KULTURA

SOT, ORTODOKSIA SHQIPTARE E NDERON PAPA KRISTO NEGOVANIN

SHKRUAN: ALEJANDRO GRECO, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR I SHQIPTARËVE – BIR I SHQIPONJËS

Ne daten 12 Shkurt ora 11.00 mbahet ne Kishën Ortodokse Shqiptare te Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha), per Papa Kristo Negovanin me rastin e 112 vjetorit te vrasjes se tij nga duaret e terrorit greke.

“…Po at nat të shkret, kur greku hini
Si bishë e egër në Negovan
E me egërsim vjershëtarin grini
Se s’donte të bëhej grekoman…

Por mos kujto se u harrove
Gjithmonë te kujtojm me lot tuj kja
Zanat e shkreta maje Tomorrit
Kjajn, ashtu gjith kombi shqyptar

Kështu do të shkruhet mbi rrasën e vorrit: Këtu pushon At Kristja – Dëshmitar (dëshmor)”

Atdhetari Hilë Mosi e shkroi më 3 prill 1906 për mikun e tij, Martirin, Papa Kristo Negovani.
Ju Bekoftë të gjithëve, dhe secili prej vëllezërve të mi shqiptarë, atje në vend të botës ku ata janë. Sot ne përkujtojmë një vjetorin e vdekjes dhe hyrjes në Lavdinë e Hyjit të Papa Kristo Negovani (1875-1905), një Patriot i Madh, Kampion i Kulturës Shqiptare, një Martir i madh i Kombit të Shenjtë Shqiptar, dhe Kishës së Shenjtë Ortodokse Shqiptare të vërtetë, dhe të lirë, për ne Martiri i Kombit, Rilind në Shqipëri, Martiri i Gjuhës Shqipe dhe i Lirisë së Shqipërisë… duke u bërë simbolë të krenarisë Shqiptare, shembuj frymzimi për gjenëratat e reja, Ata i hapi rrugën, ne duhet të ndjekim!!!

Shkrimtar dhe Klerik Patriot, luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të kishës e të qarqeve shoviniste të borgjezisë greke. Propagandoi idenë e bashkimit të forcave patriotike në luftën kundër lakmive të shteteve shoviniste fqinje. Vdiq i masakruar barbarisht nga andartët grekë, të shtunën, 12 shkurt 1905, popullsia e Negovanit u rrethua nga banditë, që e detyruan tridhjetëvjeçarin Negovani, të vetëdijshëm për fundin që e priste, të dilte jashtë shtëpisë në mes të natës për ta masakruar pastaj me sëpatë bashkë me pesë të tjerë, ndër ta edhe i vëllai.

Papa Kristo Negovanit, Martir i vertet, i masakruar barbarisht nga greket, ai meriton te perkujtohet e te vlersohet tamam si Patriot e Martir se sakrifikoj jeten per Gjuhen dhe Kombin e tij!!!

Unë luftoj, dhe do të luftojë për një Kishë që është e pavarur ortodokse shqiptare, si Kishë që ëndërroi Papa Kristo Negovani! Unë nuk dua që Kisha jonë të jetë një koloni, ose një Kishë vartëse ndaj alienëve! Unë ëndërroj dhe luftoj për një kishë që i shërben Perëndisë dhe popullit shqiptar në Shqipëri, atdheun tonë, dhe në të gjitha vendet në botë ku është dikush me gjak shqiptare…

Të gjithë shqiptarët janë vëllezër të mi, pavarësisht se cilës fe i përkasin ata, apo pavarësisht ideologjisë politike. Ne të gjithë jemi vëllezër gjaku.

Lavdi Papa Kristo Negovanit, Heroit te Kombit Shqiptar!!! Lavdi Papa Kristo Negovanit dhe Martireve qe rane per mbrojtjen e Trojeve Shqiptare!!!

Lavdi Papa Kristo Negovanit Martireve qe ja kushtune jeten Kombit dhe Zotit!!! Rroftë Bashkimi Kombetare!!! Shqiperinë e pa bërë, bëje ose vdis !!!

Rrnoftë Kombi Shqiptare, dhe me nje Shqiperi te bashkuar dhe te fort!!! Rroftë Mëmëdheu!!! Rrnoftë Populli Shqiptar në një Shqipëri të pandarë!!! Rrnofsh sa malet e Shqipes!!! Rroftë Shqipëria Etnike!!! Në lavdinë e Kombit Tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Lavdi Deshmoreve te gjitha koherave te Kombit Shqiptar!!!

Qofshin gjithë Shqiptaret me shendet e te suksesshem!!! Kjofsh i uruar qe mbani gjalle frymen e Shqiptarise gjithandej !!! Rrnoft Shqipnia pergjithmone me Kombin Shqiptar!!! Rrofte Shqipëria e Bashkuar !!! Lavdi për jetë e mot gjith herojve të mëmëdheut !!! Rrofte Atdheu ynë i dashur!!! Rrnofte vepra e gjithe herojve te kombit tone qe u sakrifikuan per lirine e drejtesine!!!

Rrnoftë Iliria e Shejt! Rrnoftë Dardania Sacra!!! Rrnoftë Shqipria dhe Historia jone Pellazgo – Ilire dhe vepra e të gjithe deshmoreve qe rane per Vatan!!!

Kuq e Zi jan ngjyrat tona, ne flamur jeton Shqiponja, koken lart e shumë krenar, i themi botes jemi Shqiptar!!! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi, me i bukuri ne bote!!! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian nje nga shtetet me te vjetra n’kete planet dhe askush smund te na hup faren!!!

Ne jete te jeteve, Rrnoftë Shqipëria dhe ata qe e duan ate!!! I Liris se Iliris!!! Zoti e bekofte Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!

One thought on “SOT, ORTODOKSIA SHQIPTARE E NDERON PAPA KRISTO NEGOVANIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *