POLITIKA KOMBËTARE

THAÇI, VESELI, HALITI DHE DISA TË TJERË U HOQËN NGA LISTAT E INTEPOLIT

Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL dhe ata e dinin për emrat e 157 personave që ishin në të.

Në këtë listë kanë qenë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona.

Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë të UÇK-së, njëherësh politikan, tanimë ka ndërruar përbërje. Vetëm  Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listë!

Në mesin e atyre që kanë mbetur si pjesë e saj është edhe lideri Ramush Haradinaj, por jo edhe figurat e tjera kyqe të UÇK-së?!

Ky negocim vetvetiu tregon për dallaveret që janë bërë në pastrimin e kësaj liste.

Këtë sqarim e ka dhënë në emisionin “Republika” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lahi Brahimaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *