OPINIONE

SI TA DALLONI SHQIPTARIN FILORUS

SHKRUAN EDISON YPI

Filorusi shqiptar është politikan, punonjës OJF-je, gazetar, pedagog, nëpunës, diplomat, ish-oficer sigurimi ose ushtrie, gjykatës, prokuror, biznesmen, student ambicioz, mafioz etj.

Ja disa shenja për ta dalluar shqiptarin filorus.

Shqiptarët e Shqipërisë veriore i quan “çeçenë”.

Nëpër dasma, festa, qoka, këndon “Mbrëmje në periferi të Moskës”, “Oçi Çiornie”, “Kalinka”, duke fshirë lotët e nostalgjisë me shaminë e qurreve.
Grupin muzikor më të mirë të historisë së botës quan “Korin e Ushtrisë së kuqe”.

Flet me admirim të papërmbajtur për “shpirtin rus”.

I duket normale Rusia e pakufishme, por anormale Shqipëria e Madhe.

Shan SHBA, NATO-n, Bashkimin Europian duke u shtirur se nuk po e thotë nga vetja por po iu bën jehonë kritikave që amerikanët dhe europianët kanë për veten e vet.

– KASTRIOT MYFTARAJ –

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *