HISTORIA

Prill 1909; Hapja e klubit “Vllazni” në Elbasan

SHKRUAN XHAFER SADIKU

Gazeta “Lirija”, që botohej në Selanik nën drejtimin e Mit’had Frashërit, në numrin e 25 prillit 1909 shkruante për hapjen e klubit “Vllazni” në Elbasan. Midis të tjerash lexojmë: Këtu një shumicë atdhetarësh shqiptarë: hoxhallarë, bejlerë e agallarë, të cilët dëshironin me punue për komb e atdhe, e banë mend dhe çelën një klub të ri me emrin “Vllazni”. Sot u çel për herë të parë ene u bë kremtimi ndërmjet shumë shqiptarëve, të cilët qenë thirrur zyrtarisht si: nëpunësit e sundimtores (hyqymetit) e në këshillat Sundimtore të klubit “Bashkimi” e të Osmanli Itiihad. Në fjalën që u banë, herën e parë foli z. Lef Nosi, i cili dëfteu gjatë e gjanë qëllimin e shënjtë të klubit Vllazni. Qëllimi i Klubit “Vllazni” është përgjithësimi i gjuhës shqipe, me Alfabetin e Kongresit qi u ba në Manastir, nëpër vendet që nuk janë shquem deri tani e nëpër katunde…Mori pjesë Niazi Beu, bimbashi i xhandarmërisë së këtushme.

U zgjodhë:

Këshilla Sundimtare

Kryetar Z.Dervish Ibrahim, Nën kryetar Z. Lef Nosi, arkëtar Z. Hysen Ceka, Shkronjës Z. Fot Papajani, Këshillonjës Z. Demir be, Z. Sulçe be, Z. Tahsin Myftiu, Z. Isuf Skilja, Z. Simon Pepa, Z. Anton Beçja.

Këshilla Përmiqyrëse

Kryetar Z. Myderiz Haçi Aliu, Këshillonjës Z. Sheih Riza, Sheh Xhafer, Z. Isuf be Taushani, Hafëz Qazim Bejtja, Imam Isuf Hallva, Z. Ibrahim Bëzhuta, Z. Ismail Daiu, Prift Veniamin Deliana, Z. Mylazim Rizah, Shkronjës Z. Mustafa Qafmolla. (Lirija, 25 prill 1909, fq.4)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *