SPORTI

Botërori 2026 me 48 përfaqësuese

Lajm i mirë për kombëtaren shqiptare, pasi që Federata Ndërkombëtare e Futbollit FIFA miratoi ndryshimet e paralajmëruara nga Gianni Infantino. Duke filluar nga viti 2026, në fazën finale të botërorit do të marrin pjesë 48 kombëtare. Ky ndryshim radikal merr në konsideratë zhvillimin e hovshëm që ka njohur loja e futbollit pas viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Përkundër kundërshtimeve të Gjermanisë, Spanjës etj. shumica dërmuese e delegatëve votuan ndryshimet, duke i hapur rrugë reformës së paralajmëruar nga Gianni Infantino.

Me ndryshimet e miratuara rriten edhe gjasat e kombëtares së bashkuar shqiptare për pjesmarrje në fazat finale të botërorëve të ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *