POLITIKA KOMBËTARE

G2 E UÇK-SË KA DËSHMI PËR TRADHTINË E HASHIM THAÇIT

Naim Miftari, ish pjesëtar i Shërbimit Inteligjent të Kosovës, nuk ka hequr dorë nga fajësimi i Presidentit të vendit Hashim Thaçi lidhur me paraburgimin e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj në Francë.

“Po nuk është sekret sE Hashim Thaçi ka qenë bashkëpunëtorë i DGSE, shërbimit sekret Francez. Para shumë vitesh pata potencuar në shtyp publikisht këtë “sekret” që shumë i ka kushtuar Kosovës gjer tani, ku faktikisht Kosova është bërë satelit i “ndërkombëtarëve” dhe i Serbisë.

Dihet shumë mirë se shërbimi sekret Francez ka bashkëpunim vëllazëror shekullor me shërbimet sekrete serbe, sidomos ish-UDB dhe tani BIA, shërbimi i inteligjencës serbe. Hashim Thaçi nuk është përgjigjur kurrë në pyetjen krejt të thjeshtë, se si ndodhi e u vranë shumica e komandantëve të luftës që e luftuan Serbinë? Si u vra Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Salih Çeku, Ahmet Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Abeja, Toni e Mici? Si ndodhi, kjo nuk është rastësi! Kryetari i Kosovës duhet po ashtu të shpjegoj rolin e vëllait të tij dhe bashkëpunimin që e kishte ai me UDB-në para dhe gjatë luftës (por mos të harroj se G2 i UÇK-së ka fakte për këto akuza)”, ka pyetur Naim Miftari.

Naim Miftari mbështetë po ashtu edhe deklaratën e deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me interferimin e Presidentit Thaçi në arrestimin e Ramush Haradinajt.

“Daut Haradinajn e mbështes plotësisht në deklaratën e tij ku ceket roli negativ i Presidentit, i cili para disa ditësh, deklaratat e Dik Martit dhe akuzat e Serbisë i pranoi si të vërteta, ku deklaroi publikisht kinse janë vrarë dëshmitarët! Po kush tjetër ka vrarë dëshmitarë më shumë se sa vet Hashim Thaçi dhe klani i tij? Plus, inatet personale të Hashim Thaçit për mos ftesën në SHBA, të cilat i shprehte publikisht edhe vet shumë qartë në televizionet pro qeveritare”, është shprehur Naim Miftari për mediat vendore dhe portalet opozitare.

Sipas Naim Miftarit, çdo e ligë e vendit e ka adresën pranë Hashim Thaçit.

“Publikisht deklaroj se në arrestimin e Ramush Haradinajt ka dorë pikërisht presidenti ynë Hashim Thaçi, i cili përmes lidhjes françeze dhe ndihmës serbe përgatitën ndalesën dhe arrestimin e komandantit të luftës Ramush Haradinajt, i cili, shpëtoi gjallë gjatë luftës edhe pse shumë i dëmtuar familjarisht dhe i plagosur disa herë nga makineria vrasëse serbe. Çdo e ligë që i vjen vendit tonë që nga viti 1997, adresën e ka pranë Hashim Thaçit dhe klanit të tij të konspiracioneve”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se edhe Gjykata Speciale u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit.

“Çka presim nga një president i cili gjer disa javë para se të formohej Gjykata Speciale deklaronte se është themelues dhe lider i UÇK, dhe kur trokiti gjykata e padrejtë në portën e shtetit tonë, ky i njëjti “themelues” deklaroi se nuk ka qenë fare në UÇK! Edhe pse kjo gjykatë u formua duke u bazuar pikërisht në akuzat që i bëheshin Hashim Thaçit nga raporti i Dik Martit, por ky po tenton ta shpëtoj veten. Ligësia e Hashim Thaçit nuk njeh asnjë kufi”, ka përfunduar Naim Miftari.

NDALOHET KOPJIMI PA AUTORIZIMIN E GAZETËS BOTA SOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *