OPINIONE

PËLLUMB LAMAJ PËR MIT’HAT FRASHËRIN

Shpeshe here ne kohe paqe e rebelizmi njerezit pushtohen nga pasione dhe dihet qe pasionet nganjehere erresojne e kapercejne logjiken. Qe ne femijerine time nga bisedat ne familje por dhe me vone ne odisene e jetes , figura e Mit’hat Frasherit ka qene nje figure qendrore qe natyrisht lidhej edhe me ngjarjet historike te pas Luftes se Dyte Boterore.

Lufterat jane krime te organizuara nga me te medhenjte qe i fillojne e i mbarojne keto luftera dhe te medhenjte edhe ne kete lufte na pushtuan dhe pastaj na sakrifikuan per interest e tyre dhe na lane perseri ne anen e te humburve nen vargoin e pushtimit sllavokomunist.

Dihet qe historine pas luftes mundohet ta shkruaj fitimtari sidomos ne rastet e tragjedive ku ze vend lufta civile sikunder ndodhi ne trojet shqiptare, nje e vertete kjo qe ende censurohet e tjetersohet nga historiografia sllavokomuniste dhe ajo e huaj. Dhe ne kete kontekst figura qe anatemohet e tjetersohet eshte ajo e Mit’hat Frasherit i cili ishte protagonist i kesaj lufte dhe njeriu qe u mundua ta ndaloi gjakderrdhjen ndermjet shqipetareve. Te gjithe sot e dime qe misionet angleze e shikonin Shqiperine si degezim te Jugosllavise dhe ben ç’eshte e mundur te ndihmonin e binin ne pushtet komunistet nderkohe qe bene te kunderten me Greqine edhe pse greket shumica ishin komunist e shpirtin e kishin ne Moske.

Pikerisht nese do tu referohemi ketyre fakteve historike, do te shikojme se figura e Mit’hat Frasherit del edhe me madheshtore. Ai jo vetem doli i paster e shqiptar i madh nga kjo lufte por duke shperbere organizaten e Ballit Kombetar dhe duke parandaluar gjakderrdhjen me te madhe qe mund te ndodhte ne historine tone ne nje perplasje fatale midis mijera forcave nacionaliste te te gjitha grupimeve qe ishin perqendruar ne Veri dhe atyre sllavokomuniste qe ndimoheshin nga serbet e anglezet ai beri qe historia ti jap te drejte atij dhe gjithe atyre qe luftuan e u sakrifikuan per ideal kombetar e Shqiperi Etnike.

Fatet e luftes ishin vendosur me pare. Organizata terroriste me emrin PKSH e krijuar nga serbet jo vetem qe e shkeli me kembe vullnetin e popullit ne Mukje por me urdher te serbeve filluan luften vellavrasese.

Sot degjojme shpeshe jo vetem nga historiografia sllavokomuniste por dhe nga disa dordolece te mediave sherbetore te Katovices ta quajne Mit’hat Frasherin fatalist perse nuk pranoi lufte midis shqipetareve, e natyrisht keta mjerane duhen meshiruar e edukuar te mesojne e thone te verteten. Fati i popujve te vegjel varet nga interest e me te medhenjeve dhe propaganda e tyre ka si qellim te erresoje te verteten. Kush e shkaterron historine me dashje apo pa dashje ben krimin me te madh te te gjitha krimeve. Eshte detyrim moral, shpirtetror dhe historik qe shqiptaret ta shkruajne vet historine e tyre. Te huajt mbeten gjithmone te huaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *