OPINIONE

JA SI U PUSHKATUAN RAMIZ HOXHA DHE SELMAN BINISHI NGA “UÇK”-ja?

A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës?

SHKRUAN: SINAN KASTRATI

Shpejt e keni këtu “Dajën” Jakup!

Një muaj para se të arrestoheshin Jakup Kastrati dhe Cen Desku, ishin burgosur Demir Morina, djali i Sadik Reshitit dhe Imer Bajram Morina, kryetari dhe nënkryetari i LDK-së për fshatin Lubizhdë. Imeri ishte edhe kapiten rezervë i klasit të parë dhe kishte qenë drejtor shkolle një mandat katërvjeçar në Lubizhdë. Ata i dërguan në “Burgun e Semetishtit”.

Ushtari me emrin Nezir që ishte edhe nip i Kapllan Kastratit, djalit të Musli Metës nga Turjaka, i pyet “të burgosurit”:

-Qysh është Daja Jakup (fjalën e kishte për Jakup Kastratin, kryetarin e LDK-së për komunën e Malishevës)? Demiri i thotë:

-Shpejt ki me e pa këtu Dajen Jakup!

Pse u pushkatuan RAMIZ HOXHA dhe Selman Binishi?

Xhamia e Bellanicës ishte rrethuar nga disa ushtarë të UÇK-së me maska, për shkakun se ata donin ta arrestonin Imamin e Xhamisë, Mulla Imer Kadrinë, ndërsa Ramiz Hoxha iu kishte thënë ”ushtarëve” me maska:

-Imamin nuk keni me e marr!

-Nëse keni “punë”, mund të folni këtu!

-Urdhëroni e hyni në Xhami dhe hiqni maskat t`ju shohim kush jeni ju!

Ushtarët nuk kanë pranuar të hyjnë në xhami e as ti hiqnin maskat. Atëherë Ramiz Hoxha iu thotë:

-Mirë, masi s`po doni me fol këtu, hajde shkojmë në odën time! Ata pranojnë dhe i thonë Ramizit të hyjë në kerr, por e tradhtojnë dhe nisen në drejtimin tjetër, jo në odë të Ramizit, por kah Banja e “Fatmirit”.

Meti (Muhameti), djali i Lush Demës që e ka shtëpinë afër xhamisë i sheh dhe e kupton qëllimin e keq e vrasës që kishin dhe ia gjuan një bombë përfundi kerrit me “ushtarë,” por bomba nuk eksplodon.

Aty kanë qenë të pranishëm edhe xhemat të tjerë, disa dhjetëra e qindra nga Bellanica që kishin ardhur me e falur Namazin e xhumasë në xhaminë e Bellanicës e banorë të tjerë të fshatit, që i kanë parë ushtarët dhe dëgjuar bisedën që është zhvilluar para xhematit në hyrje të derës së xhamisë.

Një letër e shkruar me dorë i ishte lënë Ramiz Hoxhës në xhep. Në letër shkruhej:
?

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Drejtoria e Shërbimit të Policisë Sekrete, në emër të popullit shpall këtë fletëekzekutim: për shkak të bashkëpunimit me okupatorin, ndjelljes së frikës, panikës dhe urrejtjes, në emër të popullit shqiptar dhe në emër të luftës tonë çlirimtare dënohet me vdekje Ramiz Hoxha – Bellanicë si tradhtar i kombit. Fati i tillë do t’a pret çdo tradhtar tjetër”, shkruan në fletëekzekutimin që i ishte lënë në trup Ramiz Hoxhës, më 2 tetor 1998.

Hiqe maskën se të njoh unë kush je ti!

Selman Binishi nga Baja i ka parë disa ushtarë pa maska te Bazeni i Bajës. Selmani ka qenë me traktor rrugës duke shkuar në Bellenicë (me ble naftë, më thanë disa bashkëfshatarë). Në Bellenicë i ka takuar përsëri të njëjtit “ushtarë” por tash me maska. Atëherë, Selmani iu ka thënë:

-“Ju pa dojki me ba dishka të keqe”! Disa të tjerë thonë se Selman Binishi nga Baja ka qenë duke e pi një lëng në një shitore në Bellanicë, kur një ushtar me maskë ka hyrë në shitore me blerë cigare. Selman Binishi i ka thënë ushtarit me maskë:

-Hiqe atë maskë se unë të njoh kush je ti!

Ushtari del nga shitorja dhe i lajmëron “ushtarët” e tjerë që ishin te xhamia për bisedën që kishte pas me Selmanin. “Ushtarët” kanë hyrë brenda në shitore, me maska, dhe e marrin Selmanin. I mshojnë në krye me kondak të pushkës dhe ashtu gjysmë të gjallë e gjysmë të vdekur e fusin në gepekun e kerrit. Kështu flitet e thuhet, por askush nuk tregon se kush i ka parë apo ka qenë aty, në shitore. Kjo për faktin se popullata ende ka frikë nga këta kriminelë. Kjo edhe mund të (mos) jete e vërtetë. Mandej e marrin Ramizin dhe Selmanin dhe nisën prej Bellanice për në Bajë, në drejtim të fshatit Kravasari. Rrugës në kthesën e parë që çon për në fshatin Gajrak, Selmanin dhe Ramizin i pushkatojnë, më 2 tetor 1998… në vendin që Bellanica e quajnë “Malet e Kravasarisë”.

“Marrëveshja” te Shupa e Bajës! 

Oficerët e ushtrisë serbe që ishin stacionuar afër fshatit Banjë bëni presion të madh mbi popullatën e asaj ane. Vetë prezenca e tyre tregonte frikë, pasiguri. Këtë presion e pasiguri nuk e ”ndienin” vetëm udhëheqësit bashibozukë të bandave të UÇK-së.

Një grup i vogël fshatarësh të Bellanicës bashkë me ta edhe imami i xhamisë, mulla Imer Kadria kishin shkuar te Shupat e Bajes, aty ku ishte stacionua ushtria serbe dhe iu kishin thënë udhëheqësve ushtarakë serbë:

“A mundemi me i punua tokat tona”?

Këto kanë qenë akuzat e ”udhëheqësve” të UÇK-së sipas të cilës, (“udhëheqësit” e UÇK -së kanë bërë propagandë të turpshme e të poshtër) gjoja: “Hoxha dhe haxhinjtë e fshatit Bellenicë kanë bërë “marrëveshje” me ushtrinë serbe, me shkie. Dhe për ti humbur gjurmët e veta, për ta humb “tragin” ata, një skuadër prej disa ushtarësh të UÇK-së i pushkatojnë Ramiz Hoxhën dhe Selman Binishin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *