OPINIONE

YRYSHET E DEPUTETIT PAL LEKAJT!

Pal Lekaj, mos u bā n teveqel! Mlidhi met e afroi mashkujt!

Kėto ditė u fol e u shkrua aq shumė, sa veq fulqitė qė nuk i thyen “politikanėt” e “deputetėt” e parlamentit tė Kosovės.

Mė shumė zhurmė bėnė ata tė AAK-sė. Nė lojė e futėn edhe popullin e mjerė e fukara e diasporėn bujare, me demostrata, protesta e besa edhe me kėrcnime, herė Francėn e herė Serbinė duke i kėrcnua, jashtė e brena e duke u mundua tė tregojnė sa mė shumė heroizma, trimėri e “dashuri” qė kanė pėr Ramush Haradinajn se kush dhe kur do ta rrxojmė murin nė Mitrovicė, kush do ta ndal trenin … .

Kishte edhe aso trimash qė rrihnin gjyks e i jepnin ultimatum Francės, qė ta liroj Ramushin, brenda javės, pėrndryshe do tė shkojnė nė Beograd.
E Pastaj ?
– Do tė bėhet kjameti !

Por kėsaj radhe mė bėri pėrshtypje Pal Lekaj i cili paska thėnė, nuk ėshtė me rėndėsi ku, kryesore Ramushi e ka dėgjua se Pali qet pushkė pėr Ramushin, kur e ka sofrėn plot me meze e me raki rrushi.

Pal, paske fol nė njė odė apo jo ? Ju nė Dukagjin iu thoni, Soba e Burrave”, pėr mos me rrejt, ju mė nuk rrini nė KULLA se, por e paske thėnė si burrat: “Durimit po i vjen fundit…!”
“Vetėm ai do tė mund ta ndalte turrin e Serbisė”!

A je n`veti Pal ?

Pal, a mendon me gjithė mend kėshtu ?

Pal Lekaj, mos u bā teveqel !

Para teje, Pal, nė ēdo tubim, ish kolegja jote, Donika Kada-Bujupi, deputetja e zhurmshme e AAK-sė, fliste me zė tė lartė e flakė pė goje qitke dhe askund s`e linte tė fliste nėpėr emisione televizive dhe ku i jipej rasti: Vetėm Ramushi kryeministėr! Me Ramushin kryemisnistėr! E parulla tė tjera komuniste !

Kjo ma kujton Kim Il-sung-un, ish kryetarin e Koresė Veriore 1.*

Edhe kjo s`ka asgjė tė keqe. Edhe unė kėrkoj lirimin e Ramushit por kėtu nė Kosovėn tonė tė vogėl, tė gjithė po na dalin apo po duan tė bėhen si Kim Il-sung-u, duke filluar nga Adem Demaqi, Hashim Thaqi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e … Xhavit Haliti dhe Franca nuk po na dėgjon neve. Ty, mė sė pakut tė dėgjon Franca o Pal-o!

As Sėrbia nuk nin pėr ty hiq, e as pėr Ramushin, Hashimin e … Veselin.

Mjaft keni fol e mė shumė keni rrejt !

Pal, mos e ”mashtroni” Ramushin!

Lerėni tė qetė! Ai po pushon. Ka nevojė me pushua.

Toka rrotullohet e lumenjėt ecin rrugės sė vetė !

Njė njohės i mirė i Lindjės sė largėt mė ka pas thėnė se kur vdiq Kim Il-sung-u, spikerja e televizionit korean kėcente nga karriga duke qarė e qirrej nė studion e lajmeve kryesore: ”Nė vendin tonė lumenjėt nuk lėvizin mė! Edhe ata po mbajnė zi pėr liderin tonė !

A nuk ėshtė budallallėk tė thuhėn kėto fjalė tash ?

Pal, a ta merr mendja se Ramushi mundėt me e ndal TRENIN serb qė tė mos hyje nė Mitrovicė ? (Treni serb hyn ēdo ditė nė Mitrovicė. Ndėrsa udhtarė me kerre nuk paguajnė HARAQ)
Po MURIN, Pal Lekaj, a mundėt me e rrėnua Ramushi ?
Nuk ėshtė 1 Prilli, Pal Lekaj e as nuk po jetojmė nė Korenė (Veriore), Kinėn e Maos e as Kubėn e Fidelit.

Po ta kujtoj: Fidel Kastro ka vdekur, nė fund tė nėntorit tė vitit 2016-tė. Edhe lumenjėt nė Korenė e Veriut ecėn me tė njėjtėn tempo.

Si duket vetėm Ju tė AAK-sė, PDK-sė dhe… Vetėvendosjeės nuk po mund tė ndaheni nga ”Liderėt” e juaj, Ramushi, Hashimi e … Albini.
Kinezėt, Koreanėt dhe Kubanezėt u ndanė nga udhėheqėsit e tyre, edhe pse jo krejt e jo si duhėt.

Pal Lekaj, ditėn e mirė! Mlidhi metė, se ti din me fol edhe ma zi! Sa pėr punė, me rėndėsi ėshtė me fol e punėt deri nė kėsmet.

Sinan Kastrati, Suedi,
Malmö, 2017-01.17

*1) Kim Il-sung, (Kim Seongju) ka lindur mė 15 prill 1012 dhe ka vdekur mė 8 korrik 1994.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *