POLITIKA KOMBËTARE

SHQETËSIM PËR MUNGESËN E UNITETIT

Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës ka shprehur shqetësimin për mosmiratimin në Kuvend të Rezolutës për z.Haradinaj.

Ky Parlament po e tregon joseriozitetin e vet dhe shihet qartë që, edhe në rastet e ndjeshme që kanë të bëjnë me interesat shtetërore, ky pushtet e sheh më shumë të arsyeshme që të bëjë lojëra politike në sy të qytetarëve.

Për fat të keq, edhe kësaj radhe nuk pati gatishmëri për një qëndrim të përbashkët mes forcave politike në Kuvendin e Kosovës. Kjo tregon më së miri që kjo Qeveri duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja, në mënyrë që qytetarët e Kosovës ta zgjedhin një qeveri më të përgjegjshme e cila punon për interesat e tyre.

Sa më gjatë ky pushtet të qeverisë me vendin, dëmet do të jenë akoma më të mëdha për shtetin dhe qytetarët.

Gazmend Islami, kryetari i Balli Kombëtar Demokrat në Republikën e Kosovës i ka ftuar institucionet përkatëse të BE-së që të ndërmarrin masa për pastrimin e listave të Interpolit nga akuzat e Serbisë së Millosheviqit dhe të mos i arrestojë në bazë të këtyre akuzave serbe çlirimtarët e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *