK-së ) dhe të gjitha emërimet e reja janë bërë po me vulën e Thaçit. Ai pohon, madje, se një cenzurë dhe një terror i tillë i mendimit, si ai që po ushtron Thaçi, nuk ka ekzistuar as edhe në periudhat më të errëta që ka kaluar Kosova nën pushtim.”( Shih: Bota sot, më 6 shtator 1999). . Këtë kërcënim e kanë të incizuar botuesi i gazetës dhe Policia Federale e Zvicrës.
Gazetari i ’’Bota sot’’, Bardhyl Ajeti, jep të dhëna të sakta për SHIK-un. Ai në shkrimin e tij të 1 prillit 2005, dëshmon:’’…SHIK-u është shërbim informativ i PDK-së i cili udhëhiqet nga këta tre persona me nofkat:’’Luli’’dhe ‘’Petriti’’, ndërsa ‘’Zeka’’është lider shpirtëror i saj. Ky shërbim informativ i cili ka lidhje të forta dhe mbështetje me disa nga zyrtarët e lartë të PDK-së, ka punuar pa ndërprerë për rrënimin e demokracisë në Kosovë dhe likuidimin dhe kërcënimin e njerëzve më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare…’’(…)’’Sot SHIK-u duhet ta thotë të vërtetën, sepse ata kanë thirrur në biseda’’informative’’shumë aktivistë të LDK-së, shumicën e të cilëve i kanë dërrmuar së rrahuri, kanë thirrur shumë vajza të bukura dhe të reja po ashtu në’’ biseda informative’’…’’

Një muaj pas publikimit të këtij shkrimi më 3 qershor 2005 Bardhyl Ajeti goditet me plumba për vdekje ‘’nga persona të panjohur’’ në magjistralen Prishtinë- Gjilan. Atentatin e pat dënuar përpos Bota sot edhe ’’Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve’’. Gazetat që botoheshin në Prishtinë, i përvetësoi Xhavit Haliti nëpërmjet SHIK-ut të tij. Gazetarët e tyre fare nuk protestuan dhe as nuk e dënuan këtë krim ndaj kolegut të tyre. Edhe pse Bardhyl Ajeti kishte njoftuar administratën e OKB-së-UNMIK-un për ‘’për kërcënimet që i bëheshin pas një shkrimi të botuar për veprimtarinë e SHIK-ut’’ato nuk reaguan fare. Kjo tregon se SHIK-u ka pasur dhe ende e ka përkrahjen e qarqeve të caktuara ndërkombëtare që sot janë të instaluara në Kosovë.
Edhe opinioni ndërkombëtar ka pasur dhe ka të dhëna të sakta për SHIK-un themeluesit e tij dhe bartësit e krimit të organizuar në Kosovë e më gjerë.
Është i njohur shkrimi i gazetarit dhe analistit të mirënjohur Christ Hedges, të botuar në New York Times më 25 qershor 1999. Artikullin e tij e kanë botuar shumë gazeta të Amerikës dhe të Evropës. Edhe Bota sot e pat botuar më 28 qershor 1999.

Chris Hedges dëshmon se të dhënat për shkrimin e tij i kishte marrë nga ushtarët e UÇK-së, kur ai ishte në Drenicë dhe Shqipëri. Ai dëshmon:’’ Dy ish komandant të UÇK-së, dhe një ish oficer i policisë shqiptare thonë, se aktualisht Xhavit Haliti, i cili zyrtarisht është ambasadori i Thaçit në Tiranë, ndodhet në Kosovë me 10 agjentë të policisë sekrete të Shqipërisë për të formuar një rrjet të sigurimit të brendshëm në Kosovë, që ta përdorë për të eliminuar disidentët në Kosovë. Zotëri Thaçi ka caktuar qeverinë e tij, duke u vetë emëruar kryeministër i saj dhe nga ana tjetër e ka denoncuar zotëri Ibrahim Rugova për metodat e tij Gandiste.’’

Se Xhavit Haliti është në krye të krimit të organizuat jo vetëm në Kosovë por në gjithë hapsirën tonë kombëtare, dëshmojnë edhe shumë institucione autoritative botërore që merren me zbulimin e krimit të organizuar. Po ashtu edhe mjetet e opinionit ndërkombëtarë si dhe shumë sigurime sekrete, dëshmojnë se Xhavit Haliti është koka i krimit të organizuar në të gjitha trevat shqiptare.

Për Xhavit Halitin, Berna zyrtare bashkë me mediat zvicerane kanë njoftuar se ”ky person është i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, për shkak se ai është i implikuar në krimin e organizuar’’.

Në njoftimin e Bernës thuhet:” Këshilli Federal sipas nenit 184,alineja numër 3 të Kushtetutës federale ka marrë masa kundër Xhavit Halitit, të cilit i ndalohet hyrja në Zvicër.” Në bazë të atij vendimi Policia Federale e Zvicrës ia ka ndaluar hyrjen në territorin e Zvicrës Xhavit Halitit pa autorizimin e organeve kompetente për një kohë të pacaktuar.” Haliti është i implikuar në strukturat e krimit të organizuar në gjithë territoret shqiptare”( Haliti est cependant largement impliqué dans les structures de la criminalitée de souche albanaise. Bern, le 3 juillet 2001)’’. Pra që nga 3 korriku i vitit 2001 këto masa të Qeverisë Zvicerane ende vazhdojnë kundër Xhavit Halitit” i tha kombëtares ”Bota sot” znj. Daniele Bersier, zëdhënëse e zyrës Federale të Policisë( OEP) në Bern.

KUSH E KONTROLLON KONTRABANDËN E ARMËVE, DROGES, NAFTËS E DUHANIT

Edhe shkencëtari i njohur Xavier Raufer, që është drejtor në Qendrën Universitare për zbulimin e krimit të organizuar në Paris në librin e njohur” La mafia albanaise”( Mafija shqiptare) ,,Une menace pour l’Europe të autorve: Xavier Raufer, Stéphane Quétré,’’ të botuar më vitin 2000 në Lausanne, na japin të dhëna të rëndësishme për krimin dhe bërësit e krimit të organizuar në Kosovë. Zotëri Raufer akuzon Hashim Thaçin për implikimin e tij në të gjitha trafiqet e mundshme. Deri tash thotë zotëri Raufel, ”drejtësia nuk është marr me të pasi që Bernard Kushner ka vendosur që të gjitha akuzat ndaj tij t’i ndalë”. Ky njohës i mirë i mafisë shqiptare flet edhe për rolin e Xhavit Halitit në mafinë shqiptare, veprimtarinë e të cilit e konsideron ”mafioze”, ndërsa roli i tij cilësohet si ”shef i mafisë shqiptare”. Zotëri Raufer dëshmon se ”…shefat e UÇK-së pas largimit të forcave serbe më 10 qershor 1999 janë zhdjergur nga malet me kallashët e tyre për të përfituar të mira materjale. Shefat e UÇK-së kontrollojnë transportin e petrolit, duhanit, drogës, prostitucionit etj. Në Kosovë nuk ka ekzistuar shtet ligjor sa ishte Milloshoviqi, por pas ardhjes së UNMIK-ut, shteti ligjor nuk funksionon fare ”. Pastaj vazhdon: ”Tre trafikantë të kalibrit të madh janë Xhavit Haliti, Midhat E. dhe Hasan H. Xhavit Haliti, njëri nga shefat e UÇK-së, është një ish oficer i shërbimit sekret të regjimit komunist të Shqipërisë.” Zotëri Raufer para komisionit hetimor të Institutit Kriminologjik të Parisit, jep një deklaratë për veprimtarinë kriminele të Xhavit Halitit dhe pionit të tij Hashim Thaçit. Ndërmjet tjerash ai thotë: ” Në kohën kur është mbajtur Konferenca e Rambujesë me një letër i kam njoftuar organet kompetente të Francës se në delegacionin e Kosovës merr pjesë një trafikantë i kalibrit të madh që mund të krahasohet vetëm me Toto Rina që quhet Xhavit Haliti” ” Pas përfundimit të Konferencës së Rambujesë, Xhavit Haliti është ndalë në Kosovë, në kohën kur Bernard Kushneri ishte shef i UNMIK-ut në Kosovë. Në veturën e tij janë gjetur shuma të mëdha parash në DM. dhe disa kgr. heroinë, por ai është liruar, sepse ishte ambasador i Thaçit në Tiranë” ” Hashim Thaçi edhe pse ishte shef i UÇK-së që mur pjesë në Rambuje, ai ishte vetëm një pion i Xhavit Halitit”

Ndërsa BND-ja gjermane( Shërbimi Federal Informativ i Gjermanisë) jep të dhëna të rëndësishme për Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin. Gazeta autoritative zvicerane DIE WELTWOCHE” me titullin ”Reshtsstaat? Liber nicht!” duke u mbështetur në të dhënat e Shërbimit Federal Informativ të Gjermanisë, pasi i njofton lexuesit e saj për biografinë e shkurtër të Hashim Thaçit, Ramush Hajradinajt dhe të Xhavit Halitit, të cilët një kohë të gjatë kanë jetuar në Zvicër thotë: ”…Hashim Thaçi i njohur me nofkën ”Gjarpëri” është kryetar i PDK-së. Po qe i besojmë BND-së gjermane, ai sot kontrollon një pjesë të rëndësishme të aktiviteteve kriminele në Kosovë.” ”Thaçi është piun i Xhavit Halitit të cilët e kanë një klient me emrin Afrim, vrasës profesional,”që bien mbi të më së paku 11 vrasje.”

Ndërsa për Xhavit Halitin thuhet” Në se i besojmë KFOR-it ai është ” një figurë kriminele i njohur në trafikimin e armëve dhe drogës.” Në raportin e BND-së( Shërbimi Federal i Informatave të Gjermanisë) thuhet se ai është i përzier edhe në ”pastrimin e parave, kontrabandë të drogës, armëve, personave dhe të karburantit, grave prostituta dhe është i renditur në rrethin e ngushtë të mafisë.”

JAKUP KRASNIQI PRANON SE LPK-ja DHE UÇK-ja E KANË PASUR SHIK-un

Edhe më herët cekëm se për ekzistimin e SHIK-ut të LPK-PDK-së, me kohë ka folur ,,Bota sot’’ dhe mjetet e opinionit ndërkombëtar. Siç dihet edhe pse gazetarët e ‘’Bota sot’’, kishin fakte se ekziston SHIK-u i PDK-së, dhe shkruanin për veprimtarinë e tij kriminale, menjëherë pas përfundimit të luftës, udhëheqja e PDK-së nuk pranonte në as një mënyrë se ekziston SHIK-u. Tek në korrikun e vitit 2005 Jakup Krasniqi dhe më vonë edhe udhëheqës tjerë të SHIK-ut pranojnë se SHIK-u ekziston dhe kërkojnë që ai të institucionalizohet. Po të ishte krijuar SHIK-u për qëllime ‘’patriotike’’ për ta ‘’mbrojtur’’ Kosovën dhe veprimtarët e saj nga ‘’spiunët serbo-jugosllave’’ siç arsyetohen në kohen e fundit udhëheqësit e tij, nuk do ta mbanin të fshehur krijimin e tij, por do të pranonin pa hezitim se ai është formuar dhe punon për interesa të Kosovës, duke treguar me fakte se kur dhe ku e shpëtuan Kosovën dhe qytetarët e saj nga spiunët serbo-jugosllavë. Si u bë të bëhen gjithë ato atentate kundër veprimtarëve të shquar të Kosovës, veçmas të LDK-së, ndërsa kundër veprimtarëve të LPK-së që ishin argat të Xhavitit nuk u bë as një atentat. A thua nuk e dinte Sigurimi sekret serb, se ku gjendej Shtabi i Xhavit Halitit, i përbërë nga pionët dhe argatët e tij, që ai e quante SHP i UÇK-së. A thua nuk kishte mundësi policia serbe me disa helikopter të mbushur me policë t’i zinte rob, për t’i dërguar në Burgun Qendror të Beogradit pionë dhe argat e Xhavit Halititit, që i kishte graduar me gradat e anëtarit të SHP të UÇK-së, dhe anëtar të Drejtorisë Politike të UÇK-së. Po kishte mundësi ta realizonte lehtë dhe shpejtë. Por paria serbe nuk ishte çmendur ta shkatërronte aleatin e tyre më të fuqishëm, i cili ishte më i fuqishëm se armata dhe policia e tij. Që ishte më i fuqishëm se aleati i saj tradicional Rusia cariste-komuniste, me përçarjet që i mbollën duke mos lejuar bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës në një front të përbashkët lufte, ndihmë kjo kolosale që ju dha Serbisë, për t’i realizuar lehtë dhe pa harxhime të mëdha financiare qëllimet e saja për pastrimin etnik të Kosovës, siç edhe e realizuan mu në saje të ndihmë së cekur më lartë të Xhavit Halitit&kompani dhe argatëve dhe pionëve të tyre.

Jakup Krasniqi, sekretar i PDK-së, i cili në intervistën e tij të botuar në ”Epoka e re”, më 28 korrik 2005 me titull:’’ Krasniqi: Po, ka SHIK… dhe ai duhet të institucionalizohet’’, na i jep ca të dhëna të rëndësishme për këtë Qendër të krimit të organizuar. Ai dëshmon: ”Po, ka SHIK…dhe ai duhet të institucionalizohet” dhe se ai ”zë fill diku në mesin e dekadës së dhjetë të shekullit të 20-të”.

JAKUP KRASNIQI DUHET TË TREGOJË SE KUSH ËSHTË VRARË NGA KRIMINELËT E SHIK-ut.

Në pyetjen e gazetarit se ”nga i dini ju gjitha këto të dhëna për SHIK-un”?
Krasniqi përgjigjet se ” kam qenë i kyçur edhe në radhët e UÇK-së, dhe po ashtu kam qenë anëtarë i SHP, i cili e ka pasur SHIK-un….”.
Pra, Krasniqi vërteton se SHP i UÇK-së e ka pasur SHIK-un ”. Krasniqi vazhdon: ” PDK-në dhe SHIK-un e lidh e kaluara e përbashkët-çlirimi i Kosovës. Pas luftës çlirimtare PDK-ja e ka filluar veprimtarinë e vet politike, kurse SHIK-u e ka vazhduar veprimtarinë e vet në shërbim të informimit”. (…)
Epoka e re: z. Krasniqi, jeni politikani i parë që keni deklaruar që SHIK-u ekziston dhe po ashtu keni kërkuar që ai të institucionalizohet?
Krasniqi:’’Po, unë kam thënë se SHIK-u ekziston, është legal, e ka selinë e tij dhe bashkëpunon me shërbime informative të fuqishme që veprojnë në Kosovë, prandaj edhe kam kërkuar që të institucionalizohet’’.
Siç po shihet nga dëshmia e zotëri Krasniqit, SHIK-u ka bashkëpunuar edhe me Sigurimin Serb, ngase dihet se ai sigurim i okupatorit jo vetëm që nuk e ka ndërprerë veprimtarinë e tij kriminele në Kosovë, por ai e ka shumëfishuar dhe fuqizuar veprimtarinë e tij gjatë luftës dhe pas luftës jo vetëm në Kosovë por në gjithë hapësirën tonë kombëtare.
”Epoka e re”: Pse?

Krasniqi:’’Kosova duhet të ketë një SHIK të institucionalizuar në mënyrë që t’i mbrojë frytet e luftës dhe ta mbrojë Kosovën nga ndërhyrjet e mundshme qëllimkëqija. Duke u nisur nga kjo shtrohet si domosdoshmëri institucionalizimi, edhe për faktin se SHIK-u zë fill diku në mesin e dekadës së dhjetë të shekullit XX dhe ka kryer punë të mëdha në shërbim të Kosovës edhe para luftës, por edhe gjatë dhe pas luftës, (…) Në fakt, në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, kur është bërë publike njohja e Qeverisë në bazë të marrëveshjes ndërmjet delegacionit shqiptar në Rambuje, është shpallur edhe SHIK-u, bile atëherë ka qenë shpallur edhe drejtuesi i SHIK-ut. Ndërsa, edhe pas luftës, në kohën e funksionimit të Qeverisë së Përkohshme, SHIK-u ka qenë një segment i institucioneve të Kosovës dhe e ka vazhduar veprimtarinë e vet në rrethana të reja të krijuara jo dhe aq të lehta, por megjithatë ka vazhduar bashkëpunimin e fuqishëm me shërbime të huaja, ku edhe kuadrat e tij janë trajnuar dhe në një formë apo tjetër është një shërbim profesional që i duhet Kosovës”.

Nga shpjegimet e Jakup Krasniqit shihet se SHIK-u është formuar në vitin 1995. Ky fakt po përputhet plotësisht me dëshmitë e Xhavit Halitit, i cili në intervistat e tija të botuara në ‘’Zëri’’ na jep të dhëna se ai ka filluar që nga viti 1990 të punoj në themelimin e SHIK-ut.
Nga këto shpjegime të zotëri Krasniqit, Xhavit Haliti dhe argatët e tij duhet të merren në hetime për të dhanë shpjegime se kur, ku dhe me ndihmën e kujt e formuan SHIK-un. Pa tjetër duhet ta zbulojnë strukturën komanduese, rrjetin e bashkëpunëtorëve. Pastaj të japin të dhëna se kush e ka financuar, kush ka dhënë dhe kush i ka kryer urdhrat. Kush është vrarë dhe kush është plagosur prej kriminelëve të SHIK-ut. Kend e kanë kërcënuar dhe kend e kanë blerë pas shantazheve, si bagëtinë në treg. Ku e kanë arkivin e dosjeve të krimit të organizuar. Veçmas duhet të japin shpjegime të sakta se në cilat fusha kanë bashkëpunuar me Sigurimin serbë. Kush nga kriminelët e SHIK-ut është trajnuar dhe ku është trajnuar etj,etj.

Sipas Jakup Krasniqit SHIK-u paska kryer ‘’punë të mëdha në shërbim të Kosovës gjatë luftës dhe para luftës’’. Po qe se është ashtu siç thotë zotëri Krasniqi, atëherë le të na dokumenton me fakte veprimtarinë e tij që paska bërë ‘’punë të mëdha për Kosovën. ’’ Po qe se arkivi i SHIK-ut nuk është i ruajtur i tëri, por vetëm pjesërisht, kjo dëshmon se nuk ka kryer’’punë të mëdha në shërbim të Kosovës’’, por ka kryer punë të mëdha në dëm të saj dhe popullit të saj. Pasi që zotëri Krasniqi dëshmon se SHIK-u ka’’bashkëpunuar me shërbime informative të fuqishme që veprojnë në Kosovë’’, ai ka obligim ligjor dhe njerëzor të na tregojë se ç’far bashkëpunimi ka pasur SHIK-u i Xhavit Halitit me Sigurimin serb, pasi që është e ditur se shërbimi sekret i Serbisë nuk e ka ndaluar veprimtarinë e tij në Kosovë gjatë luftës dhe pas luftës, përkundrazi e ka rritur dhe e ka fuqizuar edhe më shumë se para luftës. Po qe se Krasniqi nuk guxon të japi të dhënat e bashkëpunimit të SHIK-ut me Sigurimin serb, organet e drejtësisë janë të obliguara ta detyrojnë zotëri Krasniqin të dëshmojë për atë bashkëpunim, por njëkohësisht ta bëjnë dëshmitar të mbrojtur siç po e mbrojnë Nazim Bllacën. Ndërsa Xhavit Haliti menjëherë duhet të burgoset për të dhënë llogari për të gjitha krimet që i bëri SHIK-u i tij.

Pasi që EULEX-i ka marr autorizimin nga faktori ndërkombëtar dhe ai i vendit për ta luftuar krimin e organizuar në Kosovë, me qëllim që Kosova të bëhet shtet ku do të sundoj ligji i shtetit ligjor, e jo ligji i xhunglës, ligji i mafisë që sot po mbretëron në Kosovë, duhet të jetë i përkushtuar për ta kryer pa taktimizime, përndryshe do të dështoi ai si institucion së bashku me BE-në, por do të dështon edhe Kosova Qytetarët e Kosovës i kanë drejtuar sytë dhe mendjen tek EULEX-i, duke shpresuar se Kosovën do ta shpëtojnë nga kthetrat e SHIK-ut, i cili i ka kapur për fyti të gjitha institucionet shtetërore dhe jo shtetërore, të gjitha institucionet, arsimore, shëndetësore, ekonomike dhe politike. Me një fjalë, SHIK-u është bërë shtet mbi shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *