POLITIKA KOMBËTARE

ME AMBASADORIN WALKER, PËR PLANET E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT

Delegacioni i Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, i prirë nga kryetari Gazmend Islami dhe sekretari Nikollë Perkaj, e pritën në një takim zyrtar dhe bashkbiseduan gjerë e gjatë me ambasadorin amerikan, heroin e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, z. William Walker.

Në këtë takim, kryetari Gazmend Islami elaboroi planet politike dhe ekonomike të subjektit tonë me shtrirje gjithkombëtare.

Ambasadori Walker u informua në detale për punën e Këshillit Koordinator të Ballit për Shqipërinë etnike, për veprimtarinë dhe synimet politike të BKD-së në Kosovë, në Shqipëri dhe për pengesat e padrejta ligjore me të cilat po ballafqohet regjistrimi i subjektit tonë në Iliridë-Maqedhoni.

Mirënjohja jonë dhe miqësia e përhershme duhet të thellohet përmes bashkpunimit të gjithnshëm të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke siguruar perspektivë të përbashkët në NATO dhe duke reaguar në koherencë ndaj zhvillimeve aktuale në rajon e më gjerë, theksoi kreu i BKD-së për Republikën e Kosovës, z. Gazmend Islami.

Nga ana e tij, ambasadori Walker, duke e falënderuar delegacionin për mikpritjen, mirënjohjen dhe elaborimin përmbajtësor, theksoi se ai e vlerëson lart përkushtimin dhe angazhimin demokratik të shqiptarëve si komb dhe të BKD-së si subjekt, për lirinë e plotë të të gjithë shqiptarëve dhe domosdoshmërinë e integrimeve kombëtare dhe euro-atlantike.

14 JANAR 2017
ZYRA PËR SHTYP E BALLIT KOMBËTAR DEMOKRAT NË PRISHTINË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *