POLITIKA KOMBËTARE

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËR Z. WILLIAM WALKER

Në përkujtimoren kombëtare në fshatin Reçak, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës, z. Gazmend Islami, takoi ambasadorin e shpresës për lirinë e Kosovës, z. William Walker, të cilit i shprehu falënderimet e të gjithë shqiptarëve për kontributin e tij të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar dhe në veçanti për Kosovën.

Z. William Walker është mik i shqiptarëve dhe ambasador që ka ditur kurdoherë të adresojë të mirën dhe të keqen. Këshillat e tij për popullin e Kosovës, për politikanët dhe për subjektet politike kanë një vlerë të madhe, të cilën duhet ta përvetësojmë dhe të mësojmë prej saj.

Përjetë mirënjohës, z. William Walker!

ZYRA PËR SHTYP E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *