OPINIONE

KRYEMINISTRI NË SNAPCHAT, SERBIA NË MITROVICË!

SHKRUAN BUTRINT BARDHI, Kryetar i Komitetit të Ballit Kombëtar Demokrat në Suedi

Në qoftëse ne vazhdojmë ta “mbrojmë” vendin tonë me telefonata drejt Brukselit, tjetrën herë nuk hynë vetëm treni por edhe ushtria e armikut.

Nuk është detyrë e Brukselit ta mbrojë atdheun tonë. Është detyrë e jona. Pa rezistencën tonë kombëtare për liri dhe pa vendosmërinë tonë për pavarësi, nuk do të reagonin kurrë as Brukseli dhe as Washingtoni.

Sot, nuk është faji i tyre pse ne nuk po arrijmë të ndërtojmë shtet. Siç ka thënë Faik Konica, armiku i Shqiptarit është vetë Shqiptari. Serbinë po e kthejnë në Kosovë vet politikanet tanë dhe askush tjetër.

Serbia, me aktet e saj po i shpallë luftë Kosoves e ne nuk kemi as ushtri!

Mjerë ne se në qfarë gjendje jemi… – Mjerë ne se kush na përfaqëson! Presidenti që iu përulet serbëve dhe kryeministri që e përdor snapchatin për ta informuar Ashtonken e Brukselit!

Besoj se politikanëve të Brukselit nuk iu nevojiten humorista, munden me qeshë dhe me u tallë me ata që ne i kemi ministra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *