POLITIKA KOMBËTARE

KOMUNISTËT JANË TË PANDREQSHËM

SHKRUAN: PELLUMB LAMAJ

Para dy vjetesh isha i ftuar ne nje tubim kushtuar pervjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizerenit. Ne tavolinen ku isha ulur dhe une ishin te pranishem dhe dy personalitete te jetes politike e kulturore te New Yorkut, nje avokat i njohur hebre`dhe nje profesor universiteti, qe te dy miq dhe mbrojtes te çeshtjes shqiptare.

Pas ceremonise biseda vazhdoi lirshem dhe perball meje, nje person i kollarisur qe nuk e njihja e qe me vone e morra vesh se kishte qene kuader komunist, ne bisede e siper u shpreh se italianet nuk ishin pushtues por miq, natyrisht per ti bere qejfin profesorit qe ishte italian. Ne çast nuk mu durua dhe i thashe:

Jo vetem ne 1939-en por dhe ne 1920-en ata erdhen si pushtues dhe ti nuk ke te drejte morale dhe kombetare te shkelesh mbi gjakun e deshmoreve dhe te dalesh kundra rrjedhes se historise, por ti do jesh ndonje pjelle e atyre qe pasi hengren makaronat e Duçes, u kthyen nga fasulet e Stalinit e pastaj ju turren bollekut te perendimit.

Ai u skuq e s’diti ç’te thote ngaqe nuk e priti dhe pastaj uli koken e dikush ne krahe te tije, nisi nje bisede tjeter qe te shmangte frymen jo te mire qe u krijua.Pas pak minutash, avokati hebre qe ishte ulur prane meje, u ngrit ne kembe dhe pasi me vuri doren ne sup mu drejtua;

Dua te te pyes per dicka qe e kam te paqarte. Patjeter i thashe dhe u çova ne kembe. Ai me futi krahun dhe u drejtuam per nga skena ku qendronte banderola me emrin e Lidhjes dhe fotografite e Abdyl Frasherit dhe Xhafer Deves.

– A mund te me flasesh pak per kete ngjarje historike sepse nuk jam shume i qarte – vazhdoi ai
Patjeter i thashe: – eshte privilegj per mua te flas per kete ngjarje sa madhore aq dhe historike ku shqipetaret i treguan botes jo vetem vetemohimin e tyre per ti dal zot trojeve etnike por dhe pjekurine politike dhe pastaj nisa ti flas per A.Frasherin dhe udheheqesit e tjere. E nderkohe qe me ndiqte me vemendje syte e tij u drejtuan nga fotografia e Xhafer Deves dhe pasi levizi pak syzet e drejtoi veshtrimin perseri andej e per ta sqaruar me mire vazhdova.

Ky eshte nje nga figurat tona kombetare dhe historike qe krijoi jo vetem Lidhjen e Dyte te Prizerenit ne momentet me kritike te historise por nje burre shteti qe ne sot krenohemi para botes se qyteteruar dhe te civilizur. Fale ketij burri dhe nacionalisteve te tjere, shqipetaret krenohen sot per shpetimin qe ata ju bene hebrenjeve. Ai hoqi syzet, me veshtroi gjate e pastaj duke me buzeqeshur me tha:

Hajde te mbarojme ushqimin dhe pijet

Kur u ulem ne tavoline nje miku im prane me ra me bryl dhe me tha:

Sa mire qe te zgjodhi ty per ta sqaruar

Perse? – e pyeta.

Sepse jo te gjithe jane patriote e thone te verteten, vazhdoi ai!

Ti e njeh mikun e avokatit filanin. Po i thashe.

Dje pati nje bisede me te dhe i tha avokatit se nuk do te vinte sonte po qese nuk do te hiqnin fotografine e Xhafer Deves.

Nuk mu besua. E pashe gjate ne sy e pasi tunda koken i thashe:

Turp e faqe e zeze por dhe mallkim. Bota i ngre dhe u jep atribute te paqena figurave te saj e ne shqipetaret u hedhim balte e ne çast mu kujtua Havel; komunist i mire eshte komunisti vdekur. Qesha me vehte, ndoshta ai donte te paraqitej vet si shpetimtar i hebrenjeve per te lepire ndonje kocke siç e kane zakon komunistet.

U ktheva per ne shtepi dhe prape nuk me besohej. Para syve me shfaqej banderola e Lidhjes se Prizerenit dhe fotografite e A.Frasherit dhe Xh. Deves. Te dy te tretur larg asaj toke e atij vendi per te cilen luftuan e sakrifikuan gjithçka dhe para syve me doli dhe me madheshtor figura e apostullit te shqiptarizmit Mith’at Frasherit:

“Ç’do shqipetar duhet te jete nje ambasador i denje i kombit dhe historise se tij kudo qe ai ndodhet”

Morra fryme thelle dhe u nisa i qete drejte shtratit. Ate nate edhe une e kisha bere detyren si ushtar i Shqiperise Etnike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *