POLITIKA KOMBËTARE

Festimi në vendin e Krimit

SHKRUAN MILAZIM MARAJ

Përsëri në Gjakovë qajnë ata që vuajtën dhe qanë, ata që qajnë që 17 vite dhe festuan ata që nuk kanë ndjenjë as fytyrë njeriu. Të pa fytyre dhe pa shpirt erdhën në Gjakovë për të festuar në qendrën ku u bekua krimi i tyre ndaj njerëzimit. Për të përkujtuar shqiptarëve tragjedinë e viteve të kaluara që ua krijuan, bashkë më krekosjen patologjike, serbe për krimet që u bënë.

Erdhën sadistet që kishin vrarë ose kishin thirrur për të vrarë fqinjët e tyre të pa fajshëm. Nuk mundë të quhen ndryshe ata që vijnë për festë në vendin e krimit. Ata kënaqën kur shohin duke quajtur e vuajtur familjaret e të vrarëve. Nenave të fëmije të vrarë,të zhdukurve, të vajzave të dhunuara. Ata erdhën në natën e Krishtlindjeve . Natën e shpresës. Po të mos ishin sadist, nuk do të kënaqeshin dhe nuk do të zgjedhin krishtlindjet ortodokse për të festuar në pranin të vajit të atyre që i bënë për të vajtuar për terë jetën. Kjo pamje plot dhembje përsëritet tani e sa vite. Është e çartë së serbëve ju pëlqen. Ata në këtë natë të shpresës; shpresojnë për kthim dhe masakra te reja.

Policia e Kosovës tani detyrohet të përdor forcën kundër viktimave shqiptare. Nga se Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë as lavrën e miut në këtë drejtim. Avokat, gjykatës,prokuror shqiptar, pa turp harruan obligimet e tyre profesionale, patriotike dhe njerëzore. Policia e Kosovës AKI nuk identifikuan dhe më pak nuk krijuan dosje kriminelëve për masakra që e tronditën botën. Këtë tani e bënë ,Serbia. Akuzon për kriminel ata që mbrojtën popullin e vet të pa mbrojtur. Të gjithë tani më, u vuan në garë për të u pasuruar brenda nate duke konsumuar vlerën dhe autoritetin e tyre në mesin e popullit të vet. Një konsumim i tillë dëmtoj pa masë nivelin e tyre moral dhe besimin që e kishin në popull të vet. Dëmtojë besimin në institucionet tona. Besimin për ndershmëri në udhëheqje dhe vizion për zhvillim të mbarë afatgjatë.

Tani kështu të pa autoritet më marrëdhënie të dëmtuara, pa mëshirshëm në mes të shtetit dhe opozitës hapen rrugë ofensivave kundërnjerëzore dhe kundër shqiptare të serbeve, në Kosovë dhe për Kosovën. Serbet prezantojnë projektet e tyre provokative më qellim të copëtimit të trojeve tona . Disa nga këto janë: Ura, Muri, pompat e ruse për karburant, treni në Mitrovicë të veriut, pastaj projektet serbe që po i realizon përmes të Interpolit për arrestim të luftëtarëve, maltretimi, plaçkitja dhe torturimi i bashkë atdhetarëve tonë që kalojnë nëpër Serbi për të udhëtuar në shtetet e Evropës etj. Këto përveç tjerash janë rezultate negative të veprimeve më servilizëm patologjik të shqiptarëve të korruptuar në institucioneve tona në raport më Serbinë. Orientimi i gabueshëm dhe veprimet pa vizion pollën pasojat e para për Kosovën. Lista serbe si pykë në qeverinë tonë tani doli në sipërfaqe më vrazhdësinë e vet kërcënuese dhe qëllimin për ri okupim.

Serbia në botë del më një histori krejt të rrejshme, më një bagazh të rëndë krimi, por duke i prezantuar më mjeshtri premtimet, si vlera, arrin të realizoj qëllimet e veta të errëta në Kosovë dhe Evropë. Kurse institucionet tona më njerëz të pa aftë dhe të kapluar nga korrupsioni nuk arrijnë të prezantojnë vlerat , të drejtat, humane dhe dëmet që Serbia i shkaktoj dhe po u shkakton shqiptarëve pa ndërprerë. Pse nuk po arrestohen” vizitoret festiv” kur ka dëshmitarë të gjallë për krime të tyre në Kosovë?

Pse nuk ngritën akuzat ndaj kriminelëve serb në Kosovë? A u mjaftuan shqiptaret në Institucionet tona me dënimin e krimeve të luftës që e bëri Serbia 130 vjet burg për 120 shqiptarë të vrarë në Qyshk të Pejës. Kjo është dhëmbje!!! Pse nuk paditet Serbia për gjenocid në Kosovë?. Pse duhet për çdo vjet të ngacmohen dhe ndëshkohen viktimat për të ju siguruar festë të qetë krimineleve dhe të afërmeve të tyre. Si mund të heshtin familjarët e të vrarëve kur i shohin kriminelet në qendër të Gjakovës. Këta as shteti i tyre kriminel nuk kanë kërkuar falje.

Shqiptaret nuk u kanë falur gjakun. Nëse ndodh hakmarrja kjo do të ishte hakmarrje e provokuar padurueshëm. Këto sjellje servile të institucioneve tona e heqin kuptimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Këto sjellje anemike vrasin shpresën e shqiptarëve për jetë të qetë dhe të lumtur në Kosovë. Më këto sjellje tuaja të nderuar ju po vrisni krenarinë tonë kombëtare dhe arsyen për të qenë shqiptarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *