POLITIKA KOMBËTARE

PJESMARRJA NË GJENOCID DHE PASTRIM ETNIK

Pjesmarrja, organizimi dhe mbështetja e kreut të Kishës Ortodokse të Serbisë në planet për gjenocid, pastrim etnik dhe pushtim të territoreve të fqinjëve, është një veprimtari e përditshme politike dhe e koordinuar me institucionet shtetërore, me forcat paramilitare dhe me grupet e specializuara terroriste të Serbisë. Politikën gjenocidale, uzurpatore dhe antinjerëzore të Kishës Ortodokse të Serbisë e mbanë gjallë tradita religjioze e klerofashizmit, mbjellja permanente e urrejtjes ndaj të tjerëve dhe dëshira e flaktë për dhunim, pushtim e nënshtrim të të gjithë popujve që jetojnë në afërsi me serbët.

HISTORIA DËSHMON SE KISHA SERBE DHE JEZU KRISHTI NUK KANË ASGJË TË PËRBASHKËT

Edhe gjatë procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kisha Ortodokse e Serbisë luajti rolin e saj dominant. Ajo, duke nxitur urrejtjen e papërmbajtur nacionale dhe duke mbështetur masat e dhunshme kundër shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë i hapi rrugën përpilimit të Memorandumit famëkeq të Akademisë Serbe të Shkencave (1986) dhe trasoi daljen në skenën politike të “Vozhdit” panserb, Sllobodan Millosheviq.

Suprimimi i autonomisë politike dhe territoriale të Kosovës e Vojvodinës; jogurt-revolucionet në Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni e Mal të Zi, si dhe tentim eksporti i mendësisë klerofashiste panserbe në Slloveni e Kroaci, sollën deri te shpërbërja e pashmangshme e federatës artificiale të sllavëve të jugut.

Përkundër ndryshimeve pozitive në Europën lindore të cilat i shoqëronte rënja e komunizmit dhe rilindja e demokracisë, gadishullin ilirik e kaploi tmerri i pushtimeve dhe shfryrjet e epsheve klerofashiste serbe. Të nxitur nga kreu dhe sinodi i Kishës Ortodoske, udhëheqja politike, ushtarake, policore, paramilitare dhe terroriste e Serbisë, kreu aktet më të turpshme të gjenocidit në kontinentin europian, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore e këtej.

KRIMET SISTEMATIKE TË KISHËS ORTODOKSE SERBE NDAJ SHQIPTARËVE

Krimet e pafalshme të Kishës Ortodokse të Serbisë dhe shtetit serb ndaj shqiptarëve u kurorëzuan me pasoja gjenocidale gjatë viteve 1875 – 1880 (GJENOCIDI DHE PASTRIMI ETNIK I SANXHAKUT TË TOPLICËS), 1911 – 1919 (PUSHTIMI I KOSOVËS DHE SANXHAKUT TË MANASTIRIT), 1943 – 1947 (MASAKRA E BIHORIT, NXITJA E LIKUIDIMIT TË KLERIT KATOLIK NË SHQIPËRI, RIPUSHTIMI I KOSOVËS, LIKUIDIMI I INTELIGJENCËS SHQIPTARE DHE DEPORTIMI I SHQIPTARËVE NË TURQI).

Përgjatë periudhës 1989 – 1999, kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë e nxiti me të gjitha forcat në dispozicion, duke i dhënë mbështetje të hapur e sistematike planit të shtetit serb për shfarosjen, dhunimin dhe likuidimin fizik të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

Andaj, deklarata zyrtare e patriarkut Irinej dhe mesha e klerikut Teodosije në objektin që simbolizon dhunën e terroristit Arkan dhe gjenocidin e Kishës Ortodokse të Serbisë ndaj shqiptarëve, nuk përbëjnë rastësi dhe nuk mund të anashkalohen në heshtje.

Këto veprime të Kishës Ortodokse të Serbisë vijnë në një moment tejet delikat për Kosovën dhe shqiptarët, të cilët, në vend se të krijonin hapësirë për kuadrot që do ta nxisnin përballjen e pashmangshme të klerofashistëve me veprat e tyre, në krye të institucioneve shtetërore, komunale dhe subjekteve tjera politike, kanë sjellur kapobandën e krimit politik, ekonomik dhe përgjegjësit kryesor të puçit ushtarak.

IRINEJ - NXITËS I URREJTJES DHE GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE
PATRIARKU IRINEJ – NXITËS I URREJTJES DHE GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE
FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE DHE VOJVODA NIKOLIQ
FORTLUMTURIA E ANTISHQIPTARËVE DHE VOJVODA ÇETNIK TOMISLLAV NIKOLIQ

Citat zyrtar i Zheljko Razhnjatoviq Arkan: “Kryekomandanti ynë është Patriarku Pavle i Serbisë!”

BETIMI ÇETNIK I PRESIDENTIT AKTUAL TË SERBISË

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *