HISTORIA

4 SHKURTI SI DITË E MBJELLJES SË URREJTJES KOMUNISTE NDAJ KOSOVËS

Shkruan: Rexhep SHAHU

Emrat, kush jane emrat e te vrareve te 4 shkurtit?

Kane thene e po thone se naten e 4 shkurtit 1944, 73 vjet me pare, gjermanet e kuislinget kane vrare 84 intelektuale dhe kane arrestuar 300 patriote ne Tirane. Dhe enkas thone intelektuale, per ta bere urrejtjen me te thelle, me te rende.

Ne gazeten Bashkimi te dates 5 shkurt, me gjithe perpjekjet e medha per ta percjelle ngjarjen, listohen 23 emra te vraresh, zhdukurish. Nuk permendet fare fjala intelektuale. Por asnje emer i njohur, i asnje qytetari te njohur te Tiranes nuk shkruhet ne ate gazete e as ne ditet ne vijim ne numrat ne vijim. Te gjithe emra te panjohur. Zerat e lige thonin se ishin vrare ca jevgj, ca mangupe, ca endacake, hajna e kopila.

Çudi, si ka mundesi qe shteti komunist, Enver Hoxha, gjithe ai shtet, si ka mundesi qe nuk i publikoi, nuk i tha, nuk i botoi kurre emrat e 84 te vrareve me 4 shkurt. Sikur te ishim emra mizash apo sikur ata te vrare te ishin milingona.

Gjithe kjo histori eshte e kurdisur nga Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi bashke me Enverin e Nexhmijen qe te mbillet urrejtje kunder kosovareve, kunder Xhafer Deves, prej te cilit komunistet iknin si prej djallit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *